VIDEO/ Vajza ngrinte kurthe, çunat i rrihnin dhe i vidhnin telefonat kalimtarëve: Arrestohet banda e të rinjve në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka goditur një bandë hajdutësh që kryenin vjedhje me dhunë.

Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa është shpallur në kërkim një vajzëe cila ishte edhe e para qe niste “lojen” e vjedhjeve.

Sipas policisë, ajo i ndalonte njerezit ne rruge me preteksin se donte te bente nje telefonate urgjente dhe me pas bashkëpuntorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare.

Më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.

Sipas policisë, të arrestuarit kryenin vjedhje me dhunë në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë.

Të arrestuarit:

Fatjon Bushgjokaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”

A.B., 17 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”

Ndue Bushgjokaj, 24 vjeç, banues në Tiranë

Elton Leka, 19 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetësja R.L

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kanë kryer vjedhje me dhunë në dëm të disa shtetasve, duke vepruar të koordinuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht ishte shtetësja R. L. (e shpallur në kërkim) e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të berë një telefonatë më pas bashkëpuntorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat” të marrë me qira”, bën me dije policia.


r7585 by revistaime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *