Vjen përgjigjia e parë e PS për Metën: Nuk votojmë asnjë qeveri pa Edi Ramën kryeministër, nuk i nënshtrohemi presionit

Pas kërkesës së Ilir Metës për qeveri besimi, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Deputeti socialist Namik Kopliku, shkruan se PS nuk mund të votojë asnjë qeveri, pa Edi Ramën kryeministër.

“Nisur nga kriza artificiale e provokuar nga opozita javet e fundit, si dhe nga zgjidhjet e propozuara apo supozuara nga faktore te tjere keto dite, per qeveri “teknike” apo “simpatike”, qeveri te “besimit” apo “nenshtrimit”, qarkullojne zera per nje lëshim qe i duhet bere opozites.

Mbi te gjitha (mbase i vetmi, por i kamufluar me te tjera kerkesa) kerkohet qe Edi Rama te mos jete kryeminister deri ne zgjedhje ( a thua do e mireprisnin si kryeminister  pas fitores se zgjedhjeve?! ).

Edi Rama nuk e ka zgjedhur veten ne ate  detyre, por ai eshte mandatuar nga shumica parlamentare qe perfaqeson shumicen e votuesve ne vitin 2013. Pra, edhe sikur te mendohet qe kjo mund te qetesoje  opoziten dhe faktore te tjere, ai nuk ka drejte te vendose ne kundershtim me votuesit e PS, anetaret e PS, organet drejtuese te PS si asamblea kombetare dhe kongresi i PS.

Nisur nga sa me siper, nese do behej diskutim ne strukturat e PS si asamblea kombetare apo kongresi, do i nenshtrohesha vendimit te shumices.

Si deputet, perfaqesues i votuesve te PS ne qershor 2013, te cilet kane votuar njeheresh per PS-ne dhe Edi Ramen kryeminister, une ne Kuvend nuk kam te drejte morale ti nenshtrohem asnje “llogari politke” dhe aq me pak “presioni” nga kushdo qofte, duke anashkaluar vullnetin e atyre qe na zgjedhin me mirebesim se perfaqesojme ata dhe jo veten tone personalisht”, thotë deputeti socialist.

Nese ndokush e konsideron kete deklarate publike si “shkelje syri” apo “dashuri te zjarrte” per kryetarin e PS ne periudhe hartimi listash perfaqesimi te subjekteve politike ne zgjedhjet e 18 qershorit, nuk kam mundesi ti bind qe nuk eshte ashtu, sido qe gjate mandatit jam nder te rradhet apo shume te rradhet qe publikisht jam shprehur dhe kam kundershtuar kur nuk kam qene dakord me kryetarin e PS-se.

Deklaraten e bej per te sqaruar edhe ndokend brenda rradheve te PS apo pertej, te “trembur nga bubullimat” e çadres dhe rretheqark asaj çadre, qe ky eshte arsyetimi im si deputet dhe perse nuk do votoj ne asnje rrethane nje qeveri pa Edi Ramen kryeminister.

PS : Me date 18 qershor le te vendose vetë populli shqiptar se ke deshiron kryeminister”, vijon Kopliku

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...