Pas Bashës e Metës, Lu dhe Arvizu takim me Ramën

4 Prill 2017, 11:13Politika TEMA

Pas takimit me kreun e opozitës Basha dhe kryetarin e Kuvendit Meta, ambasadori i SHBA Lu dhe Arvizu janë drejtuar drejt zyrës së kryeministrit Rama ku kanë zhvilluar një takim përreth 1 orë e 20 minuta.

Mësohet se fokusi i bisedës ka qenë situata politike në Shqipëri dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit.

Ish­ ambasadori i SHBA, Arvizu, në postin e Zv. Ndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik, ndodhet prej dy ditësh në Tiranë.

Ndersa në fokus të takimit të Lu e Arvizu nje dite me pare me kryedemokratin Basha ishte protesta e opozitës dhe lufta kundër kanabisit. Basha i ka qëndruar kushtit për qeveri teknike, ku sipas tij është rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër, Meta është shprehur se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.

3 komente në “Pas Bashës e Metës, Lu dhe Arvizu takim me Ramën”

  1. FREDI says:

    Duket qarte qe Amerika te shiti ,amerika kerkon destabilitet ne ballkan qe ti kundervihet rusise ,treshja moska +athina+beogradi ja arriten ta bindin europen qe shqiptaret skane bythe per shtet,rruga jote e vetme eshte votbesimi qeverise , dhe bllokimi i reformes si pergjigje ndaj kurverise se politikes amerikane dhe europes qe talli bythen me shqiptaret per 25 vjet ,Rama mos e shperdoro besimin qe kane per ty personalisht shqiptaret ,populli do te votoje ty si politikanin qe kerkon te bej shtet

  2. Xhema nga Tirana says:

    “Nuk shoh mirë nga sytë” më thoni Ju lutem, a i ka përveshur “gjëkafshë” mëngët, kësaj here ky Arvizu-ja ? sepse… po i përveshi mëngët Ai …. këtu bëhet nami ….

  3. Gjinika says:

    Rama,me kedo qe te takohesh,digjoi, por mos levis nga dy vijat e kuqe qe percaktove dje. Qeveri teknike dhe shtyrje te zgjedhjeve mos prano nga asnje njeri cilido qe te jete dhe kedo qe te perfaqesoje ne kete moment. Zbato kushtetuten,ashtu sic premtove dhe gjithe popullin e ke me vete. Sote diten e merte e moren vesh te gjithe se kush eshte edhe Meta, lojen qe ben ne kurrizin tend dhe te Partise Socialiste. Dje i dolili edhe ajo pak boje qe i kishte mbetur ne syte e nje pjese te popullit,se pjesa me e madhe e njohin shume kohe me pare. Iliri nuk i do zgjedhjet, se pas tyre vjen shpejte vetingu, me te cilin do te perballet pa tjeter, per te gjitha aferat qe ka bere. Mos i jep fjaen per ta bere Meten PRESIDENT, se do besh gabim qe Populli nu k do ta fale. TI JE POLITIKANI I VETEM QE KERKON TE BESH SHTET, dhe Ne ate presim me pa durim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje