Fatos Klosi: Berisha shfrytëzoi vrasjet e 2 Prillit për të bërë opozitë kundër diktaturës, tani s’përfiton dot politikisht, prandaj braktisi homazhet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

U mbushën 26 vite nga 2 Prilli i vitit 1991, ditën kur në protestën antikomuniste në Shkodër u vranë katër persona. Një ndër ta ishte edhe themeluesi i PD-së, një prej studentëve më aktivë në lëvizjen studentore, Arben Broci.

Bashkë me të, atë ditë, u vranë edhe tre aktivistë të lëvizjes demokratike në Shqipëri, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka. Të dielën, në qytetin e Shkodrës u zhvilluan homazhe, por ajo që ra në sy ishte mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, si lider i demokracisë dhe deputetes së Shkodrës, Jozefina Topalli.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim për “Sot”, komenton mungesën e Sali Berishës në aktivitetin e organizuar në Shkodër, për nder të katër të rinjve që u vranë për liri.

Klosi u shpreh se Berisha historikisht i ka shfrytëzuar në favor të tij 4 vrasjet në Shkodër, për të bërë opozitë kundër diktaturës, por, tashmë ish-kryeministri me këtë ngjarje nuk përfiton dot më kapital politik.

“Ata që u vranë më 2 prill, nuk përbëjnë më motiv për të zhvilluar aktivitete. Ata kanë qenë për mjaft kohë objekte të aktiviteteve të PD, por tani gjërat janë ndryshe. Jemi përpara zgjedhjeve dhe nuk e ka mendjen njeri te aktivitetet e kësaj natyre.

Demokratët kanë ngritur çadrën dhe nuk ka më interes elektoral ai aktivitet. Berisha e ka shfrytëzuar atë vrasje, për të ajo ngjarje ka qenë një motiv për të mbledhur njerëz dhe për të bërë propagandë. E ka shfrytëzuar si ngjarje jo vetëm për pushtet, por dhe për të bërë opozitë. Ai këto ngjarje i ka konsideruar si luftë ndaj diktaturës të asaj kohe”, u shpreh Klosi.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, shprehet se Sali Berisha vrasjet e 2 Prillit i ka përdorur kundër Partisë Socialiste, të cilën e akuzonte si Partia e Punës.

“Në emër të demokracisë, Berisha i ka kujtuar këto ngjarje për të përfituar politikisht. Me sa duket, tani Berishës ajo ngjarje nuk i intereson më. Sipas Berishës, PS rridhte nga Partia e Punës që bëri atë ngjarje. Ajo ngjarje shërbeu si motiv për të luftuar PS.

Sot, Edi Rama nuk ka lidhje me atë ngjarje; nuk mund të shfrytëzohet më ajo ngjarje për të luftuar PS”, u shpreh Klosi. Zbardhja e së vërtetës së 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë katër të rinj, mes të cilëve Arben Broci, edhe në këtë 26 vjetor vijon të trazojë ndjenjat e shqiptarëve, pasi mbetet ende e zhytur në mister.

Sot, pas 26 vitesh, ende nuk ka një fajtor për vrasjen e tyre. Kjo ngjarje është kaq e rëndë jo vetëm se humbën jetën katër të rinj, por edhe sepse u kthye në një precedent të rëndë të mungesës së drejtësisë në Shqipëri.

Në një situatë të tillë mbushur plot me ngjarje që ndodhnin minutë pas minute, vrasjet e 2 prillit filluan të arkivoheshin. Mungesa e provave për atë krim ishte argument kryesor që e la ngjarjen në errësirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Fatos Klosi: Berisha shfrytëzoi vrasjet e 2 Prillit për të bërë opozitë kundër diktaturës, tani s’përfiton dot politikisht, prandaj braktisi homazhet”

  1. LORA says:

    Me masakren e 2 prillit 1991,ne Shkoder,ku iu mor jeta Kater te Rinjve,,,,,nisi epoka e diktatures se
    demon-kracise ;me ne krye mortjemadhin brekedhjere.
    Keqardhje per ata shkodrane ,qe nuk deshen asnjehere te kuptojne se e ofruan veten ne kete masaker,si mish per topin e dr.krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *