Nikoll Lesi “këshillon” Ramën: Njerëz si Tahiri e Shpëtim Gjika të marrin më qafë, dëgjo Veliajn…

Pas thirrjes së Shpëtim Gjikës për Edi Ramën, që të shkojë në zgjedhje pa Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin, gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit i ka kërkuar Ramës që të mos e dëgjojë Gjikën, sepse njerëz si ai e marrin më qafë.

Sipas kësaj gazete, Gjika bën pjesë në grupin e njerëzve të Saimir Tahirit, të cilët janë kundër koalicionit me LSI-në.

Ndryshe nga Erion Veliaj, që sipas kësaj gazete është më bashkëpunues.

“Dihet tashmë se kryeministri Edi Rama ka dy lloj këshilltarësh në PS.

Një grup i cili e këshillon që të futet i vetëm në zgjedhje dhe se gjoja i fiton vetëm 71 deputetë.

Ndërsa grupi i dytë, me i qetë, me korrekt dhe më bashkëpunues.

Janë për marrëveshje, ndarje pushteti dhe ndarje përgjegjësish.

Grupi i parë antisistem pluralist dhe antimarrëveshje si në kohën e Enver Hoxha kundër “imperializmit” dhe ” revizionizmit” kryesohet nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Po kohët e fundit po bashkohet edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika.

Grupi i dytë kryesohet nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, grupim më i madh në numër dhe më bashkëpunues.

Këto dy grupime luajnë jo vetëm për PS-në, por kryesisht se kush merr PS-në kurdo që ta dorëzojë duke dështuar Edi Rama.

Në variantin e grupimit anti LSI dhe anti PDIU këta duan që Rama të qëndrojë i mbyllur në kullën e fildishtë dhe e kanë më kollaj për t’i marrë kullën, sepse nuk do ketë asnjë aleat. 

Ndërsa Erion Veliaj and co synojnë për marrëveshje, bashkëqeverisje, mirëkuptim dhe për një shoqëri të lire”, shkruan gazeta e Lesit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...