“Zëri i Amerikës”: Ilir Meta trondit qeverinë, Rama ndodhet në pozitë të vështirë

4 Prill 2017, 17:10Politika TEMA

Në Shqipëri Lëvizja socialiste për Integrim tha mbrëmë se vendit i duhet një “Qeveri besimi” duke paralajmëruar qartë se ajo nuk do të pranojë të hyjë në një proces zgjedhor që nuk ofron garanci për pjesmarrjen e opozitës dhe se në një rast të tillë ajo nuk mund të jetë në koalicion me socialistët. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së LSI-së, kryetari i saj Ilir Meta deklaroi se forca që ai kryeson është e gatshme të vërë në dispozicion të zgjidhjes politike që nga mandati i tij si kryetar i parlamentit deri te mandatet e ministrave të tij dhe postet politike që LSI mban.

Lëvizja socialiste për integrim bëri një hap befasues mbrëmë, duke i dhënë një kthesë të re zhvillimeve politike në vend, 24 orë pas një darke të gjatë që kreu i saj Ilir Meta pati një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ndonëse fjalën e tij ai e nisi duke folur për rëndësinë “imperative të një dialogu urgjent dhe të një zgjidhjeje politike” pasi “çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura, të pa kontrolluara dhe me pasoja të paparashikueshme” zoti Meta ishte fare i qartë kur u shpreh se “vendi në këto momente ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithë-pranuara nga të gjithë”. Një qeveri e cila sipas tij duhet të ketë disa objektiva, të cilat janë praktikisht ato për të cilat po këmbëngul prej më shumë se 6 javësh opozita e cila është e drejtëpërdrejtë në kërkesën për një “Qeveri teknike”.

Kështu zoti Meta përmendi se “Qeveria e besimit” duhet “të garantojë mos-përfshirjen e administratës publike në zgjedhje dhe në veçanti të Policisë së Shtetit. Të garantojë një luftë të ashpër dhe pa asnjë kompromis ndaj fenomenit të drogës dhe ndaj çdo përpjekjeje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve. Si edhe të garantojë dhe realizimin e plotë, të thellë dhe transparent të procesit të dekriminalizimit. Realizimi i reformës zgjedhore është po kështu një kusht i domosdoshëm dhe një detyrim ende i pa përmbushur dhe i pakapërcyeshëm si një garanci e pa tjetërsueshme për realizimin e zgjedhjeve me standarde më të larta, për realizimin e një gare zgjedhore me kushte të barabarta për të gjitha partite”, u shpreh zoti Meta.

Por cili është kuptimi sipas LSI-së i “Qeverisë së besimit”? “Qeveri e besimit për ne nuk duhet parë si çështje forme, por duhet parë si çështje përmbajtjeje. Pra edhe kjo qeveri kështu siç është mund të jetë qeveri e besimit nëse jep garancitë e duhura dhe merr angazhimet e duhura për të realizuar ato objektiva që unë përmenda pak më parë”, shpjegoi zoti Meta, ndërsa më pas , i pyetur nëse “Qeveria e Besimit në zgjedhje e parashikon zotin Rama si Kryeministër apo e përjashton atë?” ai u përgjigj se “padyshim që e presupozon zotin Rama, por për këtë ai duhet të punojë që t’i japë besim opozitës për zgjedhje”, gjë të cilë e djathta e ka përjashtuar kategorikisht.

Zoti Meta shkoi më tej kur tha se në funksion të zgjidhjes politike partia e tij “vendos të vër në dispozicion të zgjidhjes politike në vend të gjitha mandatet e saj politike që nga mandati i Kryetarit të Kuvendit, mandatet e ministrave të saj, si edhe të gjithë postet politike të përfaqësimit të saj”. Një deklaratë e cila duket më shumë një paralajmërim për një tërheqje të saj nga qeveria, ndonëse shpjegimi ishte se “kjo do të thotë se nëse përfaqësuesit e opozitës mendojnë se me këtë ofertë tonën, kanë një mundësi rikthimin në institucione për të kontribuar për zgjedhjet, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në emër të interesave të vendit”. Megjithatë paralajmërimi bëhet mëse i qartë kur LSI-ja nënvizon se “nëse lidershipi i Partisë Socialiste, nuk do të tregojë përgjegjshmëri maksimale dhe vullnet politik për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën, që ajo të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe një farse elektorale të mundshme”.

Qëndrimi i LSI-së e vë në një pozitë tejet të vështirë kryeministrin Rama, i cili deri më tani ka kundërshtuar çdo mundësi për një qeveri teknike të kërkuar nga opozita si dhe ka këmbëngulur se do të ishte i gatshëm të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën. Një pozicion që duket se do të jetë i detyruar ta rishikojë pas daljes publike të aleatit të tij kryesor.

http://www.zeriamerikes.com/a/3794717.html

34 komente në ““Zëri i Amerikës”: Ilir Meta trondit qeverinë, Rama ndodhet në pozitë të vështirë”

  1. butrinti says:

    O TEMA ! BEERRRRRRRRRRRRRRRR VITINGU, LEPURI NE BARK . HALLI I ILIRIT.

    1. Tony uk says:

      Edi Rama po e nxjerr lsi jashte loje shume bukur,pse kujtoni ju likja nuk ben mocion mosbesimi ndaj qeverise,e dine shume mire qe edi i ka numrat dhe lsi del jashte loje.
      Prandaj dhe Edi i thote te shkojme ne zgjedhje bashke sepse do qe like kanceri te largohet vete dhe njerezit te shohin Lsi e vertete,qe nuk do reformen ne drejtesi se ju perfundon like floriri brenda.
      Te ishte qe Edi si kishte numrat keta e kishin hequr qysh ne korrik.
      Ckujtoni ju se Edi i ka afruar ne darken kater oreshe,asgje i ka thene hyjme bashke po me kushtet e mia prandaj dhe Iliri doli mbreme me ate deklarate.
      Likja e di qe Edi do i fitoje zgjedhjet bidshem dhe i ka zene paniku bashke me pd.
      Nje loje shahu e luajtur shume mjeshterisht nga Edi!!

      1. LORA says:

        Ndaj te njejtin arsyetim me ju ,Tony uk.
        Ekzaltimi I “zerit te elez biberit” ,gjeneruar nga kurvlliqet e integrume te nahijes LSI-ste dhe nahijes shqup-se,,,,,,ka per tu tret shume shpejt.
        Arixhinjte e integruar ne cadren e krimit dhe turpit pa limit,jane deri me 18 qershor ne peshoren me te sakte te shqiptareve te pas-nentedhejetes.

  2. Usa says:

    Edi Rama duhet ta bente prej kohesh ndarjen nga ilqir Muti. Te bente zgjedhje te parakohshme dhe ta nxirrte LSI-ne opozite dhe PD-ne automatikisht te shkrire.
    Tani eshte teper vone te luash letrat Edi. Lsi te ka minuar nga brenda themelet.
    Nuk behet mik ilqir Muti. Njeri qe shet cdo hje per te perfituar vete.

    1. korçari says:

      O Like floriri ,o hajdut i thesarit te popullit ngado qe t’a dredhesh e ke mbrena nuk mund te fitosh mbi USA dhe BE po me mire voto vetingun mbase pastaj mund te kihet pak meshire per denimin tend dhe mbaje mend se nuk mund te mundesh nje popull me 200 kriminele te çadres dhe pese kriminele te LSI ,fundi do te jete i llahtarshem per ju si antishqiptare dhe maskarenj

      1. Edkari says:

        Per te miren e Edi Rames e kam qe i them-ik sa je ne kohe.
        Edi Rama ne se nuk iken keto dite do i duhet te perballet me inatin e demokrateve e shumices shqiptareve
        qe kane me nxjerre inatin mbi te dhe rilindjen qe sajoi qe te shkaterroj Shqiperine.
        Kam frike dhe nuk do desheroja qe Edi Rama me te tijet te mbese pengu turmes.
        Ik Edi Rama sa nuk eshte vone se nuk ke pare gje akoma.

        1. Tani says:

          Duket njëriu idhnak që ka humb vendin e punës në administratë.

  3. tfgs1 says:

    Corapekuq,e hengre te ”gjatin”,keshtu ndodh kur lidhe besen me sunitet dhe tourkocamet e pabese………..

  4. enter"" says:

    Ilir Meta! Ne emer te popullit vafsh mbapra djellit.

    Nje dite, heret apo vone do ta paguash mire.

  5. artan says:

    Po dhe ky Zeri I Amerikes si nuk u lodh duke I sherbyer Sales dhe PD-se deri ne fund, dhe tashme ne mynyre te qarte. Artikull tendencioz, pa asnje analize,pa burime, pa te dhena, thjesht nje opinion vetjak qe I sherben thirrjes per destabilizim te sistemit nga forcat e korruptuara PD dhe LSI. por tashme po I del boja dhe ketyre te zerit te Amerikes qe krijojne dhe fryjne kriza nga hici. Mbase ky gazetaruc sherbetor politik duhet te kishte analizuar me pare 1) ne cilin vend demokratik kerkohet rrezimi I qeverise dy muaj para zgjedhjeve dhe kur qeveria ka dale me votat e zgjedhjeve te meparshme. nese behet nje pazar I tille eshte thjeshte marreveshje per te shkaterruar institucionin e zgjedhve. 2) cila eshte kriza per te cilin investohet ky gazetaruc sherbetor sepse te gjitha raportet nderkombetare tregojne qe ne Shqiperi mbidhet droge, por kapet dhe shkaterrohet ne mynyre progressive qe do te thote ‘progress relativ’ 3) cila eshte historia dhe te dhenat e qeverive teknike ne Shqiperi -shkaterrim insticionesh, lefte bandash dhe lulezim I luleve te korrupsionit dhe amminsti te horrave si Berisha, Nano, Meta dhe tani horri I horrave Basha vate. 4) cila esht trajektoria e reformes ne drejtesi dhe bojkoti I PD-se se te del shpejt llogaria e protestes

  6. SHBA,BE says:

    META_ SALA_BASHA ne burg dhe zgjidhet kriza

  7. . says:

    … META qelbesira dhe i pabesi … duhet te poshterrohet dhe demaskohet perfundimisht me voten e popullit ne 18 Qershor … perkrahesit e LSI-se t’e largohen nga kjo parti mashtruse tamam si Ceta-Veriore e PD-se ….
    Z.Rama kryeministri edhe per 4 vitet e ardheshme, kryeministri me i sukseshem dhe me i respektuari nga Nderkombetaret, BE-ja dhe USA.

  8. flori77 says:

    Dihet qe Edi deshiron qe ti kete krahet e ngrohta nga te gjitha anet, por edhe kaq nuk mundet qe te beje! Per mendimin tim me mire do te ishte qe sejcila parti te dilte vecmas ne keto zgjedhje dhe te shihej tamam se sa mbeshtetje ka sejcila prej tyre. Keshtu edhe PS dhe Rama vete do te merrte mesazhin qe duhet te marri, me pak fjale dhe me me shume vepra. Andaj te mendohet mire Rama dhe kodoshet e tij kur te flasin lart e poshte, se pa LSI normalisht qe gjerat dhe situata do ishte me e veshtire e me plot probleme! ?

  9. Peci says:

    Ilir meta duhet te dorzoje parate e vjedhura ose me qarte floririn eshte nje i rrezikshem ai duet fshire er zverku iken hu hu bajga

  10. Lakja says:

    “Baralioni” Saliban në burg me sojesorrollop!!!

  11. Ivan i madh says:

    Erdhi fundi kanceri Ilir dhe semundia kanceroze lsi shpertheu se me nderhyrjen e kirurget amerikanoevropiane kjo semundie do diastikohet duke i verefikuar vetingu dhe reformat ne drejtesi qe do te realizohen nen mbikqyrjen e tyre. Pra kjo semundje kanceroze per hesapet te saj shkel kushtetuten dhe tallet me voten e elektoratit te majte. Frika tjeter eshte se po mos mori pjese banda PD ne zgjedhje Like kufoma ne dekompozim dhe banda e tij hajdute kalon atutomatikisht ne opozite dhe keshtu fillon shkatrimi i plote i kesaj bande bashibozukesh dhe mbetjet nga jashte qitja kombetare

  12. ilo says:

    Fjala e Fatmir xhafes qe dashuria ka mbaruar te pakten ruaj qetesine eshte “profetike” Likja e ka humbur edhe kete te fundit ne ka bythe te mos bej llogje kaveje por te bej mocion mosbesimi per qeverine dhe nese arrin ta rrezoje ta kete te sigurte cadren e qytetreva jo te lulushit dhe te tij por te shqiptareve para qeverise se tij te ‘bythqimit”

  13. SITI says:

    O VOA
    KENI MARE NDONJE FLORI NGA AI KATUNARI QE ESHTE NE BURG SE VODHI THESARIN???
    KATUNARI KISHTE NJE SUPER GAMOR AMG. 3 TON MBANTE NE KURRIZ.

  14. rumpallhana e ripjelljes says:

    Rilindas ju moren ne qafe qafirat. Shtrengoni radhet reth qifes tim idrizit dhe kelit te mesiles dhe perpara per fitore te reja. Mos beni fare zgjedhje per inatin e frontit te se keqes. Ramistanin mbret , Ballen, Bracen, Beqjen Sterkajn, Rodhin, Prengen, Bushin, Termetin lordame dekret te mbretit ramistan dhe mbyllet kjo hitori, lideri dhe ju ne qiellin e shtate.

  15. Shushica says:

    Une nga serbet nuk dua te mesoj asgje por ndonjehere duhen imituar……Presidenti i sapozgjedhur Vucic kur ishte kryeminister heren e pare kishte probleme me socialistet e Dacicic ..atehere çberi ..dha doreheqje ,shperndau parlamentin dhe ne zgjedhje mori shumicen absolute …..kryeminister qe ben ate qe vendos shumica e tij …Tani mori presidencen dhe ndihet i fuqishem te realizoje ate program te tipit titist ,ha nga perendimi ,ha nga Rusia ,ha nga Kina dhe populli e perkrah …Dhe te gjithe e lajkatojne….Rama ..ne se je burre shteti ,shperndaje ate parlament ,mos e vra mendjen per presidentin ,merr camet me vehte sepse te pakten shikojne vetem nje objektiv dhe lere Berishen ,Meten dhe Bashen ne keneten e tyre …..Jam i bindur qe me karten e vettingut do te marresh 65…75…perqind …Duke qene thjesht nje komentues ….degjoje kete kambane eshte nje koment i thjeshte …. por .politiken e njoh deri ne detaj …..
    Ne se nuk ben nje veprim te paparashikueshem …kujtoje …do te perfundosh keq ti dhe mbas teje e gjithe Shqiperia …..
    Ka dhe nje rruge tjeter ,terhiqu dhe ne vend tend zgjith njete ri ,me kulture dhe te guximshem ….Une do te te propozoja Keti Bazhdarin …jam in bindur qe do te turullosje te gjithe peshqit e politikes shqiptare …Vepro …leri llogjet dhe takimet me diplomatet ,ke popullin e majte me vehte …qe eshte shumice absolute ne Shqiperi

  16. Baca-Bajram says:

    DIHET, LIKJA E KA HALLIN TE VETTINGU, DHE E DI MIRE SE KU SHKON PO TE APROVOHET, PRANDAJ BEN VICKLA LIKJA DUKE U HEDHUR NGA DEGA NE DEG, APO SI NJE LAVIRE NGA K-NE-K. FAJIN E PATI RAMA QE BERI KOALICIONIN ME TE NE 2013. SIC I THON KUR FLE ME QENT DO COHESH ME PLESHTA. PRANDAJ ESHTE KOHA PER RAMEN T’I HEQI QAFE PLEHRAT E LSI-SE, QE DERI ME SOT S’KANE BER GJE VEC SE KAN MABJTUR VENDIN PENG DUKE PROSTITUAR SA ME PD-NE DHE PS-NE VETEM PER INTERESAT E “KOMBIT”, D.M.TH. XHEPAT E TYRE. PLEHRAT E KAN QELBUR KETE VEND DHE KA ARDHUR KOHA QE POPULLI T’U TREGOJ VENDIN E DUHUR.

  17. WEB1 says:

    O edo po behu burr mor aman se na vdiqe !,,,,dil vetem ne zdhjedhje ,le ta provoje edhe meta sa i vlen lekura .Dil ta kuptosh n.q.s ky popull ka mjaftueshem loqe per tu komanduar nga ty apo nga feudalet si berisha apo meta .Po e moren ata le te rrine shqiptaret gjithe jeten duke kerkuar lemoshe neper europe ,apo te paguajne rryshfete deri sa te vdesin ,aq sa kishe mundesi ,aq bere

  18. Sypeshkaqeni says:

    E nxorri koken Morri Skraparit. Sja mban bytha per vetting . Zgjohu o Shqiptar mos i voto keta Morra e Zvarrnik qe kane frike nga e verteta. Zgjohuni, dilni ne shedh prishjani çadrën Zvarranikut berrisha dhe Morrit meta. Dilni ne shesh dhe protestoni “DUAM VETTING” dilni para shqup-it para kuvendit

  19. . says:

    META …. e 3-ta tradheti ne POLITIKE !
    2005, 2013 dhe tani ne 2017-ten ….

    META … politikani me i ndyre, i pafytyre dhe i pabese …

  20. Edi NYC/USA says:

    Berisha/Meta/Nano aleanca e KRIMIT ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTAR (K.O.S.S.)

  21. Treviso says:

    Kanceri i politikes gjate 4 vitevet te qeverise Rama ka qene LSI dhe jo Lulzim Basha me partine e tije. Edi Rama eshte treguar koke forte me keshillat e komentuesve qe i kane shkruajtur nga emigracioni. Emigrantet nuk kane interesa personale nga partite politike, por kerkojne stabilitetin e vendit dhe punesim per te gjithe
    Prostituta LSI qe ne formimin e saje ka luajtur nje rrol destabilizues. Nuk duhen harruar lidhjet e kryetarit te prostitutes LSI me mafjen puljeze.
    Nuk duhet harruar pergjigja e Prostitutes pas vrasjes se 4 qytetareve me duar ne xhepa para kryeministrise, me 21 Janar te 2011.
    Nuk duhet harruar blloku i shenimeve qe mbante 7% per tenderat dhe venet e punes per shoket e kryetarit te prostitutes. Veç se Rama i harroje keto, jo me lidhjen e kontrates me prostituten, se qe i detyruar nga politikane serjoze te Europes, por me kalimin e kohes. Prostituta doli hapur kundra vetingut dhe Rama nuk punoi aqsa duhet per te marre masat ne moment. Aeshte kryetari i prostitutes ne listen e zeze te SHBA-ve? Sigurisht qe eshte, por jane pritur se si do rridhnin ngjarjet dhe pastaj do te ………
    A do te ndikoje tek vetingu makinacioni i partise prostitute? Ky makinacion eshte bere apostafat per ta penguar vetingun, por lodhen kot. Vetingu nuk ka shans njeri ta ndaloje. Ta vonoje po. Deshira e popullit nuk eshte qe te formohet qeveri teknike, por te hyjne ne burg politikanet mafjos, si kryekrimineli Berisha, krimineli Basha dhe Ilir Prostituta, per bemat e tyre.

  22. . says:

    I PABESI, I PAFYTYRI POLITIKANI SHQIPTAR – ILIR META !

    DREJTESIA DO FITOJE DHE TI DO ARRESTOHESH !

  23. vman says:

    Iliri e keqja e shqiptareve , njeriu me i korruptuar!

  24. Peco says:

    Qeveri besimi? Interesante kjo! A thua se PD dhe Ilir Meta u treguan besnik ne marveshjen per votimin e Vetingut! Por, ajo qe te cudit eshte fakti pse edhe PS nuk ve kushte qe opozita te kthehet ne parlament,te votojne se bashku me Meten Vetingun, te regjistrohen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe pastaj te bisedohet per modalitetet e qeverise se besimit. Natyrisht, PD as qe ka per ta pranuar. KJo do te beje qe atyre do ju mbyllet goja dhe Ilir Meta ne kete rast del fare i zbuluar ne kushtet qe i ve PS.

  25. Lennard says:

    O EdKari shko lidhu me Sale-Sumen dhe Likepidhin.Ben gam gam kot.Kryeministri Rama eshte ne pozite te shendoshe se ka perkrah SHBA,BE dhe 90% te shqiptareve.Perpara per Vetingun dhe ne esfel vafshin te korruptuarit dhe tradhetaret

  26. Ledio says:

    Spiunet Serbo-Ruso-Grek me ne krye Sali Qenin, Ilir Koklopen edhe Lule Bashen jane hedhur ne sulm. Per hajer u dalte.

  27. beni says:

    O sal ka… merr dhe ilir pidhi…. dhe qiu..i se nuk ka poull me pa tru tju votoj me

  28. SHUMICA E SHUMICES says:

    HYRE VETEM NE ZGJEDHJE DHE FTO NDERKOMBETARET TA MBROJNE POPULLORE. DO TE KESH MBI 75% TE VOTAVE SI PS KJO ESHTE GARANCI POPULLORE [VETEM MBROJE VULLNETIN E POPULLIT DHE KAQ NUK KA NEVOJE AS TE BESH AS FUSHATE]

  29. Rigoni says:

    Zeri i Amerikes apo zeri i elez biberajt ???…………Ha o elez se ke plot per te ngrene,bashke me ilirin dhe lulashin dhe fshatarin tend te vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje