Top Channel: 4 orët e vështira të darkës Rama-Meta

Nga marrëveshja e 1 prillit 4 vjet më parë tek darka e 2 prillit të së dielës në qeverisjen Rama-Meta nuk kanë shkuar mirë shumë gjëra dhe përplasjet janë shtuar veçanërisht gjatë vitit të fundit të qeverisjes.

Por darka e gjatë e së dielës duket se ia ka dalë të sheshojë të gjitha pakënaqësitë mes dy udhëheqësve të koalicionit, që mund të vinin në dyshim të ardhmen mes tyre.

Takimi prej 4 orësh nuk ka qenë kokë më kokë dhe burime të mirinformuara bëjnë të ditur për Top Channel se gjatë darkës palët janë dakordësuar për rifreskimin e marrëveshjes për një mandat të dytë qeverisës.

4 orët e bisedës nuk kanë qenë të lehta, sepse darka duket se ka reflektuar mosmarrëveshjet dhe konfliktet e 4 viteve të qeverisjes, për të cilat Rama dhe Meta mësohet se kanë patur shumë për t’i thënë njëri-tjetrit.

Kjo pjesë ka zënë pothuajse gjysmën e bisedës së tensionuar mes Metës dhe Ramës, që shoqëroheshin i pari si gjithmonë nga Petrit Vasili, ndërsa i dyti nga Erion Veliaj, që për herë të parë shfaqet publikisht si njeriu që ka ndihmuar ruajtjen e marrëdhënies edhe në kohë të vështira mes palëve, që ka lehtësuar komunikimin mes Ramës e Metës dhe, mesa duket për shkak të marrëdhënies shumë të mirë edhe me kreun e Kuvendit do të jetë një garanci e re e funksionimit të marrëveshjes së re mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndoshta jo pa qëllim, edhe takimi mbrëmjen e së dielës u zhvillua pranë Pazarit të Ri, simbolit më të freskët të punës së Erion Veliajt si kryetar bashkie. Një detyrë që nuk do ta kryente dot pa votat dhe bashkëpunimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Marrëveshja e re mes Ramës dhe Metës për të cilën flasin burimet e Top Channel erdhi pak orë pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste ishte duartrokitur fort opsioni i fitores së PS pa LSI.

Paradoksalisht, dy personat që ushqyen konfliktin mes palëve dy javët e fundit, Saimir Tahiri dhe Luan Rama, nuk janë përshtatur ende me klimën e re.

“Bashkë me shqiptarët do të fitojmë pa diskutim, edhe vetëm do fitojmë. Me të gjithë përballë PS do të fitojë”, deklaroi pak ditë më parë Tahiri.

“Cila marrëveshje? Kush ju tha që ka një marrëveshje? Keni qenë prezent në darkën e djeshme?”, tha këtë të hënë Rama.

Megjithatë, Top Channel mësoi se në darkën e marrëveshjes Edi Rama dhe Ilir Meta kanë rënë dakord të përjashtojnë qeverine teknike si mundësi konsensusi me opozitën, por është lënë hapur mundësia e një reforme të plotë zgjedhore, e cila mund të kërkojë kohë përtej afatit të zgjedhjeve.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Top Channel: 4 orët e vështira të darkës Rama-Meta”

  1. Cun-Tirone says:

    Ky Veliaj sikur ka thene qe do te largoje rinine nga kafet se harxhojne kohen kot.
    Ky eshte shembulli qe ai jep : edhe punet e qeverise i zgjidh ne kafe , ky çuni dhe keta burrat. ?!

  2. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: February 15, 2017 at 15:12:52 EST

    Fakte jo opinione

    PUNET E MEDHA FLASIN VETE ….

    – Fjalet e renda vrasin te Zotin e vet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Punet e medha te Qeverise i di, i sheh, i vlereson , i cmon nje popull i tere, cdo shqiptar edhe ketu ne “Kryeqytetin e Botes” Nju Jork apo ne fund to Botes… , edhe miqte edhe armiqte…
    Shtate reformat madhore ne Energji, ne Organet e Rendit dhe Policise, ne Aresim ( megjithese gjysmake ), ne Shendetesi ( me gjithe te metat jo te vogla e abuzimet ) , ajo Territoriale , Dekriminalizimi dhe maja e tyre Reforma ne Drejtesi jane nje Revolucion i vertete per Shqiperine dhe shqiptaret.
    As Edi Rama dhe as kreyaleati i tij Ilir Meta nuk pyeten per karriket e as koston e larte qe do te paguanin per shkak te “Cekave te Bardhe” dhe “ Kuotave Zero” …. te Sali Berishes e Gramoz Pashkos.
    “Kryepalaco” do ta quante ate kryeheroi i Dhjetorit 1990 Prof. Dr. i Columbia University , Shinasi Rama ate Gramoz, te cilin bythelepiresi i cdo pushtetari te radhes Henri Cili do ta ngrinte ne piedestal per se vdekuri duke shpikur deri edhe Cmimin per Ekonomi “Gramoz Pashko” per “suksesin e tij total” per rrenimin dhe vrasjen e tmerrshme te shpirtit te punes me “cekun e bardhe” ala “ Sa te jete Lala Gjoni ( Sali Pashko )… hani pini dhe kendoni” ( !! ) dhe shkretimin e plote te ekonomise shqiptare bashke me emisarin e UDB-es gjakatare dhe Sdllobodan Millosevic , Sali Rame Berisha.
    Vetem kjo poshtersi e Henri Cilit do e duhet te mjaftonte te mbyllej Universiteti i qokave me emrin UET, sivellai i Plepave te Gjin Gjonerve, Vitrina, Kristali dhe Akademive te tjera te Domosdoves ane e mbane Shqiperise, sic i quante Fan Noli i madh gati nje shekull me pare.
    Si Edi Rama edhe bashkekryetari i qeverisjes Ilir Meta jo vetem sakrifikuan, por edhe rrezikuan pushtet per te bere shtet. Ia arriten me sukses.
    Rilindja po e rilind Shqiperine duke paguar paralel me reformat gati 3 miliarde euro borxhe e kusari te Sali Berishes e co ne vetem 3 vjet e gjysem.
    Krejt e kunderta e Sali atdheshitesit dhe bandes se tij te gangstereve qe per karrike e pushtet jo vetem rrenoi, por edhe i vuri flaken disa here nje shteti te tere dhe e ktheu ne nje prone e ciflik te klanit te tij politik e familjar!
    Flet puna e jo guna, Zoti Rama … Mos harro keshillat e dy miqeve tu te sprovuar Akademikut dhe Filozofit te Shqiptarizmit Rexhep Qosja dhe gazetarit te spikatur Blendi Manes !
    Ndrysho gjuhen e ashper, mistreclleqet dhe grrithjet gojore jo vetem ndaj kesaj opozite , por edhe ndaj medias arrogante e bythelepirese qe shitet e blihet si kurvat e 42 Streetit ketu ne Nju Jork dhe te Mouline Rouge te Parisit, sipas parimit kush paguan me shume. Sidomos ndaj njerezve te thjeshte qe Berisha e Pashko i ushqyen me “Ceka te Bardhe” e “ Kuota Zero”, me mashtrime ala Sude e piramida ala Gjalica!
    Eshte kohe e stature e humbur per ju. Pse !?
    Po te sjell nje shembull tejet te fresket . Behet fjale per “ korifeun” e saj Blendi Fevzi Toptanin ne 3- 4 opinionet e fundit qe sillen e peshtillen rreth kusarise se Rinasit dhe pjeshkave me lesh e pjeshkave pa lesh !
    A ka demaskim me te madh per te se pyetja sugjestionuese e provokese drejtuar publikut se “ A eshte e implikuar policia ne vjedhjet e Rinasit ? “ !
    Pergjigjen ia dha me pune e djerse, me veprim e mendjemprehtesi te pashoqe vete policia, shefat e saj me Saimir Tahirin ne krye duke u vene prangat banditeve te Rinasit dhe te Rruges se Hajduteve.
    Po te ishte gazetar sado pak serioz dhe atdhetar shqiptar sot “Opinion” i tij duhet te mbante titullin “ U kerkoj ndjese me perunjesi syshqiponjave te policise shqiptare … Une ia futa shpatit , gabova !”
    Beri krejt te kunderten… Bashke me Ardian Hoxhen e shkerdhyer aq keq nga Berisha dhe me nje fare Spartak Koka, qe na benin 007 bene hetuesin e provokuesin e Drejtorit te Policise se Tiranes Z. Hodo me synim qe ta degjeneronin dhe kalonin ne plan krejt te dyte apo te trete suksesin qe do te kishin zili edhe policite e e supershteteve boterore! Orvajtjeve per te zbuluar sa me shume sekrete hetimore ai iu pergjigj me shume durim dhe gjakftohtesi!
    Si kryeminister i Shqiperise Zotit Edi Rama nuk i shton e aq me pak larton as arroganca, as grrithjet me opoziten dhe median!
    Replika me e mire eshte veprimi dhe suksesi ne zbulimin dhe kapjen e bandes nga forcat e ligjit, shefat e tyre, ministri tij me i sukseshem Saimir Tahiri, kryebashkiaku i talentuar e mondjearte i Tiranes, Erion Veliaj… dhe vete ai si kryqeveritar.
    Ndaj Reformat jetike te Rilindjes i kane futur ne panik e theqafje banden e gangstereve dhe Mafian e dale krejt jashte kontrollit te Sali Berishes e co. dhe telallet e tyre mediatike ! Eshte puna dhe veprimi i tij !
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Pse!?
    Sepse eshte kryeminister i Republikes se Shqiperise dhe i gjithe shqiptareve jo analist e opinionist mejhanesh mediatike e politike.
    Se dyti, Edi Rama eshte piktor i talentuar dhe vleresuar brenda e jashte Shqiperise, gazetar i guximshem, artist politikan dhe politikan artist.
    Arti , vecanerisht ne politike eshte nje arme e fuqishme per te. Piktura nuk behet as me leva hekuri e as ma pushke, as me bomba e as me topa…
    Behet me brushat e buta, perkedheles, qetesues, qe zbuten edhe me nga bojerat me ngjyra ylberi e prej tyre lindin pamje qe rrezatojne qetesi, dashuri , embelsi e kenaqesi estetike, shplodhje deri ne nje gjume hyjnor me nina- nana nene !
    Politika eshte me e veshtire se cdo art tjeter. Jo kot e kane quajtur arti i te pamundures qe te pamunduren e ben te mundur!
    Eshte mjeshteria qe tapos grykat e topave me pellumba paqeje!
    Qe ndan shtete e popuj me heshta e shpata… dhe i ribashkon me tre- kater fjale si “Shembe ate mur Zoti Gorbacov !“ e pa asnje viktime apo te plagosur !
    Qe perdor edhe kulacin por edhe kerbacin e avioneve e raketave rrenuese qe ta nxjerrin ujin e zi sic veproi ndaj barbarise mbi njeqintvjecare te Beogradit dhe Kasapit te Ballkanit Sllobodan Milloshevic ne Kosove!
    Qe fshin qytete te tera nga faqja e Tokes dhe kuron e rinderton nga themelet duke kerkuar edhe falje pas dhjetra e qindra vjetesh
    Qe sheron plaget e viktimave dhe rinderton pallataet e shembura nga ushtaret e predhat e veta….
    A nuk eshte secila prej tyre e mijera te tjera mrekulli e art madhor i polititikes si arti qe ben te pamunduren te mundur!?
    Se treti Edi Rama eshte nje viktime gati fundore e dhunes antishtet dhe nazi-berishizmit, e “falangave te murrme” te tij… Po mbaron mandati mandati i pare si kryeminister e ne asnje cast e ne asnje rast nuk mori hak as gjak ndaj atyre banditeve e kapobandave te tyre.
    – Ule ate gryke pushke Sali Berisha!, iu drejtua ai pararendesit te tij qe po vajtonte se i kishte shkuar kot kurora qe kishte pergatitur per varrimin e tij pas vrasjes nga xhuponet e zinj te tij, qe sot mbajne emrin e Azem Hajdarit, qe e percolli me shume kurora e nderime pasi e kishte nxjerre ne prite.
    Kam dyshime serioze se pas kusarive te fundit ne Rinas, te fshihen edhe duart e pergjakura te segmenteve te ketyre kusareve e vrastareve dhe bandave te Berishes e Mafias se tij familjare e politike!
    Jo vetem zgjuarsi e zemergjeresi, por mbi te gjitha fisnikeri. Kushdo qe perdor fuqine e pushtetit per hakmarrje personale kunder kujtdo qofte jane frikacake dhe pushta antishteti, thoshte gjithnje babai im i nderuar, ndjese paste.
    Cdo orvajtje per drejtesi ne kushtet kur ajo dhe cdo hallke e saj eshte e kapur nga kapot e Padrinot e ketyre kryebanditeve dhe Mafias me Mantela te Zinj do te ishte marrezi.
    Si nje kalores me gjak blu , me reformat e qeverisjen e suksesshme Edi Rama goditi rrenjet e ketij banditizmi dhe kokat e kucedres jo bishtat e gishtat e saj , edhe ata viktima kriminale te bosave kryebandite.
    A nuk flet qarte deshmia e perjetuar nga cdo shqiptar se me shume fuqi e force, me shume efikasitet paten dorezat e bardha te policeve simpatike para shkalleve e dyerve te selise se Qeverise Rama se gazi lotesjelles e diagacet e Arben Imamit, se plumbat vdekjeprures e torturat xhihadiste te Qeverise se Sali Berishes e Lulezim Bashes me 212 janarin e trishte 2011 !
    Pse ?! Pellumbat e bardhe jane simbol paqeje e qetesie!
    Korbat e zi jane simbol vdekjeje , rrenimi, shkretimi…. Krimi !
    Cilet i do me shume objekti dhe subjekti kryesor i lirise e demokracise, sovrani, populli !?
    23 qershori 2013 dhe 21 qershori 2015 e treguan me shumice plebishitare vendimin e demosit!
    Pergjigjen e ka dhene shkelqyer me pune, me veprime vete Edi Rama e Ilir Meta dhe qeverisja e tyre.
    Kur flet puna nuk ka nevoje per shume fjale e grrithje te panevojeshme, Zoti Kryeminister !
    Gjuha kocka nuk thyen por kocka bluan, thote sovrani !

  3. rumpallhana e ripjelljes says:

    Keta tipat zyrat e shtetit i kane per dekor. Si prijesat e tribuve afrikane qe ulen per gosti dhe shqyejne ndonje kafshe te vrare edhe keta, dy here ne jave e kane ha muco pi muco, dhe veshtiresia e muhabeteve te ketyre dihet kush do haje thelen me te madhe. Le te thote kush, se ne cilin vend te civilizuar kryeministri dhe kryetari i kuvendit i zgjidhin ceshtjet e nje vendi ne gosti, vetem ne vende mjerane dhe tribush afrikane ndodh keshtu. Edhe Mafia pak a shume keshtu mblidhet per te bere pisllikun e radhes po ata te pakten kane me shume stil dhe u ka me shume lezet se ketyre pleherave.

  4. Timo says:

    KOALICIONI I FITORES🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
    PD, TË MBAJ ÇADRËN .!

  5. Timo says:

    KOALICIONI I FITORES🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
    PD, TË MBAJ ÇADRËN .!

    1. Qwerty says:

      Po ti o Timo fiton ndonje gje me kete rast? Apo kete timin?

      1. Une says:

        Qwerty – O tunxh i xhaxhit Sali. U plake po nuk u poqe tamam si rryc vicidoli.
        Po fitoj Edi fiton Shqiperia. po fitoj Shqiperia fiton shumica e shqiptareve. Ne keto 25vjet PDje pervec klanit te Sales dhe dallaveraxhive te LSise nuk fiton asnje tjeter. Shqiptaret e thjeshte humbasin, shqiperia mbetet republike bananesh dhe shqiptaret do te percmohen edhe me shume ne Europe e kudo. Edhe ti mor qyp humbet po erdhi PDja prape ne pushtet, por truri yt eshte shume i trashe per ta kuptuar. Truri yt ka instiktet e kafshes qe sheh vetem sot per sot.

  6. Emiljano says:

    O timo esht koalicioni fitores per ramen dhe meten, ndersa per ty dhe gjithe shqiptaret e thjesht nga tre me te gjatin do fitoni,si ata ne cader dhe ata jashte saj.nuk e kuptoni nje gje o te mjere se zgjedhjet ne shqiperi kane vendosur vetem nji gje,kush do jete hujduti rradhes .

  7. Aleksander says:

    Erion Veliaj eshte ai qe neser do te ribashkoje Ps me Lsi duke i shkrire ne nje te vetme.Ne krah te Erionit ne bashki nenkryetarja eshte e Lsi,nje vajze,zonje, qe fjalet dhe dukjet i ka te pakta por rezultatet e puna e saj flasin…ulerijne .Ka shume te tille nga Lsi,siç ka edhe nga ata qe duhen zene me shkelma ne prapanice.Ilir Meta sidoqofte po tregon edhe nje here se ka kuptuar qe interesat e Shqiptarise jane shume me te rendesishme se xhepat e tij, me mire vone se kurre(si saliu).Sot Shqiptaria ka nevoje per QILIZMIN e MADH…Vetting-un,ne drejtesi dhe direkt me pas ne politike,e kete po e bejne keta dy burra (me shoket bashke) Meta e Rama.Le ti leme ,t’u japim mundesine ta bejne kete gje qe kemi mbi 20 vjet qe e enderrojme.Pastaj drejtesia e RE le te vere ne peshore edhe te mirat e te keqiat e ketyre ,e aty do te jete me e thjeshte te gjykojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *