Rama-Basha, aleanca e krizës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Enkel Demi

Rama zgjodhi të kalojë një ditë të zakonshme pune, duke u marrë me fshatarët e Baldushkut. Lulzim Basha zgjodhi një ditë të thjeshtë pune duke mbajtur një tjetër fjalim në çadër. Ilir Meta nga ana e tij duket sikur ka ulur siparin e skenës, ku sërish u mundua të tërheqë projektorët. Hodhi në lojën e politikës propozimin e qeverisë së besimit, duke i vënë në hall dukshëm dy forcat e mëdha politike.

Pikësëpari me këtë vendim të kryesisë së LSI-së, pra zyrtar, kjo parti zgjedh të dalë praktikisht në opozitë, ashtu si bëri pak a shumë në prillin e katër vjetëve më parë. Kryeministri tani duhet të zgjedhë; të vazhdojë qendresën që shfaqi në Asamble, duke shkuar në zgjedhje më 18 qershor dhe emëruar opozitën, ose të pranojë qeverinë e besimit, ose Paktin Kombëtar që ka propozuar tre ditë më parë Shpëtim Idrizi dhe që e mbështet zyrtarisht LSI-ja.

Nga ana tjetër, këto lëvizje politike i heqin çadrës kunjat një nga një. Ka një ftesë për të bërë politikë dhe populizmi i fjalimeve mëngjezore e mbrëmësore kalojnë në plan të dytë. Duket që në çadër ka mërzi pas dyzetë e ca ditësh. Pati një farë feste mes militantëve, kur Meta rrëfente në televizor vendimin e kryesisë së LSI-së. Demokratët duket ashiqare që duan të dalin prej çadrës dhe kërkojnë nga udhëheqësit të bëjnë politikë. Në këtë lëmë nuk ka kurrë fitore të plotë, por ka lëshime.

Rama një ditë më pas ka dhënë shenja që nuk lëshon kurrsesi. Vetë zgjodhi Saimir Tahirin, zërin më të fuqishëm anti-LSI që shkonte në Baldushk. LSI nëpërmjet zëdhënësit bën një lojë fjalësh, kur thotë: “duhet të lëshojmë pushtet që të bëjmë shtet”. Po tallen rëndshëm me parullën e Ramës: “Ne bëjmë shtet!”.

Basha nga krahu tjetër i thotë Metës: “nëse je i sinqertë mirësevjen në çadër”. Është krejt e kundërta, askush nuk do me shku më nën strehë, të gjithë duan të dalin, ndoshta përveç Bashës.

Pra, çuditërisht ngjan sikur kundërshtarët e vërtetë kanë të njëjtin hall; Rama nuk do me mbyll qeverinë, Luli nuk do me mbyll çadrën. Secili kërkon të dalë triumfator në një betejë me mullinjtë e erës.

Në fakt, thelbi i skpeticizmit Rama-Basha është vetting-u dhe ligji zgjedhor. Qeveria e besimit apo Pakti Kombëtar që janë dy mënyra për të dalë nga kriza zhveshin të gjitha alibitë për mosvotimin e vetting-ut dhe babëzinë e dy partive të mëdha për të marrë vota që nuk u takojnë. Të tjerat janë rrahje e uji në havan.

Kjo javë politike me gjithë tollovinë e saj çliroi një pjesë të politikës nga kriza dhe ka zhytur edhe më thellë në krizë vetëm Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Të dyja janë vënë para dilemës së vështirë që të bëjnë një zgjedhje. Tashmë janë kaq shumë në dritë të diellit sa ngjajnë me përrallën e mirënjohur të “Mbretit gollomesh”.

Ramës i duhet të zgjedhë të sakrifikojë pushtet që të bëjë shtet, Bashës të ulë ombrellën dhe të prodhojë politikë. Nëse dhia e njërit apo e tjetrit do të jetë shterpë nuk ka bylmet dhe atëherë po që kriza do të ketë nevojë për veprime të forta si ndërrimi i kopesë së stanit. (27.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Rama-Basha, aleanca e krizës”

  1. Mamurrsi trim says:

    hahahahahaha Burri i Mesiles foli. Mbani shenim.

  2. anticensurë says:

    piksynimi i vetëm i kësaj rrëmuje të organizuar është manipulimi i zgjedhjeve të 18 qershorit!!
    manipulim jo nga ai që ne do të thoshim se do të ishte e natyrshme!!
    jo nga qeveria,jo nga rama,POR thjeshtë nga BERISHA!!
    rama ra dhe një herë në grackën e berishës!!
    dikush mund të thotë se pa metën rama do ti kishte fituar zgjedhjet e 2013ës!
    po të ishin të drejta patjetër,POR në 2013 pa metën nuk kishte për të pasur zgjedhje të drejta!!
    berisha vuri në lojë ramën dhe ndërkombëtarët në të njëjtën kohë!!
    sot ai këthehet në të njëjtën pikë që ishte dje,’13,por me një AMNISTI TË BËRË NGA SOCIALISTËR,neni 449,njëlloj si ndryshimet kushtetuese të ’08ës!!
    kush mund të më thotë se kush është më i zgjuar,a i djallëzuar!?
    sali satani apo ramë vizionari?!

  3. timo says:

    Enke,l problemi është se si do të sgjidhim punën e palmës!!!

  4. Ivan i madh says:

    Me se fundi e zgjidhi krizen me kete artikull shkopi i palmes jo shtylla se ai eshte tjeter. Kjo fare familje i administron e i jep drejtim qe nga ceshtje nderkombetare qe i mbulon palma (Marsila) dhe te brendshemet qe i mbulon shkopi(KELI) i Cili ri pas palmes qe mbeshtetet tek shtylla qe dihet se kush eshte ai qe palma vriste e priste te mos i prekej froni plakut te cemendur e llapaqen Berisha. Keli fiku Keli se po ta hane te tjeret.

  5. racionali says:

    Kurse ju te PDIU -se si gjithmone te gatshem me thike mbas shpine.Sigurisht qe nuk eshte e para here qe Idriz Shpetimi hidhet koqe me koqe.Si nuk ju vjen turp more Camer te pabese !!! Edi e nderkombtarizoje ceshtjen Came , deri ne Bruksel dhe Strasburg( dhe sot eshte flake per flake me Ciprasin) kurse ju pelqen Iliri pasi nuk foli asnje fjale per ju ne Athine dhe Sala qe i fali detin Grekut.Prandaj kane te “drejte ” Greket se ju jeni te shpifur dhe te pabese.

  6. Bushi says:

    Ore Demi qe nuk je bere akoma KA, flet ca mbroçkulla qe nuk i ha as qeni.”Babezin e dy partive te medha per te mare voteat qe nuk u takojne”.Mire per Pd-ke nuk i takojne votat,se ka kriminel te medhenj (Berisha dhe Basha),po ps-te pse e fut ne ate thes?Ps-te nuk ka kriminel te rangut te larte si ka pd-ke Berisha dhe Basha qe kane vrar e kane duaret te lyera me gjak shqipetari te pafaajshem,kane vjedhur sa jane lodhur,kane shitur nje pjese te trupit te shqiperise te huajve.Ps-te dhe Edi Rama nuk ka vrare njeri,nuk ka shitur atdheun.Keto pse nuk i thua ti o i “nderuar Enkel? Prandaj fol nga e mbara dhe jo nga bytha.Edi Rama ka punuar dhe po punon mire,por pd.ke i eshte bere pengesa kryesore qe po i ve trungja nen rrota.Nuk e vlereson ti,por e vlereson populli i gjere,dhe bota.

  7. Filati says:

    Po cfare te zgjedhe Rama o nusja e Mesiles? Ta braktise shtetin qe i besuan Shqiptaret me 1 meleone vota dhe tja lere zuzareve, hajdutevet dhe vrasesvet? Ta ketheje Shqiperine si Xhamajken e shek. te 18 ku u mblodhen gjithe piratet e deteve? Te shkojme kunder SHBA dhe BE si Enveri kur u prish dhe me Kinen dhe filluam te hame bar me plot kuptimin r ffjales?Po ceshtjen tuaj te Camerise kush e nderkombetarezoi duke i keqesuar marrdhenjet me fqinjin kusuret e te ciles i hoqen Shqiptaret qe punojne atje per buken e gojes? Dhe tani perpiqeni ti beni gropen atij qe per here te pare ne histori ju faktorizoi dhe kjo per dida poste qe duan te perfitojne te paret tuaj te pabese dhe Camja nga Mirdita qe eshte ritur me btekushe te bardha. Por do tju bjere pas buzeve ne zgjedhje dhe Rama do te mesoje te zgjedhe aleatet.

  8. ripjellja says:

    Keli i mesiles nje inteligjent qe ka shkuar dem kote. Mesila duhet ti hape rruge kete radhe qe ti tregoje si behet kariere. Keta cemerit si gjithmone kane nuhatje dhe gjenden ne vendin e duhur ne kohen dhe krahun e duhur dhe kane marre gjithmone ate qe meritojne.

  9. Labi100 % says:

    Cami nuk nje bese njeh vetem interes dhe allishverishe… bravo kela tregove se nga vjen dhe kush Je .. qe kur hyri qeneria na u prishe laberia. .

    1. Gim says:

      Bravo Labi100%. Camet nuk njohin bese. Besen e njeh vetem Dulja, Meta dhe ata qe shkaterruan ushtrine, token e bukes, aresimin, dhe qe i falen detin grekun. Besen e njohin vetem ata qe, sa here qe ka ngjarje te rendesishme per Shqiptaret ne Kosove, Presheve, Diber, Tetove, Struge, Shkup, etj, bejne rremuje ne Shqiperi. Besen e njohin vetem ata qe grabisin pronat e te tjereve.

  10. Don says:

    yyyyyt cam i pabese. Kur me shume se Edi Rama ceshtja came u ngrit deri ne Bruksel dhe EU e USA. Ju te pabese e keni gati thiken pas shpine dhe jeni gati te shkoni me hajdutin Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *