Luan Rama i LSI në krah të Dash Pezës së PS: Akoma me çadrën ju, nuk na ndan dot askush...!

4 Prill 2017, 15:40Politika TEMA

Për deputetin e PS, Ervin Bushati kriza politike do të marrë shumë shpejt një zgjidhje, ndërsa deklaratat brenda koalicionit dhe propozimet e fundit, sipas tij e kanë origjinën nga fushata elektorale.

Një përgjigje indirekte për vazhdimin e koalicionit e ka dhënë edhe kryetari i grupit të LSI, Luan Rama kur u shpreh se jam bashkë me zotin Peza, deputetin e PS për të konfirmuar një unitet të LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë tjetër.

I pyetur nëse edhe marrëdhënia brenda koalicionit është kaq e fortë, Dashamir Peza u shpreh po.

Ndërsa për deputetin e PDIU Tahir Muhedini, Rama dhe Basha duhet të ulen për të gjetur një zgjidhje, pasi është kundër faktit që të shkojnë në zgjedhje dy parti dhe gjysma e popullsisë mos shkojë.

Deputeti i PS, Ervin Bushati: Unë mendoj që shumë shpejt do të kemi një zgjidhje. Jemi në terren elektoral, të gjitha forcat kanë të drejtë të japin mendimin e tyre dhe të kërkojnë sa më shumë për të maksimalizuar votën e tyre në zgjedhje dhe cdo mendim do të ketë një peshë më të madhe dhe do shtohen më shumë ritmet e fushatës.

Kreu i grupit të LSI, Luan Rama: Jam bashkë me zotin Peza për të konfirmuar një unitet të LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë kod tjetër.

Akoma me çadrën ju…

Deputeti i PS, Dashamir Peza: Qeveria besimin e ka marrë që kur mbaruan zgjedhjet e kaluara dhe besimi është dhënë në parlament qeverisë. Nuk njoh në demokraci ndonjë mënyrë tjetër për të marrë besimin veçse të shkosh para zgjedhjeve dhe pas rezultatit të ndërtosh një mazhorancë.

Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini: Unë nuk e di kush është besimi, por di këtë që e kam shprehur që dy forcat kryesore duhet të dialogojnë që ngërçi mos precipitojë për keq.

Kam qenë edhe kundër që të shkojnë në zgjedhje dy parti dhe gjysma e popullsisë mos shkojë, kjo nuk shkon.

1 komente në “Luan Rama i LSI në krah të Dash Pezës së PS: Akoma me çadrën ju, nuk na ndan dot askush…!”

  1. Luli says:

    ÇE DREDH KY MORE SHOKËËËË!!!!
    I KA BËRË LIKJA SI VETEN.!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje