Doda: Rama e Basha të ulen bashkë, të gjejnë zgjidhje. Të ndryshojë sistemi. Presidenti dhe krerët e policisë në qarqe, me konsens

4 Prill 2017, 10:10Politika TEMA

Opozita  duhet të ketë të gjithë masat e sigurisë që ajo kërkon ndaj Rama dhe Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë. Ishte kjo deklarata e Sekretares së Përgjithshme të PDIU-së Mesila Doda, gjatë një takimi në Njësinë Administrative Bubq, në Fushë-Krujë.

“Gjatë këtyre 25 viteve që ne kemi qenë pjesë e politikës shqiptare kemi parë momente dramatike, kemi parë momente edhe më të mira, edhe më të këqija, kemi parë arritje të jashtëzakonshme, si heqja e vizave, por kurrë si asnjëherë më parë nuk ka rastisur si tani.

Ende nuk e dimë nëse do shkojmë në zgjedhje dhe me ç’farë formule do shkojmë. Kjo për fat të keq është fatura që po i jepet shqiptarëve nga partitë e mëdha, të cilat kanë arritur të bëjnë një sistem që nuk i shërben qytetarit, por këtyre forcave politike dhe në një moment të caktuar arrin  të kapin peng njëra-tjetrën, duke krijuar situata dramatike për shqiptarët”, deklaroi numri dy i PDIU

Deputetja Mesila Doda përsëriti thirrjen e PDIU-së për dialog, në mënyrë që Rama dhe Basha të ulen në një tavolinë për një pakt kombëtar.

“PDIU ka këmbngulur gjatë gjithë kohës që të kemi një proces zgjedhor normal, të qetë, të sigurtë dhe me një sistem që është i drejtë dhe e ka të barazvlershme votën për të gjitha partitë politike.

Pikërisht për këtë arsye kemi këmbëngulur, e kemi rithënë dhe e themi edhe sot, se mënyra e vetme se si mund të ndërtohet një proces zgjedhor është që të paktën kreu i mazhorancës z.Rama dhe kreu i opozitës z.Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë, opozita të ketë të gjithë masat e sigurisë që ajo kërkon.

Nga ana tjetër shqiptarët të kenë të gjithë sigurinë se për kë po votojnë dhe si do vlerësohet vota e tyre. Këtë e themi pasi gjysëm milioni vota që shkojnë për partitë e vogla prodhojnë 0 deputetë. Për këtë arsye kemi kërkuar ndryshimin e sistemit.

Nuk ka asnjë shpjegim se pse kjo formulë që është sot në fuqi, do duhet të na shtrëngojë të gjithëve në koalicione parazgjedhore. Unë mendoj se PDIU, por edhe partitë e tjera duhet të masim forcat tona në terren, si parti më vete.

Në kushtet e sotme kjo është e pamundur dhe sot vetëm votat e paritve të vogla prodhojnë 9 mandate për njërën forcë politike dhe 7 për forcën tjetër. Për këtë arsye PDIU kërkon një sistem tjetër zgjedhor, një sistem që nuk i shtrëngon forcat politike që të kapin peng njëra-tjetrën, apo që të futen në koalicione dhe të parashikojnë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve.

Kjo është vetëm një pjesë e propozimeve që PDIU ka ofruar në këtë gjendje kaotike ku ka shkuar politika shqiptare. Ne propozojmë një pak kombëtar për reformën zgjedhore, në mënyrë që të ndryshohet sistemi aktual. Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të vendosen me konsensus nga partitë politike.

Gjithashtu të bëhet zgjedhja e Presidentit me konsensus, sepse nuk kemi asnjë arsye mos ta zgjedhim me konsens dhe të përfaqësojë një figurë reale të konsolidimit të këtij vendi. Një pakt kombëtar për reformën në drejtësi dhe integrimin.

Prandaj Rama dhe Basha duhet të ulen në një tavolinë, le ti japim një fytyrë tjetër politikës shqiptare”, -u shpreh deputetja Mesila Doda.

Gjithashtu Doda dënoi arrogancën e disa prej politikanëve, ndërkohë që theksoi se PDIU ka trimëruar politikën shqiptare.

“Shikoj shumë shpesh një ton arrogance e cila është e paspjegushme për mënyrën se si komunikojnë persona të ndryshëm, liderë të ndryshëm dhe forca të ndryshme politike. Me PDIU-në arrogancën mund ta harrojnë.

Mund ta kenë me njëri-tjetrin, mund ta kenë mes vartësve të tyre, me kë të duan, por PDIU është një parti e cila është krenaria e këtij vendi. Sikur mos të ekzistone PDIU do të duhet ta kishin krijuar 10 herë, 100 herë, vetëm e vetëm që të trimëronte klasën politike shqiptare përballë presioneve herë të grekut, herë të serbit dhe herë të maqedonasit”,- tha Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda.

Sekretari Organizativ i PDIU-sëAlfred Deshati tha se: “Të rinjtë janë e ardhmja e PDIU-së dhe ne si parti i kemi qëndrar kauzave dhe premtimeve që kemi dhënë. PDIU është një forcë politike e cila u shërben qytetarëve ndaj dhe çdo ditë po rritet me simpatizantë të cilët duan identitetin e vendit tonë”.

Ndërsa kryetari i PDIU-së në Durrës Krenar Lasko u shpreh se: “PDIU po vjen gjithmonë duke u rritur edhe për faktin se që në krijimin e saj çështja kombëtare ka qenë kauza kryesore.

Të rinjtë dhe të rejat po i bashkohen çdo ditë dhe më shumë forcës tonë politike për shkak se kemi mbajtur gjithmonë premtimet dhe i kemi qëndruar kauzave. PDIU ka si çështje prioritare bashkimin ekonomik të trevave shqiptare por edhe shumë çështje të tjera”.

3 komente në “Doda: Rama e Basha të ulen bashkë, të gjejnë zgjidhje. Të ndryshojë sistemi. Presidenti dhe krerët e policisë në qarqe, me konsens”

  1. veterani says:

    Ne as nje menyre te fusni hundet tek policia.Te ndryshoj sistemi zgjedhor,presidenti te zgjidhet nga populli.Komisjonet zgjedhore te mos jen politike.

  2. kasem gahinji says:

    po si eshte e mundur qe edhe pas 27 vjet demokraci te behen propozime antidemokratike ,antikushtetuese antiligjore.Ka 27 vjet qe eshte miratuar ligji per depolitizimin dhe departizimin e forcave te armatosura dhe bretkosat e demokracisë kërkojnë te kthehemi mbrapa me emërime partiake te veshura me emrin konsensus partiak.te personave ne poste te depolitizuara dhe te departizuara.c’nivel deputetesh kemi.turp,100 here turp.

  3. Ali Demi says:

    Bishtedredhura Mesila e Palmes, qe e ka dredhur me te gjitha partite e spektrit politik, duke e menduar veten te zgjuar keput brockulla qe ta bejne kete vend me corap se ceshte. Tani Mesila na flet ne emer te partise te ashtuquajtur partia e cameve, nje parti hajdutesh e kriminelesh me ne krye Shpeto Idrizin, eksponent i njohur i botes se vjedhjes, korrupsionit, emerimit te hajduteve ne administrate, me sekserin Kol Hysa, me Qifen e Droges me Vjollcen ordineren e mirenjohur, me Taon hallemadh, e plot te tjere e te tjere njeri me hajdut se tjetri.
    Tani Mesila kerkon te fusi duart edhe ne Polici, nje institucion i pavarur qe nuk ka me asnje lidhje me zgjedhjet. Hajde ta ndajme policine me konsensus. Kjo eshte nga tezat me te rrezikshme per vendin por qe keta bukeshkalet as qe ju ben syri terr te hedhin te tilla brockulla, sepse qellim te vetem kane perfitimet personale. Do te te vije dita moj Mesila shurra….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje