Shpëtim Idrizi, platformë me 7 pika për zgjidhjen e krizës

4 Prill 2017, 20:06Politika TEMA

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka paraqitur një platformë me 7 pika, që sipas tij do të zgjidhte krizën politike.

Platforma e Idrizit:

Në këtë moment të vështirë politik, duke parë që situata vazhdon të jetë në një ngërç prej më shumë se një muaji, si edhe duke parë pozicionimin e palëve larg njëri-tjetrit;

Duke vlerësuar pozicionin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, z.Edi Rama, në pozitat e fituesit legjitim të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013;

Duke vlerësuar pozicionin e Kryetarit të Parlamentit dhe Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, si parti përbërëse e koalicionit qeveritar;

Duke vlerësuar pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha dhe kërkesën legjitime për nevojën e garancive të jashtëzakonshme për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit;

Si Kryetar i PDIU-së dhe me përgjegjshmërinë që më buron propozoj, një Pakt Kombëtar, i cili do të përfshijë zgjidhjen e çështjeve konkrete për përparimin e vendit në integrimin Europian, realizimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e garancive për zgjedhje të lira, një draft ky rreth të cilit mund të debatojmë dhe mund ta pasurojmë bashkërisht:

1-Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atomsferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit.

2-Garantimin e rolit të paanshëm në zgjedhje të Policisë së Shtetit.

3-Ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional me një zonë zgjedhore, për krijimin e mundësive reale për të garuar forcat politike jashtë koalicioneve.

4-Depolitizimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, ose rritjen e numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit, me përfaqësues të partive parlamentare

5-Krijimin e një grupi të posaçëm me urdhër administrativ të Prokurorit të Përgjithshëm, krijimin e një “task force” prokurorësh të atashuar pranë KQZ-së, e cila ka për detyrë të hetojë në mënyrë urgjente të gjitha sinjalizimet për blerje vote, kërcënim, intimidim, etj. Gjithashtu edhe dërgimin e çështjeve të lidhura me cënimin e procesit zgjedhor brenda 24 orësh në gjykatë, duke ashpërsuar masat për “krimin elektoral”.

6-Ngarkimin e një strukture inxhinierike konsensuale që do të përgatisë në mënyrë urgjente një projekt teknik, për variantet e mundshme të realizimit të numërimit elektronik, apo edhe vlersimin e mundësive të realizimit të votimit elektronik, nëse ai konsiderohet i sigurtë dhe i mundshëm në kohë, në një procedurë të miratuar në mënyrë konsensuale nga të  gjitha partitë parlamentare.

7-Thirrjen e tryezës së partive politike parlamentare për fillimin e dialogut, me qëllim miratimin e një kandidature konsensuale si President të Republikës së Shqipërisë.

Për arritjen e kësaj zgjidhje do të kërkoja dhe mirëprisja bashkpunimin e përfaqësive dipolmatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE-së, dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Kërkoj dhe mirëpres gjithashtu mbështetjen dhe kontributin e të gjitha partive parlamentare pjesë të mazhorancës, opozitës apo edhe ato që nuk bëjnë pjesë në grupimet politike të mazhorancës dhe opozitës.

24 komente në “Shpëtim Idrizi, platformë me 7 pika për zgjidhjen e krizës”

  1. lavdosh says:

    me duket realistike, ne rregull me Kushtetuten dhe rregullat e demokracise.

    1. tfgs1 says:

      ”platforme” made in cami!!!! o Zot, cfare tjeter do te na shohen site….!!!!!??

  2. Valbona says:

    Te mbeshtes pike per pike z. Idrizi. Propozimi me realist dhe me I pranuar per te zgjidhur ” kete krize idiote”. Kjo tregon seriozitetin Tuaj dhe te PDU -se.

  3. qiqiqiqiqqii says:

    Pika nr. 8
    Te sillete dhe te merret si i mbrojtur i prokurorise dhe gjykatave shqiptare i shtetasit ZVICERAN qe ky palla i c…arrit i morri me force dhe me vjedhje mbi 500.000 franga zvicerane gjoja per bashkebisnes!
    Pasi e denoi me vdekje , nese nje dite do te kthehej per kete vjedhje, ky M…UT tani, i pasuruar me parate e te tjereve jep edhe mend!
    Ptu RACE E QELBUR qe po beni politike ne kurriz te shqiptareve!
    Ua sh….dhefsha cfare ju mban pragu i deres dhe fisit!

  4. Teuta kalemi says:

    Shume ne rregull.

  5. Tironci says:

    Brenda kornizes kushtetuese, me duket ok. Me vjen mire qe Idrizi te pakten eshte me kembe ne toke.

  6. Shoku Idriz says:

    Mire qe e permend ate numerimin elektronik se duhet sa per sy, por ruajeni ne sirtar kete enderr dhe per nja 10 vjet, sa te kete ikur xhaxhi Putin

  7. albi says:

    Z.Idriz propozimi juaj eshte i drejte dhe ne perputhje me kushtetuten por i pranushem per doktorr rrumpallen, Lylin e vogel dhe Like hajdutin, ata po perpiqen me te gjitha focat per te sabotuar refomen ne drejtesi dhe vjedhjen e zhgjedhjeve te ardhshme.

  8. KDSHA says:

    Leter e hapur klases politike shqiptare dhe mbare shqiptareve

    SHQIPERIA MBI CILINDO

    – Ne populli me popullin per popullin.

    Klubi Demokrat Shqiptaro- Amerikan po ndjek me shqetesim dhe ankth zhvillimet e fundit ne Shqiperi nen driten e mesymjes sllavo- ruso ne Ballkan, qe perben kercenim serioz per demokracine dhe per vet shtetet e Shqiperise e Kosoves, perjashtim yshqiptaret ne Maqedoni, Mal i Zi dhe Luginen e Presheves.
    Kriza e nje partie qe ka pjelle vetem kriza pas krizash se pari ne gjirin e saj e ne krejt politiken shqiptare dhe Shqiperine tash e mbi 25 vjet per shkak te mendesise tipike enveristo- staliniste te liderit te saj Sali Berisha gjate 24 oreve te fundit mori permasa te reja me piruetat, sterkembeshat dhe prapaskenat e sivellezerve te tij te LSI-se dhe Ilir Metes.
    Ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e Shqiperise lideri i nje partie qe ka me pak se cerekun e votave te gjysmes se votave te shqiptareve doli me nje “memorandim” ala “ultimatum “ i nje opozite ne rrenim e shthurje te plote qe i jep vetes dhe partise se tij atributet dhe tagra ala Ajatollah Khomeni per ndryshimin mbi e nen tavoline te krejt qeverisjes shqiptare, deri edhe zevendesimin e Kryeministrit ne detyre te zgjedhur ne menyre demokratike e me vota plebishitare te popullit shqiptar dhe zgjedhjen e zevendesit te tij nese e beson e don opozita !?!!!
    Nje dhurate ne sini voteshitese e pazar politikes se mbrapsht te mbrapshtanave te politikes se Tiranes,
    Nje absurd qe kalon cdo kufi absurditeti! Cila eshte ajo opozite kusare e atdheshitese qe do te votonte e besonte nje kryeminister te mazhorances qe beri e po ben shtet me reforma jetike shtetberese?

    Numri dy i shtetit apo Kumbara i opozites

    Ferkuam syte dhe pastruam veshet per te pare e per te degjuar nese po fliste kryetari i LSI-se dhe njekohesisht figura numer 2 e shtetit shqiptar Ilir Meta apo lideri de jure i Partise Demokratike Lulezim Basha qe ka nje muaj e gjysem qe me ultimatume, me thirrje terroriste per permbysje me dhune, me kercenime me jete, me vrasje kerkon te njejten gje nga cadra e ngritur mbi nje vend krimi, ball per balle me zyrat e tij ne nje bulevard ku akoma nuk eshte thare gjaku i viktimave te 21 janarit 2011, ku si njeri edhe tjetri jane bashkeutore morale apo fizike te ekzekutimit te tyre makaber.
    Degjuam me habi, jo per kete klase politike te korruptuar nga qimet e flokeve e deri te shollet e kepuceve, edhe nje xhevahir tjeter politik te padegjuar deri tani ate te nje “qeverie besimi” qe eshte nje term ala kinez te Ilir Metes per qeverine teknike te Lulezim Bashes. Kemi degjuar per “qeveri te perkoheshme“, “qeveri pajtimi kombetar“ , “qeveri kalimtare” , “qeveri mirebesimi’… por kurre nuk kishim degjuar per nje “qeveri besimi”.
    Eshte kjo shpikja me re e nje nje klase politike qe nuk ka besim as te vetja e vet, per shkak te zollumeve, plackitjeve, vrasjeve, krimeve te saj pa fund e pa ane, qe do ta ndjkein si fantazma ne cdo hap e ne cdo kohe deri as edhe te mos jene me.
    Eshte nje klase politike qe e ka kthyer Shqiperine e bukur si nje zane mali, Shqiperine e pasur truall- flori , Shqiperine qe Zoti i ka dhene gjithcka i duhet nje shteti e populli por e ka mallkuar duke i dhene politikanet me te poshter, me maskarenje, me batakcinje e me hora qe ka Bota!
    Nje sinkron makaber midis liderit te PDSH-se ne krize a agoni dhe LSI-se sikur te ishin pjese e te njejtit koalicion politik qe e pat rrenuar e kalbezuar gjithcka ne Shqiperi dhe e lane rrase ne Diell me kusarine e vrastarine e tyre te perbindshme, me fantazmat e “skenarit grek” mbi koke qe predikonte regjizori dhe kryrrenimtari i saj Sali Berisha.
    Jo vetem kontributi, por edhe rolet e PDSH-se dhe LSI -se ne kete rrenim total te cdo qelize te shtetit shqiptar eshte i barabarte. Po ashtu edhe pergjegjesia jo vetem politike, por edhe ligjore e PDSH-se dhe LSI eshte gjysem per gjysem !
    A mund ta zgjidhin krizen e PD-se vete shkaktaret e saj !? Asesi… Never ever , thone vellezerit tane amerikane.

    Cila eshte zgjidhja !?

    Zgjidhja eshte fillimi krizes… Miratimi Reformes ne Drejtesi !?
    Aty ku filluan piruetat dhe ultimatatumet e Sali Berishes me Bashen si sufler dhe Ilir Meta me Vasilin si zedhenes i Korporates se Krimit te Organizuar politike dhe familjare te tyre per Reformen ne Drejtesi ne korrik te vitit 2016.
    Aty ku Ilir Meta si Kryetar e Kuvendit dhe keshilltari e tij kaluan me shpejtesi rrufe miratimin e Komisionit te Emerimeve ne Drejtesi dhe sabotimin, tjetersimin, vonimin e votimit me Kuvend te Vetingut, si shpirti e kryefjala e fillimit te Reformes ne drejtesi . Shkelje e mirefillte e teper e rende e Kushtetutes !
    Aty ku Ilir Meta me Vasilin si telall ngriten stuhi rere dhe ngriten njemije e nje dyshime per rolin e OMN-se …
    Aty ku Ilir Meta dhe deputete ushtare te paguar teper mire prej tij sabotuan dhe vonuan votimin e ligjeve qe duhet te ishin miratuar sapo hyri ne fuqi Reforma ne Drejtesi.
    Secila e te gjitha keto akte jane ne kundershtim te plote e te qellimshem te Kushtetutes se Shqiperise, pjese e se ciles eshte edhe paketa e Reformes ne Drejtesi.

    Pse !?

    Sepse Vetingu, Byroja Kombetare e Hetimit dhe aktet ligjore e nenligjore te tij eshte shpirti i Reformes ne Drejtesi, Pa ato ajo mbetet si nje kufome.
    Sepse po aq ne mos edhe me shume se Sali Berisha dhe klani i tij politik e familjar eshte i inkriminuar edhe Ilir Meta dhe ceta e tij!/
    Sepse ekzistojne te pakten 87 video te Ilir Metes me ze e me figure te regjistruara nga ish- zevendesi i tij dhe krahu i djathte i tij ne LSI dhe ish- qeveri. Dritan Prifti jo vetem ne Prokurorine e Pergjithshme por edhe ne Uashington.
    E kjo eshte vetem maja e ajsbergut te aferave korruptive te Berishes, Metes e krejt Korporates se tyre.
    Nuk ka nevoje per asnje hetim te metejshem e humbje kohe per to. Jane prova e deshmi te pakundershuteshme qe presin vetem gjykimin e dosjes qe heret e vone do te ndodhe… Po sigurisht jo nga keta gjyqtare e prokuhora qe kane zene ato karrike pasi kane nenshkruar kontrate krimi dhe sherbimi me te dhe Berishen e vete jane subjekti dhe objekt kryesor i Reformes ne Drejtesi.
    Jane qindra mijera prova e deshmi elektronike ne duart e arshivat e agjencive ligjzbatuese amerikane e perendimore per cdo afer korrupsioni, biznese te fellqta milliardash me Beogradan, Athinen dhe Mosken.
    Sepse behet fjale per koken e jo vetem per rroten!
    Sepse behet fjale per jete a vdekje te ketyre kucedrave te korrupsionit dhe plackitjes se Shqiperise dhe te shqiptareve nga kjo Korporate e Krimit te Organizuar shteteror.

    Ne populli me popullin e per popullin

    Ndoqem me shqetesim jo vetem deklaratat e Kryetarit te LSI-se Ilir Meta por edhe te taborrit te tij politik e mediatik, mjeshter i blerjes dhe shperdorimit te te cileve ai eshte prej vitesh!
    Na shqetesoi seriozisht deklarata e nenkryetares se LSI-se deputete Klejdi Mehmeti qe dha ultimatumin ala Meta te korrikut pa aspak qetesi e dashuri, qe ishte pike per pike e fjale per fjale sikur te kishte dale nga goja dhe cadra e krimit dhe streha e fundit e Lulezim Bashes e Sali Berishes qe si me urdher arrogant e imponues kerkon te leshojne “pak nga karriket dhe pushteti” nen emerin e qytetareve ?
    Si Edvin Rames edhe Ilir Metes karriken dhe pushtetin nuk ua dhane cadrat e as ultimatumet ala Sali Berisha e Lulezim Basha por ua dhane pikerisht qytetaret, populli me nje milione zemra te tij .
    Kushdo e braktis, e tradheton, e tjeterson ate vote, ate besim e ate zemer te votuesit, popullit eshte jo vetem tradhear e i pabese, beseprere ndaj popullit e shtetit te vet por edhe antidemokrat e antishqiptar e anti-amerikan me daulle i vetdeklaruar!.
    Si duket liderja e deputetja me e re ne moshe e LSI-se dhe Kuvendit te Shqiperise akoma nuk ka lexuar kapakun e Kushtetutes se nenes boterore te demokracise dhe aspirates se rinise e popullit shqiptar “E duam Shqiperine si Ameriken demokratike” qe e ka brohoritur me siguri edhe lideri i saj Ilir Meta ne dhjetorin e 90-es qe ua vodhen bashke me Shqiperine Sali Berisha e “banda e tij e gangstereve” !
    “Ne populli, me popullin dhe per popullin” eshte thelbi i Kushtetues dhe demokracise. A e di kjo cupuline e papjekur akoma se fjala demokraci vjen nga greqishtja “demos + cratus” “pushtet e popullit”. Pra jo shitblerje karrikesh e pazar pushteti.

    Ilir Meta ka marre virusin e Doktor Berishes

    “ Ne populli, me popullin per Popullin” eshte shpirti dhe zemra e demokracise.
    “Ne Saliu, me Saliaun per Saliun” eshte shpirti dhe zemra e autokracise, diktatures, despotizmit stalinisto- enverist !
    Duket se ne vend te ndihmonte te sheronte PDSH-ne e Doktor Berishes te dale nga kriza, te kthehej ne shinat e demokracise, ne rrugen e pushtetit te popullit edhe LSI-a ka marre virusin e saj. Nuk jane pak kater vjet bashkejetese ne vatren e korruspionit, impunitetit, kusarise, vrastarise!
    Sa per Klejdin akoma nuk ka arritur moshen e pjekurise qe ketu ne SHBA fillon pasi mbush 21 vjec! As patenta e shoferit nuk jepet pa kushte deri ne ate moshe!
    Ka kohe te piqet e te kuptoje peshen e votes zemres se popullit!
    Keshtu eshte kur perdoresh si ikone fitogjenike pa ditur as A-ne e politikes. Por edhe profesori i saj kesaj here mbeti ne klase !

    Per pushtet apo per shtet

    Jemi krejt te bindur se Ilir Meta dhe LSI-a te pakten deri tani nuk ka dhene prova as deshmi se jane gati per te leshuar e dhene pushtet per te bere shtet. Krejt e kunderta ..
    I vetmi lider politik shqiptar deri sot qe ka premruar se do te beje shtet edhe duke sakrifikkuar,duke leshuar pushtet eshte Edi Rama. Shtate Refromat madhore te tij ne fushat me jetike te shtetit shqiptar, ku sigurisht ka kontributin e vet here me hater e here me zor edhe Ilir Meta e LSI-ja jane deshmia me e qarte e mbajtjes se fjales dhe beses ndaj elektoratit e popullit te vet .
    Punet e medha te Qeverise i di, i sheh, i vlereson , i cmon nje popull i tere, cdo shqiptar Edhe ketu ne “Kryeqytetin e Botes” Nju Jork apo ne fund teuuu Botes… , edhe miqte edhe armiqte…Shtate reformat madhore ne Energji, ne Organet e Rendit dhe Policise, ne Aresim ( megjithese gjysmake ), ne Shendetesi ( me gjithe te metat jo te vogla e abuzimet ) , ajo Territoriale , Dekriminalizimi dhe maja e tyre Reforma ne Drejtesi jane nje Revolucion i vertete per Shqiperine dhe shqiptaret.
    Rilindja po e rilind Shqiperine duke paguar paralel me reformat gati 3 miliarde euro borxhe e kusari te Sali Berishes e co ne vetem 3 vjet e gjysem. Krejt e kunderta e Sali atdheshitesit dhe bandes se tij te gangstereve qe per karrike e pushtet jo vetem rrenoi, por edhe i vuri flaken disa here nje shteti te tere dhe e ktheu ne nje prone e ciflik te klanit te tij politik e familjar!
    Ilir Meta dhe LSI nuk jane nga ata qe leshojne pak pushtet per te bere me shume shtet.
    Me sa duket pasi Edi Rama ne darken e peshkut nuk pranoi ultimatumin e bere publik tash e te pakten dy jave nga krejt oborri i Metes per tu bere kryeminister mbas zgjedhejve te radhes dhe sipas intuites tipike ala Capo di Capi Xhulio Andreoti ( kryemafiozi i Italise ) pa si rruge te vetme te merrte kete post para zgjedhjeve me kontrate okulte me bashkerrenuesin e Shqiperisae Sali Berisha te siguronte karriken e kryeministrit per kater vjetet e radhes duke i cuar per ne kalendat greke Vetingun dhe zbatimin e Reformes ne Drejtesi si e vetmja rruge per te shpetuar kokat e te dyve nga peshorja e drejtesise.
    Eshte lufte per jete a vdekje e dy kokave te se njejtes kuceder Berisha Meta
    A nuk e tha ashiqare e djallezisht edhe ne deklaraten e tij te 3 prillit se Rama mund te vazhdoje si kryeminister nese e pranojne te gjithe, pra edhe Berisha e Basha pasi sipas tij i vetmi i pranueshem nga te gjithe eshte vetem nje Ilir Meta !!!
    Llogjike ala Andreoti! Vecse Shqiperia nuk eshte Italia e luftes se ftohte !
    Ilir Meta mendon e punon vetem per Ilir Meten e askend tjeter !

    Cfare mund te beje Edi Rama !?

    Te vendose edhe ai kushtet e veta krejt normale, krejt te pranueshme e te pelqyeshme nga 95 per qind e shqiptareve;
    Se pari, futja me procedure urgjente ne rendin e dites se Kuvendit dhe votimi i Vetingut dhe ligjeve rrjedhese nga Reforma ne Drejtesi.
    95 per qind e shqiptareve kudo ne Bote e miratojne dhe mezi presin miratimin e tyre.
    Eshte nje detyrim moral, politik, demokratik ndaj shqiptareve por edhe ndaj aleateve tane strategjike nderkombetare Shteteve te Bashkuara , Gjermanise dhe vendeve te tjera te Bashkimit Evropian ku aspirojme tash 26 vjet te futemi ne gjirin e families sone natyrore e historike evro- amerikane, euroatlantike.
    95 per qind e shqiptareve jane properendimore… 95 per e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi, Vetingun dhe te gjitha ligjet e tjera rrjedhese prej tyre .
    A mund te sakrifikohet 95 per qind e shqiptareve per 3-4 perqind te kusareve, vrastareve dhe banditeve qe kane plackitur dhe zaptuar pa tapi mbi 75 per qind te pasurive kombetare.
    Se dyti, te miratoje nje reforme elektorale afatgjate e gjitheperfshirese ne baze te rekomandimeve te ODHIR- OSBE te standartave me te larta evropiane e perendimore ne bashkebisedim dhe marreveshje me te gjithe forcat politike .
    Se treti, te mos beje asnje leshim per daten e zgjedhdjeve me 18 qershor 2017 sic e ka parashikuar Kushtetuta e Republikes se Shqiperise dhe dekretuar edhe nga Presidenti i Republikes.

    Nene Terezen e Zotin me vete

    Klubi Demokrat Shqiptaro- Amerikan i ben thirrje gjithe klases politike e mbare vellezerve e motrave Shqiptare kudo ndodhen ne Bote qe te veme mbi gjithcka Shqiperine e interesat e saj jetike, strategjike.
    Sic e la amanet Xhon Kenedi “ “ Mos mendoni se cfare do te beje shteti per ju . Mendoni se cfare ju mund te beni per shtetin”! Ky eshte borxhi qe secili prej nesh ia kemi me borxh Atdheut tone te bukur si nje Perendeshe, te pasur si nje miniere floriri e diamantesh, te dashur si Nena e Perbotshme Tereza qe mban tri rekorde boterore, tri majat me te larta te njerezimit, qe askush pervec motres sone shqiptare nuk i ka arritur deri me sot :
    1- Nobeliste per Paqe!
    2- Shenjtore Tereza…
    3- E mbi te gjitha Nena e Perbotshme Tereza!
    Te mesojme e mbajme gjalle qysh ne djepat e femijeve dhe femijeve te femijeve shembullin, emrin dhe vepren e saj pa harruar kurre kushtrimin e paharruar te Fan Nolit te madh :
    Mbahu Neno mos ke frike se ke djem ne Amerike!
    Me besim tek Zoti e te SHBA- Shtetet e Bekuara te Amerikes grusht bashkuar rreth flamujve tane me te bukur ne Bote atij Shqiptar e atij Amerikan, atij Amerikan dhe atij Shqiptar!
    Kush ka Ameriken perkrah e vellazeri me shoqi- shoqin ka Nene Terezen e Zotin me vete!

    Vellazerisht

    Klubi Demkrat Shqiptaro- Amerikan

    Nju Jork, me 4 prill 2017

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      ”amerikano” i KDSHA-it,nuk e di se cilit besim i perket,por tu kerkosh 90% sunitoshqipfolesve te Shqiperise qe si symbol apo frymezim kombetar te kene te Madhen Tereza apo F.Nolin me duket cmenduri,pasi me normale per ta do te ishte Erdogan apo Gylen,fundja ky eshte rrealiteti edhe pse per disa duket e pabesueshme…………….!

  9. Iro says:

    Me Qifen apo me Mamon do e zgjidhesh krizen ti?Futi ne burg ata trafikantet e droges dhe prostitutave pastaj hajde bej politike.

    U mbush Shqipria me plehra

  10. ShpetimIdrizi says:

    Valbona edhe une ta mbeshtes ty cdo paradite. Pike per pike. Me realizem perpara dhe mbrapa. Edhe kjo tregon seriozitetin tend ne te gjitha pozicionet. Neser ke bonus nje doze trefletshi. E meriton. Vertet. Respekte Valllllllllbone

  11. elitex says:

    Ky eshte jashte orbite komplet. Do krijoje grup inxhinieresh qe te implementoje per 2 muaj e pak numerimin elektronik, apo do ndryshoje sistemin elektoral brenda dy muajve? Apo do ndryshoje KQZ dhe perberjen e tij brenda dy muajsh e cila kerkon ndryshime ligjesh me shumice te cilesuar!

  12. Elsa says:

    Ik mbushu ne Turqi ti Shpetim Idrizi, o çami i zi!

  13. Ivan i madh says:

    Po ke prokuror te vendose ne task forcen mor Idriz ata qe jane te koruptuar deri ne gjak. A se treguan ata dhe gjykatesit qe nxoren te pa fajshem te gjithe perpiluesit dhe firmusit e shitjes se detit. E kush e beson kete taks forcen tende me keta punonjes te drejtesise me keta mercenare te Berishes te pregatitur nga nje 6mujorshin e plepave Durresit.

  14. qiqiqiqiqqii says:

    komentova dhe …. ti zoti moderator e hodhe ne hale…….!
    Jo mire keshtu!?!?!?!?!?!?!?
    Je i plotfuqishem!
    Nuk kam cfare tju them…..por veproni si te deshironi!

  15. Tony E says:

    Zgjidhje ideale vendosni kryeminister cam dhe Shqiperia zgjidh problemet camet e kane biznesin ne gjak dhe zgjuarsi te lindur

  16. Korabi says:

    Hehe, po ky si pike te pare ka vene votimin e Vetingut. E gjithe maskarada e Ilir Mutit dhe Bashes per te mos votuar Vetingun behet, keshtuqe platforma e Idrizit bie poshte.

  17. grameno says:

    Kjo Platforme eshte,PALET TE DIALOGOJNE,pikenisje eshte kjo platforme,por sdon te thote se eshte PLATFORME PERFUNDIMTARE.Mua me pelqen se thelbi i kesaj thirrje eshte REFORMA NE DREJTESI,votimi i VETINGUT,pa nje gjygjesi te drejte,edhe qeveri zoti te bejn,partive poltike nuk u besohet,Propozimi qe edhe Prokuroria te jet e angazhuar,dhe me procese te shpejta dhe denime me rigoroze ndaj vjedhjeve,gjitmon flase me drejtesi re reformuar,kurresesi me keta gjykates te SALIUT,dhe nje Propozim per depolitizim te KZAZve,eshte shum me vend qe numerimi votave te mos behet nga Partite Politike,por nga nje stafe ,A POLITIK.P.SH. Mesues,administrata etj.dhe me shtrengim masash me ligj,duke i dhene prokurorise ekstra udhzime per te procedu shpejt dhe rrept.Eshte nje nisje shum e mbare.

  18. ZYBER says:

    te nderhyje URGJENT SPARTAK NGJELA……………AI I DI LIDHJET E LIKES,SALES,LULIT,ME RRADHE…….

  19. sela says:

    avash nje here, avash…avash…

  20. shoku says:

    Shpetim e ke emrin, por platforma jote nuk e shpeton dot bashen, meten dhe berishen. Keta nuk duan asgje, vec te shpetojne lekuren e tyre. Dhe kjo krize nuk eshte e popullit, por kriza e tyre.

  21. lindita says:

    Kur u bë dhe ky plehrë që si ka dhënë 1 gotë uji babait të vet të hiqet si politikan që i do të mirën vendit. Fajin e ka Rama që i dha pushtet. Çamët e qelbur të therrin natën dhe të qajnë ditën. Si nuk zhduket kjo farë e keqe. U bëre edhe ti e partia jote si ajo LSI -ja e qelbur, kancer për shqiptarët e gjorë. Plehra, minj gjirizesh.

  22. shoku says:

    Jo 7, por 77 pika te kete plateforma jote, ka aty te shkruar qe basha, meta, berisha do i shpetojne burgut? – Jo.
    Ka aty qe meta te jete kryeminister? – jo.
    Ka aty qe basha te marre pushtetin ne tavoline? – jo
    Ka aty berisha te behet kryetar parlamenti, Jozefina ministre e mbrojtes, Noka i drejtesise etj? – jo
    Ka aty riciklim dhe perseritje te modelit te qeverisjes se djeshme? – jo
    Atehere ç’dreq platforme eshte?
    Ah se per pak harrova!
    Ka aty ne platforme qe populli te mos kerkoje vetting? – jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje