FOTOT/ Disa copëza nga Koreja e Veriut

5 Prill 2017, 15:13Lifestyle TEMA
FOTOT/ Disa copëza nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut është një vend i mbyllur dhe kjo ka bërë që pak të dihet rreth jetës që bëhet atje. Por herë pas here, reporterët apo turistët që e vizitojnë kapin “copëza” të realitetit të vendit komunist.

Shteti imponon kontrolle të rrepta për të huajt që hyjnë në vend. Vizitorët porositen që në momentin që mbërrijnë se çfarë u lejohet të fotografojnë dhe çfarë jo. Punonjësit e doganave kontrollojnë celularët e tyre dhe të gjitha pajisjet e tjera dixhitale, përfshirë kamerat, tabletët, kartat e memories etj. për ndonjë material të ndaluar.

Fotografi i “Getty Images”, Xiaolu Chu, i cili ka qenë atje në gusht të 2015-s, tregon se ishte e rrezikshme të përdorje aparat me objektiv të madh, pasi banorët njoftonin menjëherë policinë.

Ai thotë se gjatë udhëtimeve brenda vendit, shpesh mjetet e tij janë kontrolluar, madje inspektorët e policisë kishin njohuri shumë të mira mbi to, me përjashtim të pajisjes “Mac Book”.

Shumë prej fotove të tij janë fshirë pa dalë ende nga Koreja e Veriut, por pjesën tjetër ai i ka ndarë me botën me t’u larguar që andej.

 

2 komente në “FOTOT/ Disa copëza nga Koreja e Veriut”

  1. enter"" says:

    DIKUSH DUHET TE NXJERRE EDHE FOTO NGA GHETO-T E AMERIKES QE JANE SHUME ME KEQ SE KOREA E VERIUT

  2. Amg says:

    Si ne dikur. Në kohën e Xhaxhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje