Marrëveshja e detit me Greqinë: Basha dhe zyrtarët bënë faj por jo me dashje. E falën detin por…ku janë tani?!

­Zbardhet i plotë vendimi i pushimit të Hetimeve për Paktin detar mes Bashës e Bakojanis. “Grupi i negocimit të marrëveshjes së detit të lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, nuk ka kryer elementë të veprës penale”.

Në këtë përfundim ka dalë Prokuroria e Tiranës, e cila ka urdhëruar mbylljen e hetimeve për 11 zyrtarët e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Prokurorisë në rastin konkret nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton që nuk plotësohen elementët e anës subjektive të veprës penale Marrëveshja për dorëzim territori për shkak se konstatohen që bisedimet e anëtarëve të grupit të punës janë bërë në neglizhencë të palës shqiptare për marrjen e masave parapërgatitore për marrëveshjen e delimitimit, për kryerjen e punës kërkuese dhe përgatitore gjatë bisedimeve dhe normave juridike ndërkombëtare dhe të brendshme.

Sipas prokurorisë kjo neglizhencë e grupit të punës ka pas sjellë dhe shkeljet e rënda të konstatuara më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në këto kushte mungesa e njërit prej elementëve të domosdoshëm e fajit ‘dashje’ si element i domosdoshëm i anës subjektive të veprës penale në hetim sjell si pasojë mungesën në tërësi të veprës penale në hetim.

Nga ana tjetër, ky fakt nuk përjashton nëpunësin konkretë për ti nënshtruar procedimit administrativ disiplinor, për shkeljet e konstatuara

Zyrtarët e ministrisë së Jashtme jo në pyetje

‘Shqiptarja.com’ zbardh të plotë vendimin e pushimit të hetimeve të prokurorisë së Tiranës që bën fjalë për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në përfundim të hetimeve konstatohet se prokuroria e Tiranës nuk ka arritur të pyesë një pjesë të madhe të grupit të punës, kryesisht zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme, pasi këta të fundit kanë qenë me detyra diplomatike jashtë shtetit. I vetmi që është pyetur është shtetasi me inicialet T.B.

Ky i fundit në vitin 2007 është emëruar në drejtorinë e marrëdhënieve me vendet fqinje ka sqaruar se është njohur me dosjen e marrëdhënieve me Greqinë dhe me tematikën e kërkesës së palës Greke për ngritjen e një komisioni për përcaktimin e kufijve detarë ndërmjet dy vendeve.

Ai sqaron në prokurori se di drejtori politike e ka trajtuar çështjen në parim dhe nuk është futur asnjëherë në elementët teknikë të kësaj çështje ai deklaron se zyrtarisht nuk ka qënë I angazhuar për trajtimin konkret të këtyre bisedimeve.

T.B, më tej ka sqaruar se deri në mesin e vitin 2008 kjo marrëveshje ka qenë në fazat fillestare të trajtimit dhe ai në fillim të korrikut është larguar nga detyra e drejtorit.

Ndërkohë zyrtarët që nuk janë pyetur nga prokuroria janë, shtetasit Ferit Hoxha ish-sekretar i përgjithshëm i MPJ aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë OKB në New YORK,Lorena Hysi, ish-­drejtoreshe e drejtorisë së traktateve dhe së drejtës ndërkombëtare, aktualisht diplomate në ambasadën e Shqipërisë Romë.

Suela.J, specialiste në drejtorinë e traktateve dhe se drejtës ndërkombëtare, aktualisht përfaqësuese e përhershme e Shqipërisë në Bruksel.

Enkelena Mërkuri, ish-­specialiste në drejtorinë rajonale aktualisht diplomate pranë ambasadës në Athinë. Ilir Tepelena, ishdrejtor I drejtorisë rajonale aktuale I dekretuar ambasador i Shqipërisë në Rumani.

Dëshmia e oficerit: Shfuqizuan ligjin për vijën bregdetare

Për llogari të këtij hetimi prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje oficerin me inicialet B.P.Ky I fundit ka sqaruar se me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu të muajit gusht të vitit 2007 është caktuar anëtar i grupit të punës për përgatitjen e kësaj marrëveshje.

Prej kësaj periudhe e deri në shkurt të vitit 2008 ka marrë pjesë në disa mbledhje të zhvilluara në ministrinë e jashtme me grupin e punës ndër dikasterial për fazën përgatitore të negociatave.

Kjo periudhë kryesisht ka qenë e ngarkuar me përgatitjen dhe botimin e hartës shqip, njohja e një praktike të ngjashme me Italinë, studimin e të gjith bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe njohjen dhe konsulta të ndryshme me këtë problem.

Në mbledhjen e fundit që ka marrë pjesë është shtruar problemi i vijës bazë për të cilën një anëtar o grupit të punës, përfaqësues i ministrisë së brendshme u shpreh se nuk kemi vijë bazë pasi ligji është ndryshuar.

Oficeri B.P ka treguar në prokuror se ligji për të cilin bëhej fjalë ishte ligji me nr.8771 datë 19 prill 2001 I cili bënë fjalë për kufirin detar dhe gabimisht është shfuqizuar së bashku me ligjin që bën fjalë për menaxhimin e kufirit detar.’’…Pa ligjin e kufirit detar nuk mund të kishte negociata pasi është detyrim I marëveshjes së ‘Montego Bay’ ratifikuar në vitin 2003 nga shteti Shqiptar dhe përcaktohet në nenin 5 të kësaj marëveshje.

Sipas deklaruesit është detyrim ligjor i organeve ligjvënëse shqiptare për përcaktimin e vijës bazë se do të ishte e nevojshme trajtimi i pikës treshe Shqipëri­Greqi­Itali në perëndim të Karaburunit si dhe duhet të ishte anëtar i grupit të punës Anastas Goga si specialist më i aftë në këtë fushë në atë kohë me detyrë kapiten i kapitenërisë së Portit Vlorë.

Zëvendësimi me Kristaq Gërvenin

“Kjo ka qenë mbledhja e fundit që unë kam marrë pjesë, më pas në prill të vitit 2008 u njoha me një shënim të ministrit të mbrojtjes Gazmend Oketa mbi një shkresë të ministrit të jashtëm Lulzim Basha i cili detyronte Kristaq Gërvenin të vazhdonte negociatat me grupin e punës Grek në Athinë dhe mua më largonte nga grupi i punës”. Nga ky moment deklaruesi nuk është marrë më me këtë çështje.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Marrëveshja e detit me Greqinë: Basha dhe zyrtarët bënë faj por jo me dashje. E falën detin por…ku janë tani?!”

  1. demokrati says:

    Ne te gjitha kodet e proceures penale edhe pakujdesia ne kryerjen e detyres denohet deri ne 5 vjet burg. Nje marreveshje qe eshte quajtur antikushtetuese nuk perbeka veper penale?! Po nese nga pakujdesia vritet nje njeri si do vepronte prokurorija jone? Vendimi per mbylljen e çeshtjes eshte kulmi i mjerimit te prokurorise shqiptare. Megjithetae loja nuk ka mbaruar. Çeshtjet hapen perseri kur t’i vije koha.

  2. Pronari says:

    Tendenca e ketyre diteve te fundit eshte te mbyllet ceshtja e 21 Janarit, Gerdecit, e faljes se teritorit ne det. Po milionat qe kane vjedhur dhe i kane derguar ne bankat e huaja si edhe e kane kredhur kete vend ne borxhe si edhe ceshtjen e pronesise e kane ndertuar ne menyre te tille qe te marrin per vete dhe cfare mbetet njerezit te hane njeri tjetrin. Nuk kane fund ndyresit qe I kane bere ketij vendi ndyresirat e cadres. Urojme vetingun sa me shpejt

  3. Milan says:

    Keta Jane raca me e ndyre dhe me e poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *