Françesk Radi nuk ia del dot

3 Prill 2017, 15:34Kulturë TEMA

Françesk Radi nuk ia ka dalë dot.

Këngautori i njohur ka ndërruar jetë mesditën e së hënës, në moshën 67-vjeçare.

Ai u shtrua pak ditë më parë me urgjencë në spital, për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Françesk Radi  kryeu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë.

Për një periudhë të gjatë kohe punoi në Estradën e shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.

Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist.

Gjatë kësaj periudhe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet shqiptare.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.

Ishin pikërisht dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor.

Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun.

Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

21 komente në “Françesk Radi nuk ia del dot”

  1. anamaria says:

    I qoft dheu i leht Celentanos sone !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Edkari says:

      Ngushellime Familjes Tij!
      Qeveria vrapoi e i dha 50 milion leke vetem se u semur nje dite Spartak Braho e per kete rast e lane nje jave pa kujdes.

      1. Aleksander says:

        Eshte e para here qe thua nje gje te drejte…plotesisht dakord,edhe pse iktusi apo hemorragjia ne tru eshte e pakurueshme e doktor Petrela eshte me i miri e, di ç’ben e ç’thote !-Jemi rritur duke kenduar kenget e Françesk Radit bashke me ato te beatles .Me ikjen e Françeskut shuhet dhe nje pjese e femijerise sone …trishtim !

  2. Usa says:

    Qofte i parajses. Ngushellime familjes.
    U shua edhe nje legjende tjeter qe nuk u ankua kurre.
    U prehsh ne paqe mjeshter.

  3. Illyrian says:

    U prerë në paqe.

  4. "horri i bulevardit" says:

    Ngushellime familjes se Frankos, kantautori me i mire ne Shqiperi.

  5. tfgs1 says:

    Zerin e kishte si Toto Cutugnio rrahmet paste kur thone byrazeret…………!

    1. Jorgo says:

      Bythofagos paste rahmet tamam. I shkofte prapa janulla me nje hu ne bythe se i behet qejfi.

  6. shqip says:

    Nje tjeter ikone qe largohet me respekt e nostagji te brezave. Nje nga te paret qe solli nje muzike tejet moderne e autentike per kohen. Faleminderit Radi. Prehu ne paqe.

  7. "BOHOTINA" says:

    E takova tek dyqani i lagjes para 20 ditwsh. I shte mire. Mjeshter na ke mbajtur gjalle me zerin e veçante ne dite te veshtira. “Faleminderit per konsideraten-tha”. I pa harrua. Ngushullime familjes.

  8. LORA says:

    Per mua ,Francesk Radi ishte dhe mbeti artisti modern,,jo kopjac,,,por modern autentik.
    Respekt e nderim per artin qe beri dhe emrin qe la.

  9. asd says:

    Francesk Radi vecse nje Artist i Talentuar, ishte edhe nje person gjithnje i buzeqeshur, human dhe shembull i qytetarise.
    E respektojme per te gjitha. Dheu i lehte.

  10. Tirana e Re says:

    Vertet iku dhe “Celentanua” shqiptar. Na iku zeri i mrekullueshem, qe degjonim tek lulishtja ngjitur me pallatet e Moskateve. Eh cfar vitesh te mrekullueshme e te pa perseriteshme. Lamtumir i dashur Francesk, te qofte i lehte dheu. Ngushellime Tefta dhe gjithe familja Radi.

  11. Tirana says:

    ngushellime familjes ! U prefte ne paqe!

  12. Tirona says:

    ?????”Humba Pranveren” e 2017……
    Ngushellime familjes.
    ?????

  13. . says:

    Me KEQEARDHJE “ne” Tiransit qe u “detyruan” te largoheshim pas 97-tes dhe shkaterrimit qe sollen VERIORET, mesuam vdekjen e “mikut” tone te paharuar te “TIRANES RE”, qe n’a kenaqte me zerin e tij “CELENTANO” ….

    Ah ajo lagje e bukur, e paster me rini te bukur vertete simpatike (sic i kishte bere nena) … lagja ku lindem, u rritem, u shkolluam dhe kulturuam me civilizimin europian … tashme jane duke ikur nje nga nje me te miret … dhe eshte zabtuar me dhune nga me kulture-provinciale verioresh dhe fshataresh te pa kulturuar duke injoruar civilizimin e “Tiranes RE” te dikurshme …

    Ah Tirana jone e bukur dhe e paster sa te kane demtuar dhe shkaterruar … fajin nuk e kemi ne Tiransit, por shpellari krimineli verior Sali qe lejoi verioret me arme dhe kazma ne duar per te pushtuar kudo gjelberimet dhe pronat e te tjereve dhe te shtetit …. kete plage te madhe do t’a vuaj Tirana jone e dashur dhe mbare Shqiperia.

    1. Shkodran i vjeter says:

      Shoku paske probleme serioze dhe nje urrejtje te tmerrshme, qeteso shpirtin .
      Keqardhje kur sheh artiste te ketyre permasave te largohen ne kete menyre, por jeta kjo eshte.
      Ngushellime familjes per kete humbje te madhe dhe Zoti e paste ne meshiren e tij !

  14. pokeristi says:

    U prefte ne paqe! Ngushellime familjes.
    Do mbetesh i paharuar,si gjithe krijuesit e tjere.

  15. Ed tironci says:

    I modhi cesk!!!ky 2017 qeka i mallkum..po na heq nji ka nji korifejte e shqiperise…ngushllimet me te sinqerta zonjes tefta dhe familjes …ishe bylbyli i muzikes se lehte cesko…te qofte dheu i lehte!!!dhe tani ti 2017 hiq qafe dhe horrat!!!

  16. Gjin Shpata says:

    Ngushellime, vdiq kollosi i kenges se zemres, ai qe me guxim dhe dashuri u perpoq te na mesonte te jetonim te lire dhe nen diktature!
    AI qe nuk e lane te qete, qe e munduan VARRMIHESIT e Shqiperise, ata fytura qe po na kanabisin dhe sot! Mos Vdeksh Kurre Françesk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje