VIDEO/ Shpërthim në metronë e Shë Peterburgut në Rusi, dhjetra të vdekur

3 Prill 2017, 14:50Bota TEMA

Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur këtë të hënë metronë e Shën Petersburgut.

Shpërthimet kanë ndodhur në stacionet e sheshit “Sennaya  Ploschad” dhe “Technologichesky Institute”.

Nga raportimet paraprake thuhet se të paktën 10 persona janë plagosur dhe rreth 30 të tjerë të plagosur,  ndërsa i gjithë sheshi “Sennaya  Ploschad” është mbuluar nga tymi.

Shërbimet e emergjencës dhe ekipet për mbrojtje nga tymi kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Një zyrtar i Ministrisë rajonale të Emergjencave tha për “Sputnik” se burimi i tymit po hetohet. Ndërkohë që njerëzit janë evakuar me shpejtësi.

Ndërkohë, Ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati, përmes një mesazhi në Twitter i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit rus.
“I trishtuar nga shpërthimet që shkaktuan të vrarë dhe të plagosur në metronë e Shën Peterburgut. Ngushëllime popullit rus. Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit”, shkruan Bushati në Twitter.

1 komente në “VIDEO/ Shpërthim në metronë e Shë Peterburgut në Rusi, dhjetra të vdekur”

  1. nusja e malokut says:

    Opa filluan chechenet prisni se s’keni pare gje akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje