Mandati i Prengës fut sherrin brenda LSI, Gjok Buna ‘hidhet në sulm’: Më takon mua, jo Gjonit...!

4 Prill 2017, 11:17Politika TEMA

Mandati i deputetit që iu hoq Amando Prengës është bërë ‘mollë sherri’ brenda radhëve të LSI-së.

Pasi KQZ i la mandatin Petrit Gjonit, që vjen nga kampi i LSI-­së, Gjok Buna ka paraqitur një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, duke kundërshtuar vendimin.

Buna, edhe ky nga radhët e LSI-­së, ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi që i dha mandatin Gjonit, kjo pasi ai pretendon se i takon atij me ligj ky post.

Ndërkohë, mësohet se seanca për shqyrtimin e kërkesës së Bunës do të mbahet nesër në orën 12:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje