Gabimi foshnjarak i Metës dhe Priebe prapa derës

5 Prill 2017, 08:14Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Përkundër shumë teorive konspirative ndaj sjelljes së Metës në konferencën e shtypit dje, i besoj diçkaje më të thjeshtë. Mjeshtër i taktikës apo, siç i thoja dikur në një shkrim, i respektimit të hileve para rregullave, ai iu kthye pikërisht kësaj sëmundjeje të vjetër. Le të futemi konkretisht në temë dhe të kuptojmë nga e ka burimin kjo sjellje e tillë e tij.

Pak më shumë se një muaj e ca më parë, Meta u shpreh në mënyrë eksplicite, në një intervistë të drejpërdrejtë, se ai do të pranonte për LSI-në pikërisht atë variant që e bënte pjesëmarrës në koalicionin që, bashkë me të, do të bënte kuotën e 71 votave . Thënë ndryshe, do të zgjidhte atë variant që i lejonte të ishte si dhe më parë « Kyçi i artë » për palët. Brenda një pragmatizmi të qartë, ai nuk përjashtonte as PD-në, nëse ia siguronte këtë mundësi, pavarësisht se me cilin koalicion do të rreshtohej ai vetë para zgjedhjeve.

Ku qëndron dobësia e kësaj deklarate, që mund t’i lejohet ta mendojë në heshtje çdo politikan, por kurrsesi ta shprehë, nëse flasim me zhargonin e popullit, në «pazarin e gjësë së gjallë»?

Kjo deklaratë e tij, u shfrytëzua nga PD-ja, e cila fill pas kësaj ngriti menjëherë teorinë e të mosfuturit në zgjedhje me asnjë mënyrë. Çfarë lidhje ka deklarata e saj me atë të Metës dhe pse edhe pa teori konspirative nuk ka ndonjë dyshim të madh se Meta ka hyrë në një qorrsokak, që mund ta cojë ashtu si dhe PD-në në një katastrofë po aq të madhe?

Nëse PD-ja vërtet nuk do të futej në zgjedhje, atëhere i humburi i madh pas saj do të ishte vetë Meta. Të zhvilluara pa PD-në, shumën dërmuese të 140 mandateve në zgjedhje do ta merrte PS dhe LSI. Po në këtë rast LSI nuk do të ishte aspak « kyçi i artë ». PS mund ta kishte realizuar vetë pa LSI dhe aleatët e tjerë numrin 71.  Do të ishte fiks e kundërta e asaj që kërkonte Meta në intervistë… E akoma më shumë, do të ishte variant më i keq nëse numrin 71 PS do ta siguronte nëpërmjet PDIU apo FRD, etj.

Për të rregulluar këtë defekt apo gabim elementar politik, që e shkaktoi po vetë në intervistën e tij të drejpërdrejtë, Meta thekson se do t’i bashkëngjitet edhe ai pas PD-së nëse ajo nuk futet në zgjedhje… Këtë do ta bëjë, siç thotë ai zakonisht, në emër të stabilitetit të vendit, po nuk është shumë e vështirë për sa më lart pse realisht do ta bëjë. Po ndoshta do ta bëjë në emër të stabilitetit të vendit?

Plaku Dritëro thoshte dikur që « t’i flasësh popullit duhet të kesh autoritet, ndryshe nuk i flet dot lagjes ». Meta ka marrë përsipër t’i flasë në emër të stabilitetit të vendit, jo vetëm popullit, por edhe partisë më të madhe në pozitë dhe akoma më shumë edhe vetë faktorit ndërkombëtar…

Para se të gjykojmë pasojat e kësaj manovre për vetë Metën, le të shohim se çfarë kërkohet me pak fjalë. Së pari, të ikë Rama apo të rrijë, nëse këtë e kërkon opozita. Pastaj të krijojmë një qeveri besimi. Pastaj të shtyjmë zgjedhjet. Pastaj të bëjmë vetting-un. Përpos këtyre kushteve, duhet të depolitizojmë policinë, të ndalojmë drogën, dhunën kundër zgjedhësve, etj., etj. Litari me dhe është më kollaj për t’u bërë, po zëre se i besojmë se ai i ka reale ato që mendon apo thotë.

Po me Kushtetutën si t’ia bëjmë? Vetë Meta nuk i përgjgjet dot kësaj pyetjeje. Këtë ia lë ta zgjidhin hartuesit e teorive konspirative, të cilët mendojnë që është gjë që rregullohet, madje ndoshta edhe brenda çadrës.

Nëse e fillojmë me Kushtetutën, e cila ka autoritetin të krijojë realisht stabilitet përpara Metës dhe Ramës, apo kujdo tjetër, një socialist i thjeshtë mund të na përgjigjej: Se çfarë thoni ju, nuk na hyn në punë. Po zbatojmë Kushtetutën dhe po zhvillojmë zgjedhjet brenda rregullave. Siç e përcaktojnë ligjet që kemi bërë dhe që e respektojnë kushtetutën, paraqitini njerëzit në komisione brenda afatit të caktuar. Pra numërues, etj., etj. Nëse ata që janë caktuar në këto vende nuk vijnë, atëherë, po sipas ligjeve, zëvëndësohen nga të tjerë. Si i bëhet në këtë rast?

Pa hyrë në llogari se çfarë do të bëjë opozita në këtë rast, se p.sh. ajo mund të prishë edhe kutitë e votimit, unë pyes: çfarë do të bëjë vetë Meta? Nuk dyshoj se ai do të marrë pjesë në këtë proces të shkatërrimit të zgjedhjeve, sepse do të prishte bashkë me Kushtetutën edhe stabilitetin që kërkon.

Po përveç Kushtetutës, duhet t’u flasësh edhe ndërkombëtarëve për stabilitet. Këta të tregojnë se në çdo rast konfliktet zgjidhen me proces gjyqësor dhe me depolitizim komisionesh apo komisionerësh. Në fjalimin e tij, Meta nuk përmendi fare procesin gjyqësor që të huajt po kërkojnë ta realizojnë nëpërmjet vetting-ut. Përmendi vetëm një inisiativë të Idrizit, i cili në vend që t’i depolitizojë komisionet, i shton atyre frymën partiake, apo burimin e sherreve gjithnjë nëpër zgjedhje.

Unë besoj që jo vetëm PS ka shqyer sytë nga konferenca e Metës, por edhe Pribja, në emër të Evropës; apo Lu, që po pret në emër të Amerikës. Po presin për vetting-un, të cilin Meta dhe tezat e tij hëpërhë nuk e kanë në listën e pikave që rregullojnë stabilitetin… Këtë e ka lënë apo harruar fare kur të mbarojmë ca punë të vogla që mund të shndërrohen në akoma më të mëdha…

Çfarë besoj normalisht? Pa dyshim që me deklaratën e tij një muaj më parë për numrin 71 të votave apo kyçin e artë, Meta ka shtyrë së pari Bashën dhe pastaj veten e tij, në një nga ato manovrat që i quaj « manovra në zunkth ».

Ato mund të çojnë edhe në rrëmuja çasti, po nuk shpëtojnë dot njeri, as nga dita e zgjedhjeve dhe as nga vetting-u. Përfundimi, sado i hidhur, është prapë i qartë. Pas PD-së, listës së humbësve, jo vetëm në zgjedhje, por edhe para ndërkombëtarëve do t’i shtohet edhe LSI.

Thua? Po bën propagandë-do të thoshte një kritik apo militant. A e di ti që pa opozitë nuk shkohet në zgjedhje? Jo, unë mendoj se pyetja nuk shtrohet fare kështu. Krim shtetëror quhet apo është kur nuk lejon opozitën të marrë pjesë në zgjedhje. Po nuk jemi fare në këtë rast. Nëse Meta do të më kishte thënë që këta nuk lejojnë opozitën në zgjedhje, ai do të kishte të drejtë të fliste, madje jo vetëm në emër të stabilitetit.

Për mua, Meta ka bërë dje një nga ato gabimet foshnjarake që nuk i lejohen as një diletanti politik. Duke lëshuar gojën se nuk merr pjesë në asnjë qeverisje që nuk e lejon atë të bëjë 71, thjesht ka yshtur PD-në në një aventurë qesharake. Duke mos e kuptuar se ka bërë vetë i pari këtë gabim, është futur thellë në një batak më të madh. Kërkon të prishë po ai vetë zgjedhjet duke mos marrë pjesë në to, duke e maskuar një realitet që shihet me sy me teza bajate në emër të stabiltetit.

Ajo që shoh akoma më qartë në këtë histori banalele është se Pribja, që pret prapa derës në emër të vetting-ut dhe që përfaqëson Evropën po ashtu si dhe Lu, nuk kanë për ta besuar në këto teza. Në fund të fundit, as e marrin mundimin të mendojnë se kush qeveris, por kush është ai që nuk respekton atë që ata kanë dy vjet që e kërkojnë në emër të stabilitetetit dhe që ata e quajnë vetting.

Ndoshta, pavarësisht shprehjeve të Metës që ndërkombëtarët vijnë vetëm pasi del tymi, ata po vijnë kësaj radhe në emër të vetting-ut, që të mos lënë më njeri që të vërë flakën. Ca më shumë që zjarrvënësit njihen pasi kanë njëzet e pesë vjet që rrinë në pushtet dhe nuk janë ndërruar asnjëherë.(Konica.al)

38 komente në “Gabimi foshnjarak i Metës dhe Priebe prapa derës”

  1. Peco says:

    Me sakt nuk behet. Kjo, po te kesh parasysh zbatimin e Kushtetutes se vendit. Por Berisha filloj qe dje ti kerkoj Rames shkelmosjen e kushtetutes, me pretendimin se kete e ka bere edhe ne 2007. Harron Berisha, se ne 2007 pergjegjes per zbatimin e saj ishte ai dhe jo Rama. Pastaj, logjike eshte kjo e Berishes, qe, meqe e kemi bere nje here mund ta bejme prape? Berisha duhet te sqaroje njehere se pse eshte jashte parlamentit, pse nuk voton vetingun, pse nuk regjistrohet ne KQZ dhe me pas te kalohet per bisedime per sigurine per zgjedhjet. Nese Rama terhiqet, PS mori fund. Ajo nuk mund te pretendoje me kurre per fitore ne zgjedhje. Berisha do provoje te qendroje deri ne momentin e fundit, por ne fund do dorzohet. Ai eshte mesuar ti shkoje e tija. Kete radhe i duhet dhene nje mesim i mire. O hyr ne zgjedhje, o pirdhu me gjithe mbeturinat qe kane mbetur ne PD. Shqiperia do te jete me mire pa ju.

  2. lindita says:

    Sa mirë do të ishte të mos e dëgjonim më emrin e Ilir Metës dhe të partisë së tij kancerogjene.

    1. Minarolli says:

      O freshist i ndyre i paguar nga leket e ministrise per te komentuar neper portale. pse jeni kaq vreriste kur bie fjala per lsi apo e dini
      qe nuk ju le rehat ne rrugen tuaj drejt vjedhjes sepse ju nxjerr horrlliqet sepse voten e ka marre per tju pergjigjur popullit dhe jo si ju qe e keni marre per te fryre xhepat … PUSHTA KOMUNISTA

      1. albaniafirst says:

        Minarolli, ne se e ke per te mbrojtur LSI-ne dhe Meten, e ke kot. Meta, si mjeshter I makinacioneve nuk e do vetingun, pasi eshte vete I perlyer deri ne gryke me korrupsion qe ka bere kur ishte K.Minister. Ai I ben presion Rames qe te marre garanci se nuk do preket.

      2. Lakja says:

        Ti Minarolli, nga zyra e administrimit të prones publike në MZHETTS je…

        Pleh

  3. tfgs1 says:

    thjesht me dy fjale: Metin iu kthye fytyres se vertete turkoshake PABESISE!

  4. I Larguari says:

    Z. Nazarko, une mendoj se ju jeni nje analist real, pavaresisht se ka raste qe edhe nuk jeni i tille, aresyet jane te ndryshme dhe ato i dini ju. Ne rastin e ketij shkrimi une jam plotesisht me ju, mendime te tilla jane reale, te verteta dhe tregojne se kater pese politikane qe na shfaqen per vite me radhe, te them te drejten nuk e di pse quhen politikane, kur nuk jane aspak te tille, jane ata qe kane zgjatur tranzicionin pasi duan jo vetem te ruajne pasurite e vena por duan edhe ti shtojne ato. Por njeriu habitet me disa njerez, qe megjithse kerkojne te marrin “qoshen tek oxhaku”, veprojne aq keq sa nuk hyjne dot as brenda kasolles, apo shtepise, pa le qoshen qe jo e jo. Personalisht personat qe ju beni fjale, aspak nuk i kam vleresuar perkundrazi, i kam quajtur dhe i quaj peme pa kokrra. Nese te kujtohet kur Nano vuri kryeminister Majkon, Iliri i rrinte Majkos ne krahun e majte dhe e shikonte me “zili” te tmerrshme ( E kam per nje foto te asaj kohe). Qe atje e kuptova se ky njeri eshte bosh, eshte karierist, ziliqar dhe realisht qe atehere e deri sot ka ngaterruar gjithe politiken shqiptare here mik i dashur i te djathteve, here shpetimtar i vetemeruar i keti vendi. Zoti na ruajt, ndofta zgjedhjet e 18 qersjorit do tia tregojne vendin. Per mua pak rendesi ka se kush fiton, por deshira eshte qe te fitoje Shqiperia, te fitoje demokracia, qe per te dyja keto kurre nuk mendoj se i plotesojne PD-rat dhe LSI-rat. I Larguari

  5. Hakmarrja popullore says:

    Ai hiqet sikur kontribuon per stabilitetein e vendit ,ne fakt ai po nxit destabilizimin me veprimet dhe vendimet e marra prej tij ,se nuk merr pjese ne zgjedhje nqs Pd nuk hyn ne zgjedhje?!!!!!!dmth destabilitet ,ai nuk ofron zgjidhi te situates ,perkundrazi perkeqesimin dhe futjen ne qorrsokak
    Ky eshte dallaveraxhiu Meta.Populli do ti jape ate qe ai meriton ne 18 qershor

    1. Mamaja says:

      Si lat nam me kte muhabetin e Gjikes, ai eshte i mbaruar eshte nje karte e djegur per te gjithe njerezit e tij qe i kane ndenjur afer dhe ne fund ai i zhgenjeu. Harruat qe zhgenjeu edhe Vloren, bastjonin e PS qe duket qartazi se nuk e duan me te jete mes tyre! Brravo o njerez qe nuk merrni vesh se kush ua do te miren dhe kush jo!

  6. Hakmarrja popullore says:

    Ai hiqet sikur kontribuon per stabilitetein e vendit ,ne fakt ai po nxit destabilizimin me veprimet dhe vendimet e marra prej tij ,se nuk merr pjese ne zgjedhje nqs Pd nuk hyn ne zgjedhje?!!!!!!dmth destabilitet ,ai nuk ofron zgjidhje te situates ,perkundrazi perkeqesimin dhe futjen ne qorrsokak
    Ky eshte dallaveraxhiu Meta.Populli do ti jape ate qe ai meriton ne 18 qershor

    1. Lugati says:

      o FIRAK…me fal se harrova..a te kujtohet para 4.5 mujesh kur me the prit LUGAT se do kete gallate para zgjedhjeve….paske qene fiks fare..RESPEKTE

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Ketij i ka ngel ora te Driteroi
    Mete ne diten qe vdiq Driteroi
    Tha :un i rrija shume afer dritetoit
    Dhe ai mi mesoi te gjitha
    Keshtu qe o Shpetim gjysem i persekutuar metà ka qene me afer plakut se ti do me per Dritetoin ja ku e ke nxenesin.

    1. Lugati says:

      o firak….kto jane skutha te gjithe i ka ngel sahati..ke parrullat e enver hoxhe me ballista qe hajne pula+ diversante..a mer vesh miku im se kto paperjashtim jane te gjithe pjelle e ppsh…a e shef ca bojne per i karrike..a nuk bohet gjaku uje miku im…me t mara firako

  8. ylli says:

    Nje deklarate e Metes dhe ja ku shfaqet gjithe mllefi i servilave majtist.O Nazorko junior …..po 4 vjet me pare cfare shkruaje??? Meta burre shteti , Meta vizionar, Meta ruajtes i vlerave te se majtes etj etj
    E di pse nuk pyet Meta per ju karagjoz majtiste me ne krye barcaletistin dilerant Rama???? Se do ja lepini koqet prap per pushtet.Ti e din o Nazorko se kush lepin njehere. I kthehet ne ves e per vese te tilla ju te majtet shqiptar jeni kampion .Kujto lepirjen e djeshme qe i bete Ben Blushit

    1. arturi says:

      O karyll! I shan te majtet duke mbrojtur te majtin Meta?!

  9. Une says:

    Ka te beje me mbrojtjen e militateve te LSI dhe asgje me shume apo me pak.Kur them “militantet” e kam fjalen per militantet ne poste kyce dhe ndikuse ne pushtet.Kaq e thjeshte eshte…Meta kerkon te mbroje “te tijet”.

  10. Dridhe Like te ka ardhur dita, jeni ber si kurvat rumune, sa me nje sa me tjeterin, parti hajdutesh,te ka pare perendia Qe te ka len sa nje mut cobani , vdeksh

    1. Loran shehu says:

      Ti morresh te keqen metes ti o parazit i pa vler

      1. arturi says:

        Ja dhe nje pis leshelie, qe kerkon te lepije nje kocke nga Likja! Shkoni pini ndonje gote tek Baftjari!

  11. tradita says:

    Ju Nazarko, Mustafa Nano, e shume e shume jugore te tjere keni shprehur deshiren per t’u shkrire Partia Demokratike. Kjo eshet vetem deshire e juaja por nuk mund te realizohet kurre. Dihet se baza e PD bastionet e saj jane ne veri e ne Shqiperi te mesme ndersa PS ka baze jugon dhe bastionet ne juge ose me origjine nga jugu. Kete nuk mund ta mohojne askush. Kuptojeni kete. Sa me pare ta kuptoni kete aq me mire eshte per te gjithe.

  12. Kris says:

    Eshte shume e veshtire te kuptosh Meten ne “sofizmat” e tij fshatareske! Edhe artikulli eshte shkruar ne ate forme! Ka vetem nje gje thelbesore! Eshte Vettingu! Te tre Meta-Berisha-Basha jane per ne gjyq! Nuk eshte aq e veshtire per t’u kuptuar! Te gjithe i vine anes dhe anes, rotull- rotull dhe nuk e thone ! Eshte Vettingu o i marre!

  13. Aseni says:

    Kryetaret e partive ne kete vend Jane bere si perendite, ata vendosin per cdo gje. LSI eshte parti ku askush nuk I del kunder kryetarit te saj injorant e mafioz. Nese lind nevoja per nje koalicion, PS duhet te shikoj edhe variantin e nje koalicioni te gjere. Kjo mund te kete disa te mira e mes tyre kalimin e LSI ne opozite.

  14. Lennard says:

    PS duhet te qendroje konseguente ne zbatimin e Kushtetutes se Republikes.Asnje leshim Zagareve te PD dhe te LSI ,qe pjerdhin ne nje QYP.Ata jane bashkuar se nuk duan te behet Vetingu.U jane erresuar syte dhe po bejne marrezira,duke fituar vetem perbuzjen e njerzve te thjeshte dhe injorimin nga ana e Nderkombetareve.Z.Nazarko keni qelluar ne shenje.

  15. Meta Luli says:

    Saliu kerkon nje 97 te dyte qe te shpetoje nga burgu si shpetoi heren e pare. Ai i ka zene nga koqet Meten dhe Bashen dhe ua shtrengon cdo dite e me fort.
    Zgjidhja eshte vetem nje helikopter nga gjykatat nderkombetare (Hage, Strasburg) qe te mare Saliun, si kriminel i 21 janarit dhe Gerdecit, sic e morren Milloshevicin, i shpeton shqipetaret.

  16. Shqiptari i drobitur says:

    Vetëm PPSH-ja e vetme me disa kandidate të bashkimeve profesionale e shpëton atë vend! Populli i ka alternativat o kriminele dhe drogaxhi te tërbuar ose hajdutë të çertifikuar. Medet ku mberritem! Pas me shume nje-çerek shekulli jemi perseri aty ku e nisem! Ta nisim edhe njeherë nga e para! Po kush ta nise! Njerëzit kane ikur! Për çfarë të luftojmë? Për liri mund te thuash ti! Po lirine perseri na e manipulojne maskarenjte, por maskarenjtë s’kane faj, mund te thuash ti, se kujt t’ia besojne injorantëve?! Po sikur t’ja fusim nje luftë aty, ne ballkan, komplet, dhe të shkaterrojmë gjithçka dhe të fillojme nga e para. Dhashte Zoti politikanët e sotem vriten apo rrinë te gjymtuar dhe e kuptojne se çfarë i kane bërë atij popull dhe sa pak vlere ka pasuria e vjedhur, apo ku të çon makuteria! Çfare mendon ti Mero? Rrofsh o Mero megjithë Edin, Salen, Ilirin, Lulin, Takun, Tosin, Nanot, Ruçin, Sandrin, e të gjithe ju intelektualët e atij vendi, ai popull ju detyrohet shume. lume populli qe ju ka.

  17. Argon says:

    Vdekje komunizmit, liri popullit.
    LIRI sepse faktikisht jemi nen thundren pasardhesve te Enverit dhe politikaneve mafjoze.

  18. Fatbardha78 says:

    Si nuk keni turp mo aman?! O lummedhenj po merreni me nje politikan i cili po ben cmos qe te beje nje hapesire per nje kohe me te mire se e sotmja! Pastaj jane kto grupi i kunder Enverit qe kur ishte ai ne pushtet hanin bar dhe kerkojne me mire Enverin sesa kohet e sotme, po mire ja ua sollem Enverin dhe njehere cfare do ju beje ai? Do ju kapi nenat dhe do ju dergoje mbrapa diellit!

    1. Argon says:

      Eh mi Fatbardha 78, ti ke lindur ne kohe te Enverit dhe me siguri je vajza e ndonje antar partie ose oficeri ose ndonje sigurimsi spiun qe ka mar ne qafe dynjane. Ti me prinderit e tuaj ke qene e perkedhelur e atij sistemi kancerogjen prej te cilit ky vend po vdes sot.

    2. Cak MAKU says:

      Hapesire me te mireper vehte e ke fjalen ?
      Ti s’paske fare trup (as koke, as tru per rrjedhim), e te tjeret nuk KANE TURP ………E KERKOJNE ME PAFTYRESI TE MOS DREJTOHEN NGA BANDITE

  19. elona says:

    oferta e rames per keto zgjedhje eshte: diktatura. edhe ne afrike nuk behen zgjedhjet pa opoziten. suksese ne jete shoku edvin

    1. Artan says:

      Zgjedhjet behen me opoziten, por kur opozita iken nga parlamenti pa asnje arsye as ne amerike ske si e perfshin nje opozite te tille.

      Nje fakt shpjet e shpejt -PD-ja qe paska frike nga leket e droges dhe krimineleve e paska pase Fufin ne gjirin e vet. Nese nuk e ke marre vesh, Fufi ka vrare nje cope njeri dhe djali i tij u gjet me droge ne Britani keto dite. PD-ja me pak fjale eshte nje grup horrash qe shkaterron, vjedh, vret e ben namin ne lidhje me krimin si kur eshte ne qeveri si ne opozite. Prandaj bej nje cik hesapin e Fufave brenda PD-se pastaj na trego per zgjedhjet se as ti as PD nuk e di nga i bien zgjedhjet, po fare fare…

  20. SHBA. says:

    Zoti Nazarko. Urime per shrimin, si gjithnje i sakt dhe objektiv. Me mir sa i kini then ju , sthemi dot asgje. Edhe pse per lulushin e hollandes dhe kollonen e peste brenda mazhorances ka njemij e nje gjera negative per te thene.
    Duke ndjekur situataen dhe mutesirat qe nxjer perdit si Basha dhe me keq Meta. Bindem se thenja lapidar e Gazetarit Baton Axhija, para disa ditesh,’ Se Ilir Meta esht kancer ne PS, esht lapidare.
    Ky zagar i ndyr ka menduar dhe mendon per veheten e tij, dhe jo, per shqiperin dhe shqiptaret ne pergjithesi.
    Tani qe vendi hyri ne rrugen e rreformave qe po e japin efktin pozitiv, tani qe kerkohet te zbatohet rreforma dhe vettingu, inicuar dhe investuar nga SHBA, BE, me shum se kur bashkeqeverisje, per te cuar perpara rreformat ne pergjithesi dhe ata te drejtesis ne vecanti, ky kameleon dridhet e perdridhet, njelloi sikur te ishte ne opozit dhe jo ne qeverisje, vetem e vetem per te krijuar insituata, qe demtojn stabilitetetin politik dhe zhvillimin ekonomik , i behet krah nje opozite destruktive, vetem e vetem te saboti rreformen ne drejtesi, vetingun dhe zgjedhjet e ligjeshme te dates 18 Qershor, me gjthfar prockullash mafjozlleqe, qe demtojn rende te ardhmen e vendit ton, ne te gjtiha drejtimet. Pamvaresisht se flet ne emer te popullit, ato jan ne dem te shqiptareve, stabilitetit politik, ritjes ekonomike, dhe prosperitetit te vendit ton drejt BE.
    Mbeshtesim qeverrin dhe kryeministrin Rama, per qendrimet dinjitoze qe ka mbajtur dhe mban ne zbatimin e kushtetutes, dhe rreformave te ndermara, per ta cuar vendin perpara. Gezohemi qe faktori nderkombetar, esht ne krah te qeveris dhe kerkon zbatimin e rreformes ne drejtesi, vetingut, mbajtjen e zgjedhjeve me daten 18 Qershor , sikurse esht dekretuar nga presidenti i republikes. Esht koha qe Meta si pjes e te majtes , ti theras mendjes dhe mosbej lojra dinake ne dem te SHqiperis dhe shqiptareve.

  21. Jevi says:

    Qeveria do jete e mire me ministra nga Skrapari ,po le te rine dy ministra nga ata le te jene dhe pa tru.

  22. Soj says:

    Si popull budall qe jena i besojme ketyre legenave, edhe bufi e di qe meta eshte hajdut e matrapaz ne kurriz te popullit, jepjani voten qe te vuajne dhe femijet tane se ne ikim per lesh nga keta.

  23. . says:

    – META, BERISHA, BASHA … 3 personat e akuzuar qe po trazojne politiken Shqiptare po bejne gjithcka per te “anulluar” VETINGUN.

    – QAHENI Shqiperine …
    – SHQIPERIA nuk do kete me DREJTESI ….
    – SHQIPERIA mori FUND … perfundimisht nuk behet
    – SHQIPERIA jashte EUROPES dhe RAJONIT ….

  24. asd says:

    Shume e sakte. Shume dakort.

  25. ts says:

    SHQIPERIA E HAJDUTEVE
    SHQIPERIA E KRIMINELEVE
    SHQIPERIA E KURVAVE DHE KURVAREVE
    SHQIPERIA E TRADHTAREVE
    E DALLKAUKEVE E ANTISHQIPTAREVE
    E DERRAVE TE GJOLIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje