VIDEO/ Plas skandali në Kosovë, regjistrohen trajneri dhe gjyqtari duke bërë marrëveshje

4 Prill 2017, 20:15Sport TEMA
VIDEO/ Plas skandali në Kosovë, regjistrohen trajneri dhe gjyqtari

Në Kosovë ka shpërthyer një tjetër skandal që përfshin emra të njohur të futbollit në këtë vend.

Portali “IndeksOnline” ka publikuar një video ku dallohen trajneri i Dritës, Ismet Munishi, duke biseduar me gjyqtarin kosovar Bajram Gashi dhe vëzhguesin Ali Ajeti.

Palët diskutojnë për tolerimet apo ndeshjet e manipuluara në Kosovë dhe gjyqtari ka pranuar se ka influencuar në të kaluarën vendimet për ndeshjen Drita-Prishtina.

Palët bien dakord që gjyqtari në fjalë, i cili ishte paracaktuar për të gjykuar përballjen me këtyre dy skuadrave nesër, të bëjë maksimumin për të mbështetur Dritën që të mos rrezikojë rënien nga kategoria.

Pas publikimit të videos, klubi i Dritës ka vendosur të pezullojë menjëherë trajnerin Munishi, ndërsa gjyqtari në fjalë është hequr nga lista e ndeshjeve të nesërme.

Ndërkohë, edhe Ministria e Sportit në Kosovë i ka kërkuar FFK-së që të marrë masa ndaj këtyre skandaleve që po dëmtojnë imazhin e vendit pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje