Fundi i tmerrshëm i 164 partive bojkotuese nga 171 raste që njeh historia politike e kohëve moderne.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Keti Bazhdari

 

Duke ndjekur ngjarjet e fundit në Shqipërinë tonë të vogël, as sa një qytet europian, por që sforcohet të prodhojë politikë, sa t’ia kalojë edhe kontinenteve të rëndësishme sa Amerika, të lind natyrshëm interesi të hulumtosh rreth qasjeve të përfërta në historitë e shteteve me demokraci të konsoliduar. Fatkeqësisht gjen vetëm studime të perëndimit që i referohen shembujve të ngjashëm në lindje, Afrikë dhe Amerikë jugore.

Studime që flasin me fakte për pasojat shkatërruese që ka patur bojkotimi i zgjedhjeve në jetën demokratike, sociale, dhe  ekonomike të vendeve.

Bëhet fjalë për 171 raste të bojkotimit të zgjedhjeve në total, të mbajtura në rajone të prapambetura, nga ku vetëm 4% e tyre kanë arritur qëllimin, ndërsa tjerët kanë cuar partitë që kanë ndërmarrë bojkotin si dhe vendin e ekonominë e tij drejt degradimit. Ky 4% osé 7 raste nga 171, që kanë rezultuar të suksesshme, kanë përfshirë kauza me ndjeshmëri të lartë qoftë për qytetarët, të cilët kanë qenë vetë, në shumicë, që e kanë kërkuar dhe mbështetur idenë e boikotit(dhe bëhët fjalë kryesisht për kërcënim për boikot), qoftë për ndërkombëtarët, pasi temat e adresuara me kërcënim për bojkot, kanë prekur cështje më rëndësi gjeostrategjike, duke tërhequr vëmendjen e rajonit e më gjerë. Ndërsa 164 rastet e tjera te boikotimit të zgjedhjeve, kanë qenë një faliment i vërtetë si për partitë që janë përfshirë, si për interesat politike të vendit.( Studimi më i detajuar në fushë është “Ëhy Election Boycotts Are a Bad Idea” i udhëhequr nga Mattheë Frankel.)

Në të gjithë këto shtete si Zambia, Zimbabue, Pakistan, Liban, Kamerun, Kenia Venezuela, etj bojkoti ka sjellur  rikonfigurim të forcave politike të vendit. Partitë bojkotuese të zgjedhjeve, përvecse kanë dalur të shkatërruara dhe pa elektorat pas zgjedhjeve, nuk e kanë rimarrë veten më as gjatë cikleve të tjera zgjedhore. Disa nga shembujt më tipik që përafrohen asaj cfarë po insinuon opozita në Shqipëri, është Zambia, ku partia opozitare më e madhe e quajtur UNIP dhe e udhëhequr nga Kenneth Kuanda, e cila deri në vitin 1991 kishte qenë në pushtet, por që më pas u mund nga Frédéric Chiluba në vitin 1991, vendosi të bojkotojë zgjedhjet e vitit 1996 me pretekstin e riformatimit të reformës zgjedhore, por nga ky bojkot jo vetëm që nuk fitoi asgjë, por përforcoi pozicionin e Chilubës, i cili mori 125 nga 157 vendet në parlament.

E njëjta gjë në Gambia, ku partia “United Democratic Party” UDP shkoi në shkatërrim total pasi bojkotoi zgjedhjet e 2002 me justifikimin se kishte patur parregullsi në zgjedhjen e presidentit në 2001, fakt është që partia në pushtet fitoi 52 nga 55 vendet në parlament.

Në Liban gjithashtu kemi një rast tjetër të ngjashëm kur në vitin 1992 Maronite Cristians bojkotoi zgjedhjet me skuzën e mospërfshirjes së grupeve sirjane në vend, në atë kohë kristjanët dhe muslimanët kishin përfaqësim të barabartë në 128 vendet në parlament, por mungesa e tyre në zgjedhje bëri që partia e tyre të kalonte në minorancë dhe që një grup radikal Shia, i njohur edhe si Hizballah të forcohej aq shumë, sa sot të jetë forcë e rëndësishme në Liban.

Dhe si këto që lexuat më sipër kanë përfunduar 96% të partive pjesëmarrëse nëpër bojkote.

Zgjedhjet janë e vetmja formë që njerëzimi njeh deri më sot për të bërë demokraci, me të mirat e të këqiat e veta. Zgjedhjet nuk janë pronë e askujt, por e drejtë e gjithëkujt dhe për të drejtën vendos vetëm shumica, si për zbatimin, si për abrogimin e saj. Nuk mundet një entitet i zgjedhur, qoftë ky kryetar qeverie, partie, apo kuvendi të delegjitimojë një proces nga i cili rrjedh pushteti i tij. Të gjithë këta burrat që flasin sot pro dhe kundra zgjedhjeve janë produkt i tyre dhe asnjëri nga ata s’ka tagër të dalë mbi procesin. Kushdo që e pretendon, kërkon të imponohet me mjete jodemokratike dhe përbën pastërtisht qasje diktatoriale. Të vendosësh në emër të elektoratit të mos marrësh pjesë në zgjedhje, nuk quhet më tjetërsim i vullnetit sic ndodh rëndom në sistemet e korruptuara, por mohim i vullnetit sic ndodh vetëm në diktaturë dhe jam e bindur që Lulëzim Basha nuk ka formim aq të përciptë sa të bjerë bashkë me Partinë Demokratike në këtë derexhe. Zgjedhjet në 18 qershor do të mbahen dhe do të jenë vërtetë përcaktuese për fatin e vendit. Cfarë është më e rëndësishme, duket pastërtisht edhe mbështetja e hapur e ndërkombëtarëve, të cilët në kulturën e tyre, as nuk e vënë në diskutim që të votuarit është vetëm e drejtë eskluzive e miliona njerëzve, socialistë, demokratë, socialistë të integruar, sfidistë, libristë, republikanë, demokristianë, ambjentalistë, monarkistë, ballistë, komunistë, progresistë, liberal e konservator, që të shprehen me votë për llogari të asaj force politike, e cila paraqet premisat e duhura për të përfaqësuar më mirë interesat e tyre, të lidhura ngushtë me reformën në drejtësi, Vetting-un dhe cdo reformë tjetër që synon ta tipizojë Shqipërinë si një shtet europian, larg marrëzisë dhe ëndrrave faraonike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

23 komente në “Fundi i tmerrshëm i 164 partive bojkotuese nga 171 raste që njeh historia politike e kohëve moderne.”

  1. Transi says:

    Lulushi nuk eshte Europian, as Afrikan. Ai eshte Hollandez nga ata qe kane deshira ndryshe nga te tjeret. Ai del brenda nje ore nga cadra neqofte se qeverija e Hollandes i heq nenshtetesine Hollandeze. Ne kete rast do vlente fjala e kurbetliut: “Do te vish ta punosh aren vete apo ta leshoj ne te trete”.

  2. Mondi says:

    E ke qare! Ky do te ishte fundi i partise demokratike po te mos hyje ne zgjedhje, po deshi ta ndjeki nga pas edhe lsi.

  3. vezhgues says:

    Kur terhiqesh vullnetarisht nga politika nuk mendoje se eshte nje fund tragjik, por nje terheqje e pergjegjshme. Kjo eshte normale, ne vendin tone shume parti duhet te terhiqen nga jeta politike si te deshtuara, ato nuk mund te japin me se nuk kane cfare te japin,jane konsumuar, keshtu qe bojkoti,largimi nga politika eshte me i mire se sa vazhdimi me tej,ku praktikisht behen pengese per vendin,jane te deshtuara per te mos thene te diskredituara

  4. Dritan says:

    Keti ke nje kendveshtrim krejt ndryshe nga kjo katunaria e Tiranes qe sulen gjithe ti japin mend njeri tjetrit kur nuk kane per vete. ne vend qe te ndjekin shembujt me te mire duan ti ngjajne afrikes per nje cope karrige e per nje vile.

  5. Landi says:

    Shume dakord se Rama sduhet te terhiqet. Kujt mos ti pelqeje mos te hyje ne zgjedhje pastaj do te mbaje pergjegjesi para elektoratit te vet.

  6. Eltoni says:

    Shkrim i studiuar mire jo pacavure emocionale momenti. Duhet te thellohemi me shume kur shkruajme e flasim se ne e perbejme shoqerine dhe mund t’i japim karakter te lig ose te mire. Komunikimi eshte thelbi. Te ndjekim shembullin e me te mireve!

  7. krysho ludovik says:

    paska shkruar prape hartim kjo biba e rilindjes se sorrosit mo
    te fala pepinove

    1. ay qy says:

      Po ti mo BIR PUTANE,prape paske shkruar pacavure 😀 😀 😀

  8. Anila says:

    Zgjedhjet dhe te votuarit tregon qyteterim dhe kulture. luli dhe partia e tij nuk po e tregon aspak kete gje. ai thjesht kerkon ta degradoj shqiperin per interesat e tija dhe per pushtet.

  9. Fshati says:

    Zgjedhjet Jane gare ku marin pjese ata qe deshirojne. Kur dikush nuk don te mari pjese, gara nuk anullohet. Ajo kryhet, dhe fituesi mer medaljen. Te ne ndodh ndryshe. Duke qene nje fshat I Europes, ne nuk meremi me garen po me ata qe nuk futen ne gare. Kur dikush nuk futet ne gare ne futemi ne sherr dhe jemi gati te prishim garen nese AI dikushi nuk pranon.

  10. albani says:

    Bojkoti eshte preteksti qe Luli ti mbaj te bashkur faktoret ne partine e tij…
    Kete gja se ka ba as Berisha ne 97′
    Bojkoti eshte zgjidhja e deshperuar qe mban cadren e bashkuar…

  11. Diana says:

    Keti, me pelqejne shkrimet e tua. Je kaq aktuale dhe e drejte. Cdo gje qe ke shkruar eshte mese e drejt. Lulzim Bashes i ka ardhur fundi.

  12. Jona says:

    Jemi ne 2017 dhe ta krahasojme vendin tone me vendet afrikane, eshte e patolerueshme. lulzim basha e tregoi veten e tij dhe gjithcka do eshte te pezulloje zgjedhjet sepse edhe ai vete e di qe i ka te humbura.

  13. Iliri says:

    E sakte dhe aktuale si gjithmon, Ju lumte.

  14. Vetting mos o zot se na morì lumi says:

    Nuk eshte problemi i zgjedhjeve.Te gjitha manovrat Jane te lidhur me vettingun.

  15. Votuesi says:

    Deri sa ne shqiperi te vazhdohet me parullen e Leninit populli voton ne numerojme shqiperia do kete probleme me zgjedhjet,kur bojkoton populli i tere partite nuk mund te fshehin vjedhjet ne zgjedhje por kur nje parti e ka treguar qe e para nisi me vjedhje votash nuk ka moral te hiqet si e ndershme dhe te bojkotoje,erdhi koha qe PD te beje nje Restart dhe remont te pergjithshem qe te mbijetoje ndryshe eshte fundi i saj ashtu si partia meme e saj Partia e Punes

  16. grer says:

    Urime pd te perfundoj tek 96%. Me ndihmen e I Metes, me durim dhe dashuri, Besoj se do te arrij.
    PD Shpeton vetem po shkoj te votoj Vetingun dhe institucionet e tij. Nese PD e bene , nderkombetaret kthehen automatikisht me Bashen dhe fillojne ta mbeshtesin.(Kujto Arvizu me menget perveshur, per lulin K. Bashkie!)

  17. Fjala shqipe says:

    Vajza te tilla si Keti i duhen Shqiperise

  18. pokeristi says:

    Z.Bazhdari!
    Je nje ze i qarte e i kethjellet intelektual.Ne momentet ,qe sot po kalon vendi Shqiperia e vogel,e dashur dhe e shtrenjte,ka mjaft nevoje per ty e shume te tjere si ty.Shkodres s’ikane munguar asnjehere njerzit e shquar.Mbi te gjitha sot ka rendesi te formojme nje shtet te qenesishem ,real,demokratik.Sot,pikerisht sot,s’ka rendesi partia ka vetem rendesi Shqiperia.
    Te shkundim njeri tjetrin,te zgjohemi nga letargjia e gjate pseudodemokratike,t’i flakim tutje demagogjite,te perdorim armen e vetme demokratike,qe e gezon sejcili,VOTEN .Te dalim e te votojme.Ky eshte “revolucioni demokratik” i kerkuar nga komunisti anadollak digital.
    Me respekt nje shqipetar

  19. Sidita says:

    Nje kendveshtrim shum i gaditur i realitetit te sotem ne vendin tone, PD eshte nje force e shterruar tashme dhe e tregoi qe nuk jane te zote te bejne as opozite, dhe kte e tregon me se miri qe pervec vegjetimit ne cadren e marrise nuk jane te zot te bejne asgje me shume. Shqiperia eshte shume me mire pa PD.

  20. Ina says:

    Shkrimet e tua bartin nje analize shume te sakte dhe nje bagazh njohurish te madh . Politika shqiptare ka nevoje per individe si ju me llogjike te ftohte dhe te sakte. Shpresoj qe Basha te kete lexuar shkrimin tuaj e informacionin qe ju i serviret por veshtire se mund te artije te reflektoje.

  21. Agjenti 007 says:

    Bravo Bazhdari ! Një nga shkaqet kryesore të Opozitës për të destabilizuar politikisht vëndin është dëshira për të fshehur dhe kamufluar shkeljen e ligjit dhe korrupsionin galopant të arritur gjatë viteve 2005-2013, vite në të cilat u arritën rekorde negative për shtetin shqiptar: mungesa e ligjit, mos pasja frike ndaj ligjit, korrupsion galopant , dhe mungesa e ndonje reforme të vërtetë për të përmirësuar gjendjen. Pasoja ishte gropa e madhe e borxheve buxhetore dhe borxhet ndaj privatëve, dhe fshehja e gjendjes.
    Shkak tjeter mbetet përfshirja në drejtim e individëve që vijnë nga partitë e vogla, dhe shfrytëzimi nga ana e këtyre partive e nevojës për të patur një qeveri të realizuar me numra parlamentare të mbi 70, bën që qeverisja dashje pa dashje, të bjerë në duar jo profesionale duke e vënë Shumicën e atëhershme në `zeit not` apo përpara alternativës: `prano njerëzit e mi ose… prishet koalicioni dhe qeverisja` …..
    Për fat të keq edhe Kryetari i LSI nuk po jep mesazhe të vendosura për të ruajtur koalicionin. Kjo tregon se edhe aim und të jetë i përfshirë në afera korruptive, sepse nuk është më rastësi që edhe në qeverisjen me Nanon, edhe ne qeverisjen e panatyrshme me PD edhe në qeverisjen me maxhorancën e sotme, ky individ ka shkaktuar probleme të mëdha të cilat duhen analizuar më thellë.
    Nëse ka ndërment të shkatërrojë koalicionin për të shpëtuar vehten, le ta bëjë, sepse do të humbasë gjithsesi; sidoqoftë nëse është i pa përlyer lë të qëndrojë fort në koalicion dhe të ndihmojë të përshpejtohen reformat për të cilat ka nevojë populli dhe vëndi.

    Ashtu sic thoni dhe Ju , zonja Bazhdari , populli ka nevojë për zbatimin e ligjit, për punësimin, për largimin e informalitetit, për realizimin e reformave të shpallura, pra ka nevojë për tu futur sa më parë në BE nëpërmjet integrimit.

    Ju pergezoj per shkrimin tuaj Keti ! Jeni nje vajze me intelekt te admirueshem

  22. Kiti says:

    Me pelqen analiza ne shkrimet e tua Keti Bazhdari ! Eshte vertete e admirueshme llogjika qe perdorni ne gjykimin e situatave . Lojrat e fëlliqura për të destabilizuar politikisht Shqipërinë nuk janë në interes të Shqipërisë por në interes të atyre që mbajnë përgjegjësi për vonesat, korrupsionin, mungesën e ligjit, dhe për futjen në drejtim të katundarisë, duke lënë mënjanë teknokratët dhe meritokratët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *