VIDEO/ Fitore “diktatoriale” e Vuçiç, shampanja lumë për presidentin e ri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ashtu siç pritej Aleksandër Vuçiç, do të jetë presidenti i ri i Serbisë.

Rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën  e nxorrën atë fitues me një diferencë të thellë ndaj rivalë në garën për kreun e shtetit.

Ish-kryeministri serb rezulton të ketë marrë më shumë se 55 për qind të votave, kundrejt 15 për qind të kundërshtarit kryesor Sasha Jankoviç.

Teksa falënderoi votuesit për mbështetjen, Vuçiç sqaroi në një fjalim nga selia e partisë se ndryshimi i rolit të nuk do të ndryshojë ekuilibrin gjeopolitik të vendit mes të BE-së dhe Rusisë.

“Për mua është e rëndësishme që këto zgjedhje treguan se një shumicë e madhe e serbëve pajtohen me vazhdimin e kursit tonë europian dhe për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Rusinë” deklaroi Vuçiç.

Votimet per zgjedhjet presidenciale serbe u mbajtën edhe në 4 qendra votimi në Kosovë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Fitore “diktatoriale” e Vuçiç, shampanja lumë për presidentin e ri”

  1. Tema says:

    Marrdhenjet tone me shtetet sllave do jen si ne vitet 80-te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *