Vjen përgjigjia e parë e PS për Metën: Nuk votojmë asnjë qeveri pa Edi Ramën kryeministër, nuk i nënshtrohemi presionit

4 Prill 2017, 09:22Politika TEMA

Pas kërkesës së Ilir Metës për qeveri besimi, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Deputeti socialist Namik Kopliku, shkruan se PS nuk mund të votojë asnjë qeveri, pa Edi Ramën kryeministër.

“Nisur nga kriza artificiale e provokuar nga opozita javet e fundit, si dhe nga zgjidhjet e propozuara apo supozuara nga faktore te tjere keto dite, per qeveri “teknike” apo “simpatike”, qeveri te “besimit” apo “nenshtrimit”, qarkullojne zera per nje lëshim qe i duhet bere opozites.

Mbi te gjitha (mbase i vetmi, por i kamufluar me te tjera kerkesa) kerkohet qe Edi Rama te mos jete kryeminister deri ne zgjedhje ( a thua do e mireprisnin si kryeminister  pas fitores se zgjedhjeve?! ).

Edi Rama nuk e ka zgjedhur veten ne ate  detyre, por ai eshte mandatuar nga shumica parlamentare qe perfaqeson shumicen e votuesve ne vitin 2013. Pra, edhe sikur te mendohet qe kjo mund te qetesoje  opoziten dhe faktore te tjere, ai nuk ka drejte te vendose ne kundershtim me votuesit e PS, anetaret e PS, organet drejtuese te PS si asamblea kombetare dhe kongresi i PS.

Nisur nga sa me siper, nese do behej diskutim ne strukturat e PS si asamblea kombetare apo kongresi, do i nenshtrohesha vendimit te shumices.

Si deputet, perfaqesues i votuesve te PS ne qershor 2013, te cilet kane votuar njeheresh per PS-ne dhe Edi Ramen kryeminister, une ne Kuvend nuk kam te drejte morale ti nenshtrohem asnje “llogari politke” dhe aq me pak “presioni” nga kushdo qofte, duke anashkaluar vullnetin e atyre qe na zgjedhin me mirebesim se perfaqesojme ata dhe jo veten tone personalisht”, thotë deputeti socialist.

Nese ndokush e konsideron kete deklarate publike si “shkelje syri” apo “dashuri te zjarrte” per kryetarin e PS ne periudhe hartimi listash perfaqesimi te subjekteve politike ne zgjedhjet e 18 qershorit, nuk kam mundesi ti bind qe nuk eshte ashtu, sido qe gjate mandatit jam nder te rradhet apo shume te rradhet qe publikisht jam shprehur dhe kam kundershtuar kur nuk kam qene dakord me kryetarin e PS-se.

Deklaraten e bej per te sqaruar edhe ndokend brenda rradheve te PS apo pertej, te “trembur nga bubullimat” e çadres dhe rretheqark asaj çadre, qe ky eshte arsyetimi im si deputet dhe perse nuk do votoj ne asnje rrethane nje qeveri pa Edi Ramen kryeminister.

PS : Me date 18 qershor le te vendose vetë populli shqiptar se ke deshiron kryeminister”, vijon Kopliku

10 komente në “Vjen përgjigjia e parë e PS për Metën: Nuk votojmë asnjë qeveri pa Edi Ramën kryeministër, nuk i nënshtrohemi presionit”

  1. Mimi says:

    eshte e vertete Zoti Namik Kopliku . Njeriu ka nje shtylle kurrizore sidomos deputetet duhet ta kene dhe te fuqishme bile.
    Me vjen keq qe partite kalojne sa andej sa kendej dhe kjo dihet vetem per veten e tyre.
    Zgjedhje pa Edi Ramen Kryeminister edhe une dhe shume te tjere populli i thjeshte nuk mund te kete skemi kohe per lodra .
    Cadra le te rrije ku te doje , si te doje dhe sa te doje.Presione te tilla asnje nuk duhet te pranoje.
    Faleminderit.

  2. anticensurë says:

    “Edi Rama nuk ka zgjedhur veten në atë detyrë, ……”??????
    na mbyti humori i zi!!
    o namik po i mbush mëndjen vetes apo po talll arët me ne??
    sipas teje dhe berisha nuk kishte zgjedhur veten por e kishte emruaaaaar …,zoti??
    se sipas tij nuk kishte njeri tjetër që mund të sillte dhitmokracinë!!
    ju jeni fantastik,i keni mbushur mëndjen vetes dhe të gjithë duhet tiu ja pranojnë idiotësitë!!

  3. arber agalliu says:

    HAJDUTET MASHTRUSET LLUMI kerkojn nje qeveri mostrat si veten , jan aq te shumt mostrat hajdutet qe i ngjajn lul bashes ne kte vend , sa mund te themi qe vertet ky vend nuk behet kurr , se ktu jan te shumt ata qe nuk e duan shtetin , rrespekte per vertetsin dhe karakterin tend zoti NAMIK , ne ju kemi votuar ju me ED RAMEN kryeminister , per asnje qeveri tjeter nuk keni te drejt ta shperdoroni voten ton , ne nuk do biem preh e kriminelve dhe antishqiptarve te PDse , qe shiten detin , vodhen 300milion euro kur ishin ne pushtet dhe vran njerez ne bulevard , ne duam shtet duam drejtesi , prandaj votuam , mos ju nenshtroni rrugaçve dhe llumit te kti vendi qe duan te shmangin vetingun e drejtesin , se kta mostra kan ber namin duke vjedhur vrar dhe duke ber tradhti komtare dhe nuk i ka hyr gjemb ne kemb deri sot , se si veten kishin dhe gjyqsorin plerat , RRESPEKTE PER BESIMIN QE TREGON KARSHI NESH VOTUSVE ZOTI KOPLIKU DHE PUN TE MBAR.

    1. anticensurë says:

      o abri
      një nga maskarenjtë është në krah të ramës,o abri!!për ilir bllok skraparin e kam!!
      e di atë thënjen “se kur fillon e kurvërohesh nuk numëron më sa hyjnë në krevat”?kurvarin e parë e futi një vit më parë në krevat,nëse hyn një i dytë!?si prish punë kujt!ti vazhdo e kujto se ramën e ke të ndershëm,ke vënë unazën dhe stë ndan gjë nga ai!!unaza i ruan virgjërinë sa herë fut në krevat zuzarë të rinj!!
      sidomos gjyma e fjalisë së fundit,me shkronja të mëdha,më mallëngjeu shumë!!po e mbyll të shkoj të liroj pak fshikzën e “lotëve”!

  4. Amnistia e Rama zanit says:

    Parti enver jemi gati perhere edhe bar te hame.
    Pergjigje tipike e nje besniku te Partise. Can you kujtove Erjon Bracen .

  5. dada says:

    shume e turpshme ilir floriri. ok PS te vendos cadren e vete ne bulevard

  6. Bushi says:

    Zoti Namik kame respekt,dhe jame dakord me ato qe thua.Edi Ramen nuk e vuri kryeminister as Berisha,as Basha e as Ilir Meta.Ate e vune njemiljon shqiptar dhe parlamenti shqiptar.Keshtu qe ne si populli vertet (Se ka dhe ca çapaçula ne çader qe e quajne vehten popull),nuk mund te pranojme kryeminister tjeter.Poshtersia qe bene sot Meta dhe LSI-ja tregon se ata jane kollona e peste e futur nga mafia e Sali Berishes.Te them qe te kete turp Meta,ai nuk ka turp.Por nje gje kaq te keqe qe ka bere para popullit shqipetar,duke u shkeputur nga koalicioni,do te ndeshkohet rende,ne mos sot,neser.Kame bindjen,se, edhe pse ai po shkon me pd-ke do turperohet,nuk ka per te fituar.Nuk e kuptoi,pse gjithe ky mmlef ndaj Edi Rames.Ndoshta edhe ky (Meta) e ka frike vetingun.

  7. Aseni says:

    Luli eshte shtrire ne bulevard, perplas kembet e kerkon qeverine so femije. Dhe te gjithe japin mend, si ta qetsojne femijen. Po sikur te mos merresh fare me te, care ndodh?

  8. . says:

    Po ….. po …..

    Populli njeh per 4 vjet vetem Z.Rama per Kryeminister … ne 18 Qershor do vendose perseri nese pelqejne Z.Rama … presim 18 Qershorin.

  9. Ela says:

    Nuk kemi ç’t’i bëjmë as opozitës e askujt që sheh ëndrra me poste kryeministrore!!
    Edhe 4 vjet, biles ndoshta edhe 8 vjet, i duhet të presë sepse Edi Rama është i votuari nga shumica dhe Ai do jetë jo vetëm sot por edhe kryeministri i ardhshëm, pas 18 qershorit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje