Top Channel 'vjedh' të gjithë audiencën me Big Brother 9

3 Prill 2017, 13:13Lifestyle TEMA

Big Brother vazhdon të jetë programi i audiencës rekord edhe në edicionin e tij të 9-të.

Ky fakt po vërtetohet javë pas jave në ekranin e televizionit kombëtar Top Channel, që ka rrëmbyer audiencën më të madhe edhe për fundjavën që lamë pas.

Ashtu siç edhe raportojnë kompanitë kryesore të matjes së audiencës, Big Brother ka gozhduar përpara ekranit të Top Channel në mbrëmjen e tretë të reality shoë më të famshëm, pjesën më të madhe të shqiptarëve, deri në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, duke regjistruar shifra rekord të audiencës, si rrallë herë në vitet e fundit.

Dhe jehona është amplifikuar edhe më shumë sërish nën logon e Big Brother, me programin analitiko-social Fans Club, mesditën e së dielës.

Top Channel po e shfrytëzon Big Brother për të rrëmbyer audiencën maksimale ndaj rivalëve, pikërisht në fashat orare më të forta të televizioneve të tjera kombetare.

5 komente në “Top Channel ‘vjedh’ të gjithë audiencën me Big Brother 9”

  1. azi says:

    Top-Channel eshte ,ka qene dhe do te mbtet njeshi i tv ne Shqiperi

  2. santiago says:

    TOP CHANNEL eshte me te vertet njishi ,por emisioni Big Brother eshte emisioni me i poshter qe ekziston ,me paedukativ ,me bastard

  3. sali says:

    Ky eshte niveli i shoqerise shqiptare.I ndertuar mbi bazen e thashethemeve e kontrollin ne vrimen e celesit cpo ben tjetri e pa menduar oer vehten

  4. populli qe ndjek me kenaqsi Top-in says:

    Moderatoret nuk duhet tu imponojme vajzave ,te ciftosen me se s”ben ,kjo nuk shkon!

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ai vend ka ikur per lesh cari, s’kish si ndodhte ndryshe me ate brez femrash qe i kapi ndryshimi i sistemit ne preadoleshence dhe adoleshencen e kaluan neper lokalet e parkut Rinia, e me pas u bene nena qe linden ket fare brezi te ri te pas viteve 2000 dhe i dhane edukaten e leshit te carit. brezi i ri e ka kapur te “ardhmen” per fyti dhe po ia shtrydh dhe piken e fundit te lengut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje