Italianët ‘çmenden’ pas stilit shqiptar, Matrix emision për jetën e lirë në Tiranë

Një nga emisionet e televizionit italian “Canale 5”, Matrix, ka realizuar një reportazh dedikuar italianëve që kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Gazetari italian ka parë nga afër sesi jeton një pjesë e këtij komuniteti në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Dhe ja se çfarë konstaton ai:

“Nëse vjen në Shqipëri me imazhet e viteve ’90 në kokë, atëherë pa dyshim që do të ndodheni përpara një shoku të tipit metropolitan, drita, dyqane ku mund të blesh edhe syze firmato me një çmim prej 60,000 euro ose të relaksoheni në një nga baret dhe restorantet që janë në qendër, masivisht të populluara, e ku në një pjesë të mirë flasin italisht.

“Këtë restorant është vështirë ta gjesh në Napoli. Po ke shumë të drejtë, është shumë e rrallë, por edhe nëse do ta hapje, do të ishte e vështirë ta mbaje.

Ndërsa gazetari pyet një menaxher lokali në zonën e Bllokut: “Sa kushton një darkë te ju për person?”. “20 euro”, – i përgjigjet menaxheri. “Saaaaa? -, thotë gazetari – “Përfshi dhe verën” – i thotë menaxheri, duke e habitur edhe më shumë.

25,000 italianë sot jetojnë në Shqipëri. Të tërhequr nga mundësitë që ofron ky vend, ose thjesht për të ikur nga Italia, si një mënyrë për të ndryshuar jetesë.

“Këto ka mundësi që Italia nuk t’i ofron”. Fabio Rocchi, një italian nga Toskana, i cili ka hapur një restorant me produkte tipike nga zona e tij, thotë se në Shqipëri vazhdoi një aktivitet që në Itali po mbyllej. “Në Itali, ti nuk arrin dot të shohësh të ardhmen. Punon 13-14 orë në ditë dhe prapë llogaritë nuk të dalin. E kështu nuk mund t’ia dalësh.

Është paradoksale sesi t’i mund të importosh produkte, t’i zhdoganosh, t’i transportosh dhe të arrish të fitosh më pas në mënyrë të ndershme. Po mund ta bësh këtë me një taksim që llogaritet nga 7.5% në 15%. Do të doja të theksoja se këtu ka rregulla, nuk kemi të bëjmë me një Far West. Këtu nëse nuk paguan taksa për 3 muaj të mbyllin aktivitetin”.

Ndërsa një kliente italiane në lokal thotë: “Është e lehtë të takosh amerikanë, anglezë, gjermanë, etj., pra jo vetëm italianë. Ka një mjedis shumë kulturash që në Itali nuk ndihet prej shumë kohësh, sepse tek ne tentojnë që të të heqin dëshirën për të bërë gjëra.

Italianët në Shqipëri punojnë në sektorin e konsulencës, në energjinë e rinovueshme, në teknologjinë dixhitale, por mbi të gjitha në sektorin e restoranteve.

Një tjetër drejtues restoranti shprehet. “Në Shqipëri, në pak kohë kemi arritur rezultate që në Itali nuk do t’i kishim marrë dot”.

Ndërsa një tjetër thotë: “Mund të lëvizësh lirisht në 2:00 të natës apo edhe në 3:00 dhe të mos kesh frikë. Shumë shqiptarë po kthehen këtu”.

Tirana është një qytet plot jetë, e mbushur me të rinj, ku hahet mirë në çdo orë të ditës apo të natës. Një natë sa nga njëri lokal në tjetrin mund të mos mbarojë kurrë.

“E vendosa, thotë gazetari i Matrix, dua dhe unë të hap një aktivitet në Shqipëri, ose të paktën duhet të përgatitem për ta bërë këtë. Gjeta adresën e një zyre konsulence këtu tek e cila janë drejtuar qindra sipërmarrës italianë. Do të më ndihmojnë që të kapërcejë pengesat burokratike me të cilat do të më duhet të përballem”.

Ai i drejtohet zyrës së konsulencës dhe i kërkon: “Unë dua të hap një kompani  këtu, sa duhet të shpenzoj?” Desjona Zeqo, specaliste e zyrës, i thotë se regjistrimi i një biznesi kushton më pak se 1 euro dhe se hapja e një startup-i bëhet brenda një dite.

Duke mos i besuar shifrës, ai i drejtohet një tjetër specialisteje, e cila i përsërit se kushton afërsisht 80 cent (më pak se 1 euro). “Jeni duke u tallur?”- thotë gazetari, i cili nis nga puna për të përgatitur dokumentet.

Specialistja i thotë se pasi është bërë regjistrimi i biznesit, mund të bëhet çelja e një llogarie korrekte për veprimet e kompanisë dhe çdo gjë tjetër e nevojshme, të gjitha brenda ditës.

Fabio Rocchi, sipërmarrës, thotë se në Shqipëri punohet lehtësisht me euron, edhe pse kjo nuk është monedhë zyrtare.

“Pra, ke avantazhet e euros dhe jo peshën që mund të sjellë ajo”.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Italianët ‘çmenden’ pas stilit shqiptar, Matrix emision për jetën e lirë në Tiranë”

  1. Abc says:

    Italianeve nuk u plas fare per stilin shqiptar. Ataxqe vijne aty e bejne per ta shfrytezuar me shume shqiperine e shqiptaret. Askush nuk vendos rezidencen vetjake ne Shqiperi se e di qe mjekesi eshte per ibret. Dhe per nje dhimbje koke ia fusin me vrap ke doktori italian

  2. Kellira says:

    Po por nuk po flet per kete.
    Nese dikush punon 14-15 ore ne dite si ai italiani nuk flitet per “jete” dhe jo me stil jete.
    Ketu punojne me pak, taksohen me pak dhe kane kohe qe te bejne “nje stil jete” alla italian” por ne Shqiperi.
    Te gjithe me idene per te punuar nja 4-5 vjet dhe fituar kane ardhur por po ti shohesh shume prej tyre po i mbushin 20 vjet…

  3. Elbasanlliu says:

    60 mire euro syzet….ca bajne keto syze me gazetaro apo i ke shtu nji zero.

  4. Ramistan suksese ne jete says:

    Te gjitha keto fale liderit global o tema. Jo vetem Italianet por e gjithe bota do ti iki truri se sa mirqenje dhe begati ka ky vend mjeranesh.

  5. ilir says:

    Or trap qe vetquhesh Ramiston, duhet te jesh nga fshati dhe roje dhish se jo vetem ka syse qe kushtojne 60000 euro, por ka edhe mbathje qe kushtojne 200 euro. Dhe kete e kane bere shqiptaret dhe jo udheheqesit, nuk te pelqen kjo sepse te mbyten dhite, tjeter gje.

    1. Blerina says:

      Hahahahahh mire e ke thene

  6. enter"" says:

    Qe Tirana po ndryshon kjo nuk diskutohet, por me ngadale. Ju si gazetari investigoni pak dhe merrni info per italianet qe jetojne ketu dhe shikoni cfare kane bere ne Itali…:)
    Sigurisht qe Italia eshte vend shume burokratik, edhe marrja e nje patente ta sjell ne maje te hundes, por nuk besoj te jete aq tragjike sa thote ky emision

  7. Ramistan suksese ne jete says:

    O Ilir nga qyteti se kisha per ty komentin se ti je inteligjent i madh qe e di qe ka dhe breke 200euro, e kisha per fshataret e mi me bageti, me rob in te qytetit qe djersisin si puna jote dhe kane nja 5 fakultete nuk merem lali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *