Shkodër, ministri i LSI-së gjobit kryebashkiaken e PD Voltana Ademi

3 Prill 2017, 15:10Politika TEMA

Bashkia e Shkodër e cila drejtohet nga kryebashkiakja e djathtë Voltana Ademi është gjobitur për të dytën herë nga Inspektorati i Mjedisit.

Ky i fundit nën drejtimin e ministri të LSI Lefter Koka ka gjobitur me një shumë prej 5 milionë lekë të vjetra Bashkinë e Shkodrës.

Gjoba e fundit është vënë më datë 28 mars të këtij viti. Masa administrative është marre për mosmenaxhim te mjedisit dhe praninë e mbeturinave ne zona te ndryshme.

Gjoba eshte vene ne emrin e kryetares se Bashkise Voltana Ademi. Kjo është hera e dyte qe kryebashkiakja merr nje gjobe nga Inspektorati i Mjedisit per mosmenaxhim te territorit.

1 komente në “Shkodër, ministri i LSI-së gjobit kryebashkiaken e PD Voltana Ademi”

  1. nord,al says:

    Shkodren e ka mbytur plehu ndersa kjo idiote vec nxjerr dhembet. Shiheni mire Shkodren, duket si nje fshat i humbur. Askund nuk ndjehet dora e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje