BE e përkushtuar t’i mbajë të mbyllura rrugët e emigrantëve në Ballkan

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se Bashkimi Evropian është i vendosur që të respektojë marrëveshjen me Turqinë, për ndaljen e fluksit të emigrantëve brenda bllokut.

Tusk ndodhet në Sofje ku u takua me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Ai vlerësoi  përpjekjet e Bullgarisë për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë, me qëllim që të parandalojë emigrantët të hyjnë ilegalisht në shtet.

Tusk deklaroi se Brukseli do t’i jap ndihmë financiare Bullgarisë, nëse situata përkeqësohet.

“Ne jemi të vendosur t’i mbajmë të mbyllura rrugët ilegale të emigrantëve në këtë rajon”, tha Tusk.

Marrëveshje BE-Turqi ka hyrë në fuqi në mars të 2016-ës, pas më shumë se 1 milion refugjatë dhe emigrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani arritën në Evropë më 2015, shumica prej të cilëve kaluan nga Turqia përmes ishujve grek.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *