Bushati thumbon Serbinë: Në rajon vende që bëjnë politikën e lisharses

4 Prill 2017, 16:15Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zgjodhen të përkujtojnë 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, me një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës.

Ministri Bushati në fjalën e tij e cilësoi NATO-n, si një organizatë jo vetëm ushtarake por më shumë politike. Dhe kur flasim për politikë, në rajonin e Ballkanit, gjërat vështirësohen pasi ka shtete që vazhdojnë sipas Bushatit me politikën e lisharsit.

“Në rajonin e Ballkanit ka vende siç jemi ne, Kroacia apo Mali i Zi që e kanë ndarë mendjen e qëndrimit të tyre në lidhje me NATO-n dhe BE, por ka edhe vende të cilat, njërin sy e kanë nga SHBA dhe BE dhe tjetrin nga Rusia dhe Kina, duke bërë në këtë mënyrë politikën që une e quaj si politka e lisharsit”, tha Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kur përcaktoi se nga vinin rreziqet jo vetëm për kufijtë e Shqipërisë por edhe të kufijve të NATO-s në rajon.

“Aktualisht Shqipëria, por jo vetëm kufijtë e saj, por do të thoja edhe vetë kufijtë e alenacës së NATO, riskohen nga jugu dhe nga lindja dhe për këtë arsye po diskutohet gjithnjë e më shumë mënyra e përballimit të këtij risku të përbashkët”, tha Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes.

Më pas takimi ka vijuar me pyetje nga studentetë për ministrat Bushati dhe Kodheli

1 komente në “Bushati thumbon Serbinë: Në rajon vende që bëjnë politikën e lisharses”

  1. xhimi says:

    O Ditmir, shiko ate cope ministri qe e ke kthyer ne fole kalamajsh. Besoj qe do jete ministria e pare e jashtme ku 22 vjecari trajtohet si diplomat karriere etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje