Frrok Çupi: Ilir Meta, kurth për protestën e PD-së

Frrok Çupi ishte i ftuar dje në emisionin “Dritare me Rudina Xhungën” në Vizion Plus, ku komentoi deklaratën e kreut të LSI-së si një kurth për opozitën.

Ai shprehu mosbesimin se Meta mund të dalë nga koalicioni me Ramën.

Çupi duke analizuar fjalët e Metës, shprehet se ai mund ta ndryshojë sërish deklaratën, sepse ka përdorur një gjuhë që mund të ndryshohet.

“Unë nuk e besoj që Meta doli nga koalicioni.

Kemi nevojë për një gjuhë të hapur.

Nuk është thënë gjë. Jemi në të njëjtën situatë si edhe dje.

Flasim për qeverinë dhe ende nuk kemi zhvilluar zgjedhjet.

Meta ka përdorur gjuhën që mund ta ndryshojë edhe nesër.

Unë e shoh si një kurth për protestën”, tregon ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *