Rama ka vetëm dy rrugë

Andi Bushati në një analizë të botuar në portalin e tij, Lapsi.al, komenton qendrimin e Ramës në lidhje me protestën e opozitës, e cila thotë se nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Bushati shkruan se Rama mund t’i injorojë thirrje e Bashës dhe Berishës, por nuk mund të zhbëjë opozitën.

Sipas Bushatit, gjithë opozita dhe demokratët, i mbështesin thirrjet radikale të Bashës dhe Berishës.

Ja çfarë shkruan Bushati, në komentin e tij.

Nga Andi Bushati

Ne jemi një vend normal megjithëse kemi një opozitë të çmendur, antidemokratike dhe që e ka marrë lumi prej kohësh. Ky ka qenë pak a shumë konkluzioni i Edi Ramës në monologun e përjavshëm të së dielës. Por pavarësisht këtyre sharjeve dhe anatemimeve të zakonshme, kryeministri ka tërhequr vëmendjen këtë herë me një përpjekje t’u dukur racional: “A është demokratike që zgjedhjet të mos bëhen, kur opozita nuk do zgjedhje”?  “A është demokratike që të vërë ajo veton si i do dhe kur i do votimet”? “Në cilin vend dhe në cilën demokraci është parë kjo dhunë e pakicës mbi shumicën” (lexo poshte/lapsi.al)?

Këto kanë qenë pyetjet e ngritura prej Ramës.

Në pamje të parë ato duket se i japin atij të drejtë. Ai ngjan si njeriu që i ka lënë më shumë se kushdo hapsira kundërshtarëve politikë, si udhëheqësi që e ka respektuar minorancën, si lideri që po nëpërkëmbet se ka përballë rivalë që, ngaqë nuk e mundin dot, duan të prishin rregullat e lojës.

Natyrisht pak kush beson se Edi Rama dhe qeverisja e tij mundësojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por, le të arsyetojmë për një moment nga e kundërta. Le të imagjinojmë për një çast se 18 qershori nuk do të jetë një farsë Putiniano-Erdoganiane, ku të gjitha mediat e mëdha bëjnë propogandë për qeverinë. Le të mbyllim sytë dhe të besojmë se paratë e hashashit nuk do të ndërhyjnë në fushatë. Le të bëjmë naivin dhe të bindemi se Roshët, Prengët, Ndokët nuk do të ndikojmë mbi votën.

E pasi të ëndërrojmë këtë, le t’i japim të drejtë Ramës se ai po përballet me një opozitë desktuktive. Se ai gjendet në presionin e një kundërshtari që do të prishë garën ngaqë nuk e fiton dot atë. Se ai po vuan shkelmëhedhjet e një rivali që do të ringrihet përmes destabilitetit.

Le t’i marrim të gjitha këto të mirëqena dhe të rikthehemi tek pyetja e hedhur këtë të dielë nga kryeministri: “Në cilin vend dhe në cilën demokraci do tolerohej kjo dhunë tekanjoze e pakicës mbi të drejtën legjitime të shumicës”?

Pra, me anë të kësaj dileme, Rama na fton të arsyetojmë duke hedhur vështrimin përreth vetes, në botën me tradita pluraliste.

Por pikërisht këtu gabon. Madje rëndë.

Sepse para se të bëjë këtë pyetje, ai duhet të ngrejë disa të tjera; “në cilin vend normal, një opozitë që do kundërshtonte kot, që do të hidhte vickla dhe që do i shmangej gjedhjeve pa arsye, nuk do të shkonte drejt vetë azgjesimit? Në cilin vend demokratik një opozitë që do të bojkotonte, thjesht për qef të destabilizimit, nuk do të braktisej nga njerëzit? Në cilin vend nga ato që ai ka ndërmend, një lider që do të shpikte fabula të reme, nuk do e humbte mbështetjen?

Por, asgjë e tillë nuk duket se po ndodh.

Edi Rama, i cili shpenzon shuma marramendëse për sondazhe e di fare mirë se PD-ja nuk ka asnjë rënie pas shpalljes së politikave radikale. Ai e di po aq mirë se ajo nuk do ta humbasë bërthamën e saj, që vërtitet nga 30 deri në 40 % edhe nëse i bën thirrje njerëzve të saj për bojkot. Ai e di se ky “popull i opozitës” për fatin e tij të keq, i miraton thirrjet e Bashës dhe Berishës.

Prandaj, Rama, para se të shtrojë pyetjen: “a duhet ti bindemi në një demokraci, dhunës së pakicës”, ka si emergjencë të ngrejë shqetësime të tjera: “a mundet të mos përfillet në një vend normal, kjo masë e madhe votuesish? A mund të mdodhë që në sisteme me tradita të lashta demokratike, – mbi të cilat ai na fton të arsyetojmë – , 30 apo 40 përqind e popullsisë të mos shkojnë në votime, pasi janë të bindur se ato nuk do të jenë të lira dhe të ndershme?

Përballë këtyre dilemave, argumentat se e gjitha është një lojë e plakut të çmendur që i trembet vettingut dhe të riut që qesharak që nuk përballon dot garën nuk kanë kuptim. Për sa kohë, Basha dhe Berisha kanë nga pas afro 1/3 e votuesve, të gatshëm për t’i ndjekur edhe në bojkot, Rama ka vetëm dy rrugë: ose t’i dëgjojë ata, në emër të unitetit të vendit dhe kohezionit social, ose të thotë se kjo masë e madhe njerëzish janë po aq të marrë, të rrjedhur, të korruptuar dhe destruktivë sa liderët e tyre.

Pra, në një farë mënyre, ai është para zgjedhjes: ose duhet ti shpallë idiotë dhe të marrë, një pjesë të made të shqiptarëve që i besojnë Bashës dhe Berishës, ose duhet t’i përfillë ata.

Fatkeqësisht Rama e ka të vështirë të përcaktohet në këtë dyzim. Prandaj ai po zgjedh të mbyllë sytë.  Prandaj ai po shkon drejt agravimit të krizës dhe katapultimit të saj pas 18 qershorit. Sepse ai po kërkon t’i japë përgjigje pyetjes sfiduese: nëse një demokraci e pranon diktatin e pakicës?

Ndqërkohë që gjithçka mund të qe shumë më racionale, nëse ai vendostee t’i përgjigjej një pyetje më paqtuese: a mund të ketë zgjedhje normale nëse tek ato nuk beson në rastin me të keq, 1/3 e votuesve?

REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “Rama ka vetëm dy rrugë”

  1. Tirana says:

    Me ne fund, cfare ke thene shoku Bushat Kapua? As ajo as kjo edhe kjo edhe ajo.

    1. Den says:

      Po o nipi kapos
      Bukur i thua
      Por me thuaj nje vend te qyteruar qe elektorati i nje partie mbetet stabel dhe i pandryshuar pamvaresisht se çfare ben partia
      Me thuaj qe berishet dhe bashet jane te ndershem,demokrate te kulluar qe nuk kane lidhje me ndoka e froka,me gjin gjona etj,me media te blera?kush e beri klanin klan etjer?
      Thuaj me mire o toç qe jane banda,qe nuk njohin rregulla dhe qe te vrasin kur u merr llokmen

      1. demokrati says:

        Basha nuk ka 1/3 e elektoratit, dmth 33% te tij, sepse ne zgjedhjet lokale mori vetem 21. 5 %. Po te hynte ne zgjedhje do merrte dhe me pak. kete e dine ata ndaj dhe bejne keto lodra. Me 33%, PD do dilte forca e pare dhe Basha behet k/minister. Çfare do me shume? Por nese kjo eshte e vertete (sipas Bushatit!), dhe le le ta pranojme se i ka, atehere ku vertetohet kjo pervec se ne votime? Keshtu Bushati per borxhet qe i ka Berishes se te ka “lare prapanicen”, shlyeja, duke e keshilluar te shkoj te provohet ne votime. Keshtu e shpeton ate nga paranoja e vettingut dhe beniamini i behet kryeminister. Bushati urrejtjen qe ka ndaj Rames dhe s’eshte vetem, mos ta shese per parime, nga qe gjoja e ha meraku per demokracine. Perkundrazi urrejtja ia ka verbuar syte dhe me dashje ben sikur nuk kupton se ku fle lepuri.

    2. €piriiiiii says:

      Zt Bushati po Ne 1milion Shpullaxhiqte ca jemi….. kuj i kercet per Elektoratin e PDerave. Zgjedhjet po afrojne po te duan le ti bejne 1milion shpullaxhinj PDerat dhe ta Shpullojne PS. Pse duhet bere cduan PDerat….. sa her duan ata do ti ndryshojme rregullat Ne si ne 2009 me maskaraden Elektorale qe bene 2B me PDerat edhe asnje nuk foli. Jo zoti Bushati PDerat te dalin ne Votim edhe ta mundin PS. Hadhashin nuk e solli PS ai aty ka qene edhe me pare. Ligji fhe Kushtetuta sndalojne kend te votoj.

  2. Isa says:

    O Andi Karabushi po ku e ka elektoratin PD e pame dy here ne 2013 dhe ne 2015 dhe u duk qarte se si votoi POPULLI leri analizat e tua per atje ku e kane vendin apo i harrove zgjedhjet e 2011 ne Tirane.Turp te kesh

    1. Thjesht Pragmatizem... says:

      Si i behet nqs. PS-LSI hyjne ne zgjedhje pa PD dhe supozojme katastrofat jane ato qe mendon ti Andi! Supozojme qe Rama merf peng drejtimin e vendit dhe behet autoritarian ne sjelljen e qeverisjes, ku ne proces ben gjueti shtrigash, dhe nepermjet reformave qe perfiton edhe vete ndeshkon vetem alabaket e PD-se jo te PS-se. Pra “Berisha, Basha dhe Kompani” futen ne burg sepse ka aq fakte sa t’i ndeshkosh rende dhe pak a shume shperben gjithe strukturen e PD-se – ku qendron e keqja per Ramen dhe PS-ne ne kete mes per zgjedhjet e 2021-shit???
      Thjesht pragmatizem dhe shfrytezon opionionin public sic e beri Berisha gjate viteve 90. E kuptoj qe masat e Shqiptareve do te vuajne por cili lider boteror ka pjerdhur shume per popullin deri me sot pervec se atyre qe nuk jane ambicioze per karrige!!!

  3. Lumi Ottawa says:

    Ne te cilin sondazh e pe Ti se PD na u vertitka nga 30 deri 40% te elektoratit? Ne ate te sateme? Po edhe sikur te jete ashtu, pse duhet te pranohet qeveria teknike? Asnje fjale nuk e thu dot per refuzimin e PD per te votur vetingun? Vetingu eshte ajo cfare e detyron PD te qendroje ne cader. Parti hajdute, antishqiptare dhe vrastare. Me PD apo PD zgjedhjet duhet te behen athere kue e percakton kushtetuta. Ndersa, PD shkofte ne djall se kurr s`ka punuar per te miren e popullit.

  4. ABC says:

    E kush eshte zgjidhja sipas teje: te lejohet kjo pakice qe te caktoje rregullat e lojes ashtu sic i do ajo qe nga pakice te kthehet ne shumice? Tjeter gje nuk duan idiotet qe i vejne nga mbas kesaj pakice. Ata jane te bindur qe per te rregulluar veten e tyre dhe mireqenien e vetes dhe te familjes, ka vetem nje rruge: te fitojne zgjedhjet, te ndajne mes tyre vendet e punes ne shtet apo parate e pista te droges dhe te zullumeve te tjera. Disa ose shume prejt tyre duan gjithashtu qe te mos u kontrollohet pasuria marramendese qe kane vene ne keto 25 vite (me siguri qe edhe ti i perket ketyre te fundit, me e pakta qe ke bere ashtu sikurse edhe shume te sojit tend, e ke vene firmen ne dy bordero, per te shmangur pagesen e taksave dhe te sigurimeve shoqerore). Te pretendosh qe ne Shqiperi nuk do te shitet dhe blihet vota edhe per shume vite te tjera eshte naivitet. Shqiptaret jane shume te varfer dhe rrjedhimisht per nje vend pune ne shtet do te jepnin voten e tyre: burri, gruaja, femijet e pse jo edhe vellezer e motra. Keshtu i ka blere dhe vazhdon ti bleje votat LSI dhe nuk ka demokraci qe ta shmange kete fenomen: vec mireqenia!

  5. Shqiptar says:

    Andi. Shqiptaret jane mjaftueshmerit te mencur per te bere dallimin qe ti nuk arrite dot kurre ta beje. Rama dhe Partia Socialiste jane shumice e padiskutueshme nder Shqiptaret me banim ne Shqiperi dhe sidomos nder Shqiptaret me banim ne emigracion. Vullneti i shumices se Shqiptareve duhet degjuar dhe i takon Partise Socialiste te udheheqe vendin perderisa eshte shumice e padiskuteshme nder Shqiptare. Kete te vertete kurre nuk e kuptove dot. PD-ja eshte pakice e konsoliduar krahinore. Per kete arsye nuk shperbehet krejtesisht. Por megjithate nuk behet dot kurre shumice.

  6. andromeda says:

    Po kush e merr mundimin të të lexojë ty, o tru laraskë, si thua sot, s’thua nesër.

  7. saliu says:

    Cfiare duhet te beje Rama o Bushat! Ti lejoje opozites te marri avantazh vetem se eshte opozite? Ti kerkoje falje opozites se nuk eshte e zonja dhe e afte ta munde? Ti thote votuesit socialist se ne do tia japim pushtetin ne tavoline PD? Apo te degjoje denglat tuaja qe ngaqe nuk e perzeni dot Ramen nuk leni gur pa levizur per tia dobesuar poziten? Kjo qe kerkoni ju e disa te tjere eshte vetem nje shkaterrim i pluralizmit ne Shqipiperi. Ju kerkoni te vendosim precedente qe kur opozita nuk eshte e zonja te marrim pushtetin me vote e merr me force e merr me protesta. Ky do te ishte fundi i demokracise funksionale, ky do te ishte precedenti me i rende ne historine demokratike te Shqiperise. Edhe ne 1997 nuk jane shtyre zgjedhjet dhe opozita ke vajtur ne zgjedhje. Pas 21 Janarit kur opozites iu vrane kater protestues me duar ne xhepa ne mes te bulevardit, perseri opozita nuk i braktisi zgjedhjet. Ndersa per nje teke te Bashes nuk duhet te behen ngjedhjet! Ky eshte kulmi i budallellekut te atyre qe e krijuan kete situate dhe nuk po dijne se si te dalin prej saj.

  8. butrinti says:

    KETIJ LLOJ ANALISTI DHE OF KOMPANI U DUHET THENE SE—NGA RAMA BASHKE ME NDONJE TE KEQE MUND TE PRITET DICKA OSE SHUME NESE VAZHDON ME REFORMAT ; NDERSA NGA BASHA VETEM KATASTROF SHTETERORE E POPULLLORE.

  9. timo says:

    Bushat e gjithë kjo llogjkë do të qëndronte në qoftë se do ishte real ai 30% apo 40% që ti mer për argument. Por edhe tI e di mirë se sondazhet e Ramës i thonë se opozita ka mbetur me “200 petritat” e çadrës dhe asgjë më shumë. Ti jo se nuk beson por ta do puna të të mos e besosh për të na mbushur mendjen ne dhe Bashës se ajo që argumenton ti është e vërtetë.

  10. asd says:

    Andi nuk lexohesh dot. Une jam kunder Rames dhe politikes se tij ekonomike po aq edhe sa besoj qe kjo qeveri me ministrat e saj kane vjedhur fonde publike dhe kane lejuar me vetedije “barishtet” e ndaluara ne fushat e Shqiperise. Nuk kam votuar dhe nuk do te votoj per Ramen. Por te supozosh qe PD me Berishe e Bashe paskan te drejte te kerkojne neper cadra ndryshime datash te zgjedhjeve apo qeveri teknike do te thote qe ky vend s’ka e nuk do te kete pune tjeter vecse te hape cadra per cdo problem. Kuptohet me mire aspekti qesharak ne se do te hapnin te gjitha partite nga nje cader dhe te gjitha do te propozonin qeveri sipas oreksit apo data zgjedhjesh. Keto jane idiotesi te pa mbeshtetura ne ligj dhe cdo mendje normale duhet ti referohet kushtetutes. Problemet e Bashes, Rames apo Metes nuk jane (per fat te keq) probleme te shqiptareve. Njerezit kane te drejte te votojne dhe vetem me vote mund te shprehen vullnete. Gjithe kerkesat e tjera jane te paligjshme. Nga nje pikepamje tjeter, ajo e marketingut, une nuk kam pare dhe degjuar kurre qe nje parti politike te beje nje autogol te tille si ky i Bashes. Rama ishte i urryer ne 30 perqind te popullsise dhe i padeshiruar ne 30% te tjere, por duke ndjekur keto kerkesa te pajustifikuara ne ligj, Basha i dha Rames ne dore te gjitha mundesite qe te gjykohet si hero i se drejtes (qe nuk eshte), si nje njeri Normal me buon sens (qe nuk eshte) kunder nje te Cmenduri. Ky “shkembim zjarri” ka eklipsuar gjithashtu partite e tjera te vogla te cilat mund te kishin “rene ne sy” me shume, por i dha gjithashtu LSIse shtytjen dhe drejtimin e aleances me Ramen. Meta nuk ishte aq budalle sa te futej ne cader me kerkesa te paligjshme, kur urte e bute, me qetesi e dashuri i sistemon pune e saj duke qene pjese e qeverise. Cfare duhet bere me shume qe te fitoje Rama ? Asgje me shume.

  11. Bashiqi says:

    Po te jete se 1/3 e votueseve shqiptare eshte me bashen e berishen edhe se eshte antikushtetuese ajo qe thua ti ok. Le te leshoje pe rama. Por une jam I sigurte se me shume se 10/15% te votueseve Nuk jane me pd. Se njeresve ju kane bere aq keq pd- istat sa qe zgjellin ramen. Nje te keqe me te vogel or bushat

  12. Dajti USA says:

    Cdo opozite ne bote i ka 30-40-49 perqind te votave,si e shpjegon ti Bushat ne se keto opozita tre muaj para zgjedhjeve te kerkonin rrezimin e qeverive perkatese,duke bere nje qeveri te perbashket?! Po opozita e 2011-es dhe 2013-es pse vajti ne zgjedhjet lokale dhe te pergjithshme mbasi Saliu i kishte vrare ne 21 Janar 2011 dhe kishte vjedhe mandatin e kryetarit te Tiranes,simbas llogjikes tuaj dhe ata mund te kerkonin qeveri teknike.E ka mire Rama qe ju quan kazan.

  13. C says:

    UNE BESOJ NE VARIANTIN QE 30% E VOTUESVE JANE TE MARE, EDHE PSE KJO NUK DO DUKEJ E BUKUR NE GOJEN E NJE KRUEMINISTRI. POR AMA ESHTE E VERTETA. PO TE MOS ISHTE KESHTU SHQIPERIA NUK DO ISHTE KJO QE ESHTE. BILE SHIFRA 30% ESHTE PAK ME HATER….NGA ATDHEDASHURIA.

  14. NAIMI says:

    O nipi i gjush Hysniut, po ke sy e faqe ti mor hale te japesh mend per zhvillimet demokratike ne Shqiperi ? Po kush na e paska fajin ne qe na u privuan edhe gjerat me elementare ? Po ti riteshe me pekule prane prehrit te Hysni Kapos,merrje aromen e bllokut dhe tani me filozofon se cfar e ka gabim Edi Rama. TI NUK DUHET TE GUXOSH TE FLASESH nje fjele per gjithcka qe zhvillohet sepse jane monstra si ty , njerezit qe jane ritur e brymosur me idealet e nenes Perti qe po na bejne te zvaritemi edhe pas 27 vjetesh te ndryshimit te sistemit. Goja jote nuk flet por pjerdh e nxier ere te qelbur. Ti je modeli i njeriut te ri qe ka edukuar Prtia nene qe vetem mllef e vrer nxier dhe asgje nga realiteti. Ti je nje bythelepires qe je model, sepse nuk te eshte plotesuar deshira dhe tani ke dale ne nje pozicion qe vetem helm mbiell ngado. Ndot mjedisin ngado qe shkel ,ndot mjedisin estetik dhe me portretin tend qe nuk ke dallim me shume me peotretin e nje ciniku,nje smireziu,nje finoku qe kushdo ne llojin e vet do te te kishte zili.Ti je prototipi i njeriut qe tregon se sa dem i ka bere koha e gjyshit tend dhe jotja njkoheshisht ketij vendi te drobitur.Vetm nje njeri i molepsur me ideologjine Marksiste do te mund te mbillte nje logjike te tille qe kerkon te imponosh ti se bashku me ca delirante e te dyshimte psikike si puna e Fatos Lubonjese. Ju te dy formoni nje parmende qe do te zinit vend ne muze per tju pare brezat se c’modele jeni te njerzve qe u formoi diktatura. Mbylle ate buce mor qelbanik se je bere i padurueshem.

  15. Liti says:

    Ti Bushat ben nje kompromis te te piste me ate qe shkruan dhe ate qe mendon.Je nje hipokrit i klasit te larte!

  16. "horri i bulevardit" says:

    O bushat, po Rama ka vetem dy rrug, e para, tju shkerdheje ju analisteve te salehut grate dhe motrat dhe e dyta, te shkerdheje lulen ne bithe, te gjithe mbeteni te kenaqur dhe mund te gerthisni FITORE.

  17. Elvis says:

    Zoti Andi Bushati, unë si një person që kam të drejtën e votës nuk do të doja në asnjë mënyrë që një qeveri që populli e ka votuar, të japi dorëheqje, pse një parti (ose disa syresh) opozitare ja kërkojnë këtë. Po sikur Rama ta bëjë këtë gjë (të japë dorëheqjen) me dëshirën për të dalë vendi nga kriza, dhe pjesa e shoqërisë që e ka votuar të dalë dhe ajo në një çadër dhe të kërkojë të kundërtën e asaj që po bën qeveria në Kurriz të votës së saj.?
    Duke shtuar edhe faktin që jo I gjithë populli ka votuar. Në 2013 nuk ka votuar më tepër se 60% e gjithë shqiptarëve pra me një marzh aty rreth 800,000-1,000,000 . që nuk kanë votuar as

  18. Fari~hu says:

    Problemi jot dhe i shokeve te tu, nuk eshte problemi i E.Rames, pytjet qe shtroje ne fillim te shkrimit ne lidhje me opoziten, jane shume te sakta,ajo eshte gjendja e saj,jo 30%,po as 20% nuk shkon ne zgjedhjet e ardheshme,per problemin e garancise zgjedhjeve,nuk ka as nje argument dhe fakt qe Rama,blen ,vjedh, manipulon,rremben kutite e votimit duke i nderruar me te tjera e shume brrockulla te tjera te ketij lloji,pasi ai nuk ka bere asnje pale zgjedhje.Historia e zgjedhjeve ne Shqiperi nga viti 1991 e deri me sot,per ata qe kane votuar,njihet shume mire,dhe eshte e dokumentuar dhe rezultatet dihen,po nje gje te ben pershtypje ne analizen qe ju beni, se nuk merrni mundimin,jo se nuk e dini,po nuk doni, problemet e zgjedhjeve ne 2009,ju nuk doni te analizoni humbjet e zgjedhjeve lokale ne 2011,nuk analizuat,njelloj si opozita,humbjet e zgjedhjeve ne 2013, 2015,zgjedhjet e pjeseshme ne 2016,dhe tani pretendoni dhe krijoni alibira,nje lloj si opozita,se droga dhe krimi do blejne zgjedhjet,per llogari te E.Rames,sikur droga dhe krimi u cfaqen per here te pare keto 3 vite,Qe te keshe inat E.Ramen,eshte e drejte e gjithe kujt,po qe te shkaterrosh shtepine tende per inat te tij eshte absurditet.Ne demokraci qeverisja vendoset me vote dhe kete e vendos populli,iku koha qe fiton ai qe numeron.

  19. Elvis says:

    Zoti Bushati, une qe kam te drejten e votes dhe kam votuar per partine ne pushtet nuk mund te pranoj qe ajo parti qe kam votuar dhe kam mbeshtetur te jape doreheqjen per kerkesen e nje qeverie teknike sepse shkel premtimin me mua si votues. Sikur te pranojme qe Rama jep doreheqjen per krijimin e nje qeverie teknike, dhe mua si votues nuk me pelqen vendimi qe partia qe kam votuar (dhe nuk jane pak por 1,000,000) te ngrihen dhe te ngrene nje cader para kryeministrise se qeverise teknike dhe te mos pranojne as zgjedhje sepse kjo eshte sipas meje nje pazar qe mund te beje Rama me lulin dhe Lilin per te manipuluar voten time qe e kam dhene per ate qeveri qe u hodh poshte per qeverine teknike? Po kete skenar a e keni parashikuar ju si analiste? A e dini se ajo ne te vertete do te jete gjema e madhe qe ka per te kaluar Shqiperia? Sipas numrave tuaj PD ka 30-40% te elektorati. Po pjesen tjeter rreth 800,000-1,000,000 qe nuk kane votuar fare ne 2013 dhe qe duan nje jete larg politikes gerryese te te gjitha vlerave njerezore pse duhet te vuajne per deshirat e ketyre 1,700,000 qe po kerkojne anarki te majte a te djathte qofshin? Nuk dilet nga krizat nqs ti a priori nuk le rruge komunikimi duke dhene ultimatum. Te huajt i kane thene PD e co. qe te ndjeke rruget institucionale. Kush e pengon opoziten qe te beje opozite ne parlament? I ka te gjitha mekanizmat kushtetues dhe nqs nuk do qe ti ndjeke do te thote qe per te bien kembanat e qoftelargut. Ose duan te nxjerrin ate batuten therese qe ka thene Zogu – Une jam mbret i 800,000 mbreterve kur e pyeten per mbreterine e tij. Dhe kjo do te thote shume per mentalitetin akoma feudal te shqiptarit dhe te jetes se tij.

  20. Te lumt suma o Bushat! Tani,vrap te Saliu mere shperblimin per kete artikull te mbrekullueshem qe ke bere ne favor te pd.,dhe ja ke leruar nenen ps-te. Ti more pise nuk je analist,por nje palo gazetar,qe shitesh e blihes si ato breket e harixhofkes.Ti kujton se e ke ndihmuar ne kete rast pd-ke,perkundrazi,i ke ngritur nervat shqipetareve te votojne kundra asaj partie fashiste.Mut je ti,mut dhe ata qe mbron ti.

  21. Azio says:

    Po pse more Andi,keshtu me hamendje behen komentet?
    Kjo eshte nje nga arsyet qe shtypi yne eshte aq I dobet,sepse ka me shumice gazetaruce si ty,pa ide pa vertetesi faktesh e pa pesonalitet.Ju shkruani shkrime qe Ju interesojne juve dhe partive ne te cilat beni pjese.
    Pak ose aspak interes keni per lexuesit,mjafton te trilloni apo te imagjinoni gjera ne shtyp,me qellim qe te beheni “original”.Por keni harruar se ne populli nuk mund ta pertypim ate corbe te qelbur qe gatuani ju.
    Shqiptaret nuk mund ta hane sapunin per djathe.
    Prandaj mos u vertitni neper shkretira,pse do te digjeni njehere e pergjithmone.

  22. ta says:

    me vjen keq qe mereni me nje kalama,po e dini pse i ben keto,a mos i hedhe ndonje cope qure kryeministri,ai nuk e di se rama mban shami.

  23. Valter says:

    Votojne reth 50% te shqiptareve,
    le te besojme se 30% eshte elektorat i pd,
    atehere del se per pd votojne15% te shqiptareve
    20%per ps,
    15%ne partite e tjera te pa fundme.
    Jepini e mos i lini kusur politikane , analiste e te pa ngopur,
    kur gjeni, mire beni te pa skrupullt.

  24. Peco says:

    Jooooo, kaq budalla nuk mund te jete nje analist!
    O Bushat, ji konkret dhe mos u merr me sofizma. Cfare kerkon Basha? Qeveri teknike dhe shtyrje te zgjedhjeve. Pse? Sepse nuk beson se zgjedhjet do te jene te lira. Si kerkon ti arrije keto? Me marveshje politike dhe me vendosjen e dores ne zemer nga Rama. Tani Bushat:
    1- Basha u tregua i pabese me nderkombetaret. Kerkoj pjesmarrje te barabarte per komisionin per vetingun dhe kur erdhi koha te fillonte zbatimi, bllokoi situaten. Nuk ka njeri qe nuk e di qe Basha gjithcka e bene ne funksion te bllokimit te reformes ne drejtesi.(Te cilen cuditerisht ti ne keto palo rreshta as qe e ze ne goje fare)
    2-Kerkon qeveri teknike pa Edi Ramen. Nje kerkese prej te marri, pa as me te voglen mbeshtetje ligjore, por thjesht se keshtu do Basha dhe Berisha.
    3- Tani kerkon edhe shtyrjen e zgjedhjeve per 100 dite, sepse “qeveria teknike do shpartalloj strukturat kriminale te ngritura nga Edi Rama”.
    O Bushat! Keni gjetur nje budalla dhe e shtyni drejt vetvrasjes politike. Ju lumte, tallni bythen me te, se keshtu e katandisen PD, shpresen e Shqiperise keta bandite qe e kane uzurouar. Ti e di mire , mor zuzar, se shtyrja e zgjedhjeve ligjerisht, kurre nuk mund te negociohen dhe te vendoset me marveshje politike. Daten e tyre e ndryshon vetem parlamenti me votim. Por Basha nuk shkon ne parlament dhe te perpiqet te krijoje nje shumice per te realizuar qellimin, por do te realizoj gjithccka sic i realizonte Berisha me Nanon, duke tallur bythen me ligjet dhe kushtetuten. Ka vdekur ajo kohe , o Bushat!
    Ndaj thuajini Bashes te gjeje nje justifikim per perkrahesit per te shkrehur cadren, te hyje ne parlament dhe te filloje pregatitjet per zgjedhjet, se ndryshe mori fund si Parti. Ai nuk po e kupton, qe per inat te pabesise se tij ne raport me vetingun, po perpiqen ta nxjerrin perfundimisht nga loja politike, jo vetem ate por kete PD te udhehequr nga te marre si Berisha, Paloka, Ristani, Bumci, Halimi, Ndoka e kompani Vertete gjynah per kete Parti.
    Te pakten Edi Rama me ato qe tha ju doli borxhit. Dhe sic e tha me te drejte, kete e beri jo per drejtuesit e saj, por per perkrahesit e thjeshte te kesaj partie, te cilet po i cojne si dele ne kasaphne drejtuesit e tyre. Por sic na mesonte Partia dhe shoku Enver, kur ta thote armiku nuk duhet besuar. Ah, pika mu ne bythe, thuaj…….

    1. Ali says:

      I ke rene pikes “Peco”, nuk ke ca te shtosh me shume.

  25. Drejtësia says:

    Ti je një bajgë e ndyrë.

  26. Cendurimmadhi says:

    Bushat ja ke fut krejtsisht kot . Une jam socialist themelues ,por Ramen se dua sepse e ka shkatrru PS , pra e ka ndertu PS sipas shijes tije dhe jo sipas statutit themelues .Se s’jane demokrat elektorati i PD kete se luan as topi .Paturpsisht afersisht 300 000 votues e kane mbeshtetur ne çmendurine Salijane te 96 – 97 es , po keshtu ne votimet pas 21 janarit .Fatkeqsisht populli yne eshte pa kulture demokratike ,eshte thjeshte militant ,ne nje kohe qe Dihet se militanti eshte budalla .Rama vrases nuk eshte ,per hajdut te verifikohet e faktohet si per Berishen e Bashen . E gjithe kjo gjurulldi nga ana e dy B -ve ka vetem nje qellim qe Berisha te mori garanci se vetingu s’do veproje mbi te dhe Basha te mos dorzoje partine pas humbjes duke ngritur alibine e parave te droges .Sipas llogjikes se Bashes i bie se edhe PD per at e drogez Lazaratit i paska perdor per blerje votash .Prandaj Bushat analizat tendencioze Jane krejtsisht te lexueshme nga nje publik i ftohet ose qe smban ane . Une bej thirrje qe populli shqiptare ne menyre masive ne keto votime , per te miren e tyre dhe te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen neper bote te mbeshtesin grupimin e Gjergj Bojaxhiut dhe Ben Blushit . Largimi i PS – LSI nga njera ane dhe PD nga ana tjeter eshte detyer mbi detyrat .Desheroj qe populli I’m te kthjelloet dhe veproje edhe si hakmarrje per periudhen 25 vjeçare PD , PS te shkuar dem !

  27. pjeter says:

    hahahahah po bushati sa rruge ka?deri tani ka marre shume rruge, por te gjitha rruget e kan cu tek kjo e fundit, qe eshte rruga e dreqit.

  28. k says:

    dua te shkruaj dy fjale per analizat e ketij anal-isti,por nuk i gjej dot fjalet.po e mbyll me kaq:ose je trap ,ose je kokebosh.gjithsesi je i pacipe.

  29. Ali says:

    18 qershori nuk mund te jete nje farse Putiniano-Erdoganiane sepse o bythshituri Bushati, Opoziten as e ka penguar e as e pengon njeri te protestoje e te marre pjese ne parlament e ne zgjedhje perkundrazi ajo po vetperjashtohet me deshire te plote duke lene jetim ate pjese te popullit qe e beson etj etj . Ne vendet e Putinit dhe Erdoganit opozita degjenerohet rrihet e vritet si ne kohen e qoftlargut tend Sali qe mos iu degjofte emri kurre ! Popullin e Opozites qe ti nuk mund ta dish sesa perqind eshte pervecse duke shkuar ne zgjedhje eshte ai i cili kasta drejtuese aktuale ne PD e ka perdorur dhe perdor si delet ne thertore. Shikoni per nje moment sfondin e cadres, vetem njerez te verber te derguar me pahir e te demotivuar mund te gjesh aty.
    Mbase ka ardh koha qe vete keta njerez qe e mbeshtesin PD-ne te ngrejne zerin e te kerkojne qe PD te marre pjese ne zgjedhje e te mos pargjykoje procesin dy muaj perpara.

  30. Edheune says:

    Nuk e di kush eshte Edi Rama, nuk e njoh, nuk jam ne gjendje ta njoh apo ta kuptoj por ju analistet e ndyre qe per 27 vjet vetem keni trazuar dhimbshem mendjet e shqiptareve u njoh mire e u ndjej deri ne piken e fundit te pikellimit per veten time per femijet e mi e per gjithe vendin.
    Vetem mendje te cthurura e prapanica te shitura mund tu bejne fresk apo te ndihmojne ata qe kane vrare.
    E kuptoni kane gjuajtur me gjakftohtesi mbi njerzit qe nga 1992 e deri ne vitin 2013
    Viktimat mund te jene me dhjetra mije.
    Te gjita te zezat vetem kur kane qeverisue ara qe jane ne cader, ata qe mer ne mbrojrje ky lloj analisti.
    Keta jane njerez pa fe pa din e pa iman.
    Kur do shpetojme nga kjo race analistash?!
    Do deshiroja qe tre kater analiste me entegritet ti bojkotojne studiot dhe pastaj populli do ti njohe me mire e me shpejt pafytyuresin e qellimeshme te ketyre tipave.

  31. grag says:

    Andi!
    Ne cilin vend te botes Opozita ka ne krye persona me precedent penal (SB& LB: vrasjee kater veteve me 21 J) dhe me gjyqe te pazhvilluar per Mega vjdhje (230 milion Eur)! Jep dote ndonje pergjigje? Ato 30%- deri 40% , PD i merr po te mos jene keta te dy ne krye. Nderkohe Sales i duhen 10%, per vehte dhe familjen e tij ne te ardhmen. Kerkohet qe PD te behet king maker, qe te jete (pra edhe familja) gjithmon ne pushtet. Kerkon te zevendeso LSI. Prandaj Meta ( kandidate edhe ky per drejtesine e re,thote qe LSI nuk futet ne zgjedhje pa u futur PD!

  32. Arber Iliri says:

    Bushato duhet te ngjallet gjysh Hysni qe te behen zgjedhje te lira me Ramen.Ik ore byth pambuk, e keqja e vendit, klani KAPO, ka 27 vite te demokracise qe eshte ne fuqi.Zhdukuni te gjithe nga skena se shqiptaret do e bejne vendin pa ju plera politike qe vetem keni vjedh e folur brockulla.Rama ju ka bo naften ndaj nuk e doni bashke me miqte tuaj, sllavo greke kundershtare te fuqizimit dhe ngritjes ne kembe te kombit shqiptar, por kjo do te behet dhe ju do te shkoni ne koshin e plehrave ku ju takon te jeni jo me na bo llogje kavaje, kot me kot.

  33. Keta komentuesit «kuqalashe» e kujtojne veten shume te zgjuar.kujtojne se njerzit besojne propaganden e tyre..e dine se zgjedhjet ne Diber,vjedhjet,do te kaperdihen lehte.Ato zgjedhje ishin nje test s
    Shume i forte ku Ps ra ne gracke si ra PD ne 96.

  34. Une mendoj qe Z Rama ai qe ka marre nje barre te rende per te bere shtet duhet ta provoje te hyje ne zgjedhje pa LSI dhe te shohe ne se i merr numrat e deputeteve qe pretendon natyrisht nese do jete i kenaqur Jo per te formuar ndonje qeveri apo parlament pa opozite nuk ka kuptim keshtu kalohet ne zgjedhje te tjera kur Qeveria jep doreheqje.

  35. TNT says:

    Qe do vinte nje dite qe elektorati djathte do perfaqesohej nga Andi Bushati nuk e ka besuar njeri… Urime Andi, blloku paska qene vertet shume i forte, urime dhe te gjithe te persekutuarve te diktatures per perfaqesuesin e tyre

  36. ORIKU says:

    Bushat je bere fare qesharak me keto argumenta qe parashtron.
    Po kur mo Bushat shqiptaret kane shkuar ne zgjedhje me bindjen se zgjedhjet do jene te lira dhe te ndershme qe mbas referendumit per kushtetuten e Saliut?
    Po si ka mundesi qe nuk kini denoncuar asnje kultivues ashashi apo posedues parash te pista ne asnje pale zgjedhje vendore teresore apo te pjeseshme,por vetem fjale ne ajer pa lidhje?
    Po si e luftoka fenomenin e hashashit nje qeveri teknike do na i tregosh pak.
    Po mire vetem simpatizante te PS mbjellin ashash keta te PD jane engjej?
    Me shume gjasa kete vit shqiperia shpeton nga hashashi dhe ju do thoni qe eshte arritje e opozites,por cfare justifikimi tjeter do gjeni per bojkot zgjedhjesh se me shume gjasa PD dhe pushteti po hecin me kurris nga njeri tjetri.
    Bushat po parate e vjedhura nepermjet pushtetit qe kane ata te cadres i ben llagari ndonjeri?Ato mos jane edhe me shume se ato te hashashit
    apo ato nuk i infektojne zgjedhjet?
    Bushat me vjen keq qe ke rene ne nivelin e Cim Pekes dhe te Balliut por shpresoj te mos behesh balte fare se ku nuk te con urrejtja……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *