Aleati i Bashës: Qëndrimi i Metës konfirmoi se kauzat tona janë të drejta

Pas deklaratës së kryetarit të LSI, Ilir Meta me propozimet për zgjidhjen e krizës politike ka ardhur edhe reagimi i parë nga aletatet e Bashes.Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, pjesë e opozitës e përshëndet qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa shton  se Meta, vërtetoi edhe një herë se qëndrimet e opozitës janë të drejta dhe realiste.

 “Si Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si aleat i Opozitës, përshëndes qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykojë se kjo deklaratë, vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, dhe për të cilën i jemi drejtuar edhe me një letër zotit Meta me dt 20 Shkurt.

Z. Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj janë të drejta dhe realiste”, shkruan Duka në facebook.
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Aleati i Bashës: Qëndrimi i Metës konfirmoi se kauzat tona janë të drejta”

  1. Agron Koka says:

    E ka thene mire Grid Rroji, por e dime edhe ne tashme.Mafia ka bllokuar Shqiperine dhe nje pjestar kryesor i saj eshte edhe familja Duke bashke me krushqite qe kane me Kokajt.Ngrihuni nje here o shqiptare kunder kesaj mafie se po ju bren edhe kockat. Edhe Agron Duka kerkon te na hedhe hy syve. Ky eshte fyerja me e rende edhe per shqiptaret me nje inteligjence nen mesatare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *