LUP-JAVA, Kategoria Superiore, java e 27-të

4 Prill 2017, 15:20Sport TEMA

 Kampion mbi “kampionët”!

Nga Ervin Baku

Java e fundit e fazës së katërt! Në garë për titullin janë Partizani dhe Kukësi.

Skënderbeu katër pikë pas të kuqve, ndërsa skuadra e Partizanit gjëndet një pikë mbi Kukësin që këtë fund-javë pret një dhuratë korçare. Së paku të ndalë me një barazim kryeqytetasit në shtëpi. Nga ana tjetër, vetë verilindorët lipset të bëjnë detyrën.

Të fitojnë në qytetin e “gurtë’ me “luftarakët” që, megjithëse nuk kanë shpresë për një vënd në Europë kanë petkun për të mbyllur pastër garën. Edhe fundi dramatik. Vediktet e kampionatit të 78-të kombëtar, thuajse në “fije të perit”.

Sepse në fund gjithçka mbetet mister, ndërsa Tirana domosdo ka nevojë për tri pikë në Shkodër ndaj Vllaznisë që ka siguruar një javë më parë kategorinë. Shikoni renditjen në fund. Laçi 38 pikë, Tirana 38, Flamurtari 37. Mosbërja e rezultatit të kurbinasve në shtëpi me Teutën dhe mosdështimi i vlonjatëve me dibranët e tiranasve në Shkodër, do të thotë se bardhezinjtë, pas shkëlqimit të viteve të fundit në Superiore, do të shoqërojnë Korabin një kategori më poshtë. Javë e fundit hipopotike…” Por Jo! Jemi në start të fazës së katërt!

Në majë, Partizani dhe Kukësi janë me pikë të barabarta me nga 55. Korçarët pesë më poshtë, por me mundësi rikuperimi. Në fund Laçi dhe Flamurtari, në luftë për ekzistencë. Mbi ta, këtë radhë, gjëndet Tirana e dhjetë javëve pa fitore. Skuadra më e titulluar në vënd ka pesë pikë më shumë që peshojnë pak ndërsa raportet e kryeqytetasve me këtë edicion, si mos më keq. Kështu pra! Në duelin e “titullit” Partizani këtë javë “nxorri” Skënderbeun.

Fitore tërë fat për të kuqtë që falë gjëndjes jo të mirë të sulmuesit bardhekuq Salihi, ia dolën të ruajë golin e bukur të Bathës. Mesfushori që, mbi shpimnë prej disa ediconesh mban numrin dhjetë. Atë të legjendarit të Partizanit Panajot Pano! Justifikim i përsosur, gol vitrinë dhe pesë pikë avantazh. Po kaq ka dhe Kukësi, që se di pse në ndeshjen me Luftëtarin fitoi me një 3-2 të pasigurtë.

Madje jo vetëm ata por dhe “lup-java” gjithnjë hedh dyshime sa herë ka shifra të tilla 3-2 apo 5-2. Çështje tjeter kjo. Në “Selman Stërmasi” Tirana duhet të përulet sërish. Ndaj Vllaznisë që ka kurjao të gjëjë golin kur i duhet. Ndoshta këtë gjë do bëjë skuadra e Josës javën e fundit…! Tiranës i mohohet një penallti e pastër.

Në Durrës, Teuta ia del ndaj Laçit. Përtej meritës së durrsakëve, sërish gjyqtari Jemini në skënë. Pas një penalltie të dyshimtë dhënë në Shkodër ndaj vendasve javë më parë, edhe të shtunën Jemini ia “skuq” bardhezinjve. Këtë radhë duke lejuar lojën pas shtesës prej një minute që akordoi në fund të pjesës së parë. (Bruno Dita shënoi në të 47’).

Jemi i bindur që nuk e ka bërë me qëllim… Pa fat fare kurbinasit. Duro dhe Flamurtari i tij, mezi presin Korabin për të treguar se nuk kanë kohë për të humbur. Gjashtë gola dhe skuadra merr besim për vijimësinë. E në vigjilje të fazës përbyllëse, të gjithë klubet mbeten besnikë të shprehjes së “vjetër”: Dal kampion, nuk rrëzohem!

“Lup-Java” e ka siguruar së paku…! Ajo qëndron kampion mbi “kampionët”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje