Balla: Vetting-u do largojë politikanët e korruptuar. Shqipëria, e vetmi vend ku opozita s’do zgjedhje

Shqipëria duhet të shpëtojë jo vetëm nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por edhe nga politikanët e korruptuar.

Kështu deklaroi deputeti i PS Taulant Balla, gjatë një takimi në Elbasan, ku tha se Shqipëria ka të vetmen opozitë në botë që nuk do zgjedhje.

“Nuk ka vend në botë ku opozita të thotë nuk dua zgjedhje. I vetmi vend ku opozita nuk do zgjedhje është Shqipëria. Dhe e dini pse nuk do zgjedhje? Nuk duan zgjedhje sepse duan të mbajnë peng vettingun. Sot që kanë mandate deputetësh nuk duan të vijnë në Parlament për të votuar vettingun”, tha Balla.

Ai theksoi se, reforma në drejtësi i duhet Shqipërisë sepse nga vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, drejtësia që do të rilindë dhe do të bëjë edhe vettingun e politikanëve të korruptuar.

“Është një domosdoshmëri që Shqipëria të shpëtojë edhe nga politikanët e korruptuar, por kjo nuk mund të bëhet nesë ne nuk pastrojmë dot sistemin e drejtësisë”, tha Balla.

Gjatë takimit me të rinjtë Balla u shpreh i bindur se në 18 qershor PS i fiton bindshëm zgjedhjet edhe e vetme.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Balla: Vetting-u do largojë politikanët e korruptuar. Shqipëria, e vetmi vend ku opozita s’do zgjedhje”

  1. Fredi FR says:

    Nuk mund te thuash i vetmi vend ne bote,kushedi……mund te kete ndonje vend ne Afrike 😀

  2. pjeter says:

    une dote doja qe njerzit te shkojne ne mase te votojne,dhe shpresoj qe te ndodhe nje gje e tille, me nje prqindje te larte, dhe partite si e topit, po bojaxhiu dhe benke blushi te mos rrine duar bosh, ps ja per deri sa mori keto pergjgje, duhet te filloje nje fushate te eger kunder ketyre te lsi-se parti pa identitet parti matrapazesh, i njihni shume me mire ju qe keni bashkejetuar per 4 vjet,,,, te gjitha partite e regjistruara te mund te bejne fushate elektorale, per te krijuar nje e lektorat, goditja me madhe qe populli do jujape ketyre delnxhinjve, eshte te marrin pjese ne masse, dhe po doli njeri te pengoje sgjedhsit, arrestojini, nuk me e rendesishme se sa fiton ps, apo sa marrin te tjerat, kryesorja qe shqiptaret qe kane te drejte vote te shkojne te votojne, shqiptare po nuk jupelqeu rama, votoni per partite e tjera qe do te marrin pjese ne zgjedhje, basha me bashibozuket nuk na pyet se a duam qe ti bojkotoje zgjedhjet, nuk na perfaqesojne po nuk na dhane mundesine qe te votojme, jane kanceri i shqiptareve keta bastarde.

  3. hotlisht mbi bisht says:

    Po pse ti do qendrosh gjasme o kokeqoshe

  4. hotolisht mbi bisht says:

    Moderator publikoje postimin e Hotolisht mbi bisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *