Rama duhet rrëzuar me vota o në Parlament, o më 18 qershor

5 Prill 2017, 10:31Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Parmbrëmë, në studion e Sokol Ballës, pasi Ilir Meta tha ato që tha në konferencën e tij për shtypin, ne komentatorët u vumë të bënim leximin e asaj që ai vetë e lexoi. S’ke ç’i bën, na duhet këto kohë t’iu lexojmë edhe atë që ata lexojnë.

Janë bërë mjeshtra për të folur pa fund e për të mos thënë asgjë, apo me fjalë të tjera, për të thënë çdo gjë, me përjashtim të asaj që pritet (duhet) të thonë. Në programin Top Story, ca nën drogën e lajmit që nxori Erion Veliaj, sipas të cilit PS-ja e LSI-ja e kishin kopsitur marrëveshjen edhe për një mandat të dytë, ca nga një wishful thinking, unë i bëra një lexim optimist fjalës së Metës.

Dhe leximi ishte ky: “Meta me një qeveri besimi ka parasysh jo një qeveri teknike; përkundrazi, ka parasysh që kjo mazhorancë t’u hapë rrugë të gjitha pretendimeve të arsyeshme që PD-ja e opozita do të paraqesin në funksion të barazisë së garës elektorale”. Mirëpo, orët që kanë rrjedhur prej atij momenti më kanë bërë të besoj se ai lexim ishte i pasaktë. Sinjalet e djeshme, reagimet e PS-së, heshtja ulëritëse e LSI-së, entuziazmi që ka shpërthyer mes njerëzve të PD-së, por edhe koha më e madhe në dispozicion për të lexuar këto rebuse më kanë bërë të mendoj se LSI-ja është absolutisht në mbështetje të kërkesave të çadrës. Madje, personalisht, në këto rrethana, kam filluar të mendoj se çadra është ngritur me ok-in e Metës.

Dhe në këtë pikë, po i lë mënjanë spekulimet. Po supozoj pra se shqetësimi për zgjedhjet është gjenuin. Dhe në fakt, ai shqetësim nuk është pa gjë. Mjaft të mendosh – sa për të përmendur një gjë – që policia e republikës është e mbushur me tepelenas, ashtu si për vite me radhë ka qenë e mbushur me tropojanë.

Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që dyshojnë se policia e tepelenasve do të përdoret për funksione elektorale. Në të vërtetë, edhe policia e tropojanëve nuk u përdor për qëllime të tilla. Keqpërdorimi i policisë në zgjedhje mund të quhet një problem i arkivuar tanimë.

Por puna është se janë dukuri të tilla, që kur bëhen shumë e kur bëhen bashkë, krijojnë një klimë mosbesimi te qeveria, tek administrata e tek institucionet. Kështu, problemi im me PD-në nuk është që kjo parti po trembet kot prej manipulimit të zgjedhjeve. Jo, arsye për t’u trembur ka. Por problemi im me këtë parti është tjetër: kjo opozitë në këto rrethana duhet të bëjë atë që kanë bërë opozitat e mëparshme, d.m.th. të kërkojë gjithçka që ajo e sheh të arsyeshme në funksion të një gare elektorale të barabartë, por nuk mund të kërkojë rënien e një qeverie. Kërkesa për rënien e një qeverie legjitime nuk hyn në tagrin e kësaj opozite, në fakt të asnjë opozite në botë. E prandaj, kjo qeveri jo vetëm ka të drejtën kushtetuese të qëndrojë atje ku është, por e ka edhe për detyrë (kushtetuese gjithashtu) të qëndrojë. Të kuptohemi, për sa kohë që do ketë një shumicë në parlament që do ta mbështesë.

Dhe në këtë mes ka një rol për të luajtur Ilir Meta. Por jo roli që ka luajtur deri më tani. Ai nuk duhet të mjaftohet me frazat se “zgjedhjet pa opozitën as që duhen menduar”, por duhet të na thotë qartë se cila është receta e tij për të bërë zgjedhje me opozitën. Duhet të na e thotë qartë se çfarë mendon ai vetë mbi shqetësimet e opozitës, a janë këto edhe shqetësime të tijat, a është edhe ai që nuk ka besim te qeveria Rama për sa iu takon zgjedhjeve. Nëse edhe ai mendon se qeveria “Rama” është e prirur dhe e përgatitur për të manipuluar zgjedhjet, zgjidhja nuk është që vendet e LSI-së në kabinetin qeveritar t’ia lëshojë PD-së!!!

Zgjidhja është tjetër. Ai duhet të dalë me një paketë propozimesh që synojnë minimizimin e rolit elektoral të qeverisë. Këtë paketë propozimesh mund ta hartojë edhe në bashkëpunim me opozitën. Por duhet vepruar shpejt, pasi nuk ka kohë. Nuk duhet të ketë asnjë kompleks ta bëjë këtë bashkëpunim me opozitën. Në fund të fundit, është duke kërkuar kushte për një garë të barabartë, dhe ky është pretendimi më i pafajshëm në demokraci. Një qeveri duhet të ketë sa më pak punë me zgjedhjet. Do ishte mirë që qeveria të kishte lidhje me zgjedhjet po aq sa ka lidhje edhe shitësi i bulmetit në lagjen time. Kjo gjë i duhet kërkuar qeverisë. Madje, nuk kuptohet pse nuk i është kërkuar e pse është lënë që kjo betejë të zhvillohet in extremis, duke bërë edhe që qindra-mijëra shqiptarë të dyshojnë se, në këtë histori, vetëm te zgjedhjet nuk e kanë hallin.

Nëse Ilir Metës kjo i duket një zgjidhje shumë e butë, atëherë duhet të bëjë tjetrën që është më e fortë, e që të gjithë, lsi-stë, pd-istë, ps-istë, janë duke e pritur me gëzim: Duhet të shpallë fundin e koalicionit PS-LSI. Ky koalicion nuk ka më asnjë arsye të qëndrojë më këmbë. Ka njerëz që janë me idenë se ky koalicion as që duhej krijuar, por unë mendoj se për një gjë ia ka vlejtur: në saje të këtij koalicioni është bërë e mundur të shporret njëherë e mirë nga zyrat e shtetit Sali Berisha, s’ka gjë se, sa të ketë shpirt, atë do ta kemi nëpër këmbë, qoftë edhe në trajtën e zombie-zuar të vetën, që është Basha.

E tok me këtë shpallje, Meta duhet të synojë rrëzimin e kësaj qeverie. Për këtë, ai duhet të largohet nga mazhoranca, e krahas kësaj të punojë në parlament për identifikimin e votave të tjera anti-Rama. Blushi u tregua i gatshëm menjëherë që t’i bashkojë votat me LSI-në. Ndoshta mund të ketë edhe vota të tjera. Dhe kjo do ishte mënyra e vetme, me të cilën mund të rrëzohet një qeveri mes dy zgjedhjesh. Nëse edhe në këtë mënyrë nuk rrëzohet, atëherë ta gëzojmë të gjithë këtë qeveri, e të bëhemi gati për zgjedhjet e datës 18 qershor.(Mapo)

29 komente në “Rama duhet rrëzuar me vota o në Parlament, o më 18 qershor”

  1. Toni says:

    Aresyetim shume i drejte z Nano. Keshtu funksionon demokracia ne europe.

  2. Peco says:

    Ju i trajtoni problemet si muhabete kafeneje, zoteri. Thjesht, pas ngrenies se nje dreke apo darke te yndyrshme, duket, ju e keni nevoje te domosdoshme te flisni. Duke qene se jeni vetshpallur analist, ju harroni pergjegjesite qytetare, Dhe pergjegjesia juaj qytetare duhet t’ua diktoje si nevoje qe kurre as duhet te mendoni nje shoqeri jashte rregullave ligjore te bashkejeteses qytetare qe ajo vete ka percaktuar. Ju duhet tu shqetesoj fakti qe keta e kane bere rregull te neperkembin kushtetuten. Natyrisht, ju kerkoni qe kjo te behet ne kete artikull, por forma, apo e thena juaj eshte sikur te marresh nje dore pambuk dhe ti bjesh me te Ilir Metes dhe Sali Berishes, dy perbindshve te politikes shqiptare.
    Ne nje shoqeri demokratike as qe mendohet qe veprohet jashte rregullave dhe ligjeve te miratuara, ndryshe shoqeria te thyen dhembet. Kur eshte vet ne pushtet Berisha e bene kete si jo me mire, por kur eshte ne opozite e shperfill ne menyren me skandaloze. Thyejini dhembet zoterinj, se vetem gjuhen e forces njeh ai njeri. Vetem forca ze vend dhe con ne binare normal sjelljen e ketij njeriu. Ndryshe vec rremuje di te beje ai, per te mbuluar maskaralleqet. Tifozve, di policia tu bjere me shkop per te vendosur qetesine, kurse Berishen e toleron deri ne ekstrem. Keto nuk jane qendrime propocionale. Me me force duhen goditur ligjvenesit, qe i bejne ligjet vetem per fatkeqet, pasi kur vjen puna per zbatimin e tyre nga vet ata, i shkelin si gjene me te pavlere.

    1. ADz says:

      I nderuar Peco,Kryeministri Rama lexon shum mirë votën e popullit,por në demokracin e sotme Rama nuk mund të përdorë metodat që ka përdor Saliu.Problemi në këtë Qeveri është Meta që sillet si nji shpend( Makush) ,kur i thuan fluturo thot jo un jam kafshë ,kur i thuan që ta ngakojnë thot jo un jam shpez.

    2. Abc says:

      Jam dakord me ju. Po keta nuk shruajne per njerez me mendje te ftohte po per ata me plendesin plot e mendjen bosh

    3. i cudituri says:

      Or ti Peco! Ku e sheh kontradikten ti ne ate qe thote Muc Nano,se na cudite!!!! Muc Nano thote pikerisht qe te veprohet sipas Kushtetutes dhe ligjeve,por me duket se ti as qe e ke lexuar shkrimin. Ai thote se rrezimi i qeverise (sipas Kushtetutes dhe ligjeve) behet vetem me 2 rruge! E para : ne Kuvend me mocion mosbesimi. Nese behet mocion mosbesimi ne Kuvend dhe qeveria nuk votohet nga 71 deputete atehere ajo rrezohet! Pra nese LSI-ja deshiron te mos votoje pro,atehere PS-ja duhet te plotesoje 71 vota ne Kuvend pa LSI-ne (sidoqofte dihet qe PS + PDIU jane me shume se 71). E dyta : rruga tjeter e rrezimit te qeverise jane zgjedhjet. Nese nje force politike nuk fiton shumicen ne zgjedhje,atehere qeveria e saj rrezohet!
      Ka ndonje gje te pakuptueshme ketu!? SE NA CUDITE O KOKQYP ?

  3. Lennard says:

    Zgjidhja eshte qe Rama ti sikterise te gjithe njerzit e LSI nga Pushteti lokal dhe qendror .Te vendose ne vend te tyre njerzit e pershtatshem per te vazhduar punen,dhe keni per te pare si do te katandiset LSI,qe mbahet vetem me mashtrime ,spekullime,Rryshfete dhe sabotimin e Vetingut.E gjithe lemeria e LSI dhe e PD eshte Vetingu qe po afron .Ata nuk kane asnje shans qe te shpetojne.Ketu behet fjale per jetet e tyre,per pasurite e tyre te pa justifikuara.Ky pra eshte problemi themelor.Ata nuk e rruajne per zgjedhje apo gje tjeter.Po te jete konseguent Zoti Rama per zbatimin e Kushtetutes ,keni per te pare si do te vrapojne te marrin pjese ne zgjedhje ,se u duhet IMUNITETI

  4. Beni says:

    Rama edhe kryeministri me i mire qe i ka ardhur ndonjehere ketij vendi dhe ne populli po shihim se sa hapur gjithe kriminelet dhe hajdutet ish pushtetare po luftojne me te…po VETTING-u…. Rama nuk duhet ti leshoj pe asnjerit. Te zbatoje kushtetuten dhe ligjet. LSI nese nuk hyn ne zgjedhje eshte puna e tyre.Nder do ti bejne shqiptateve te ikin nga skema politike bashke me PD partine e kriminelave.

  5. Viola says:

    Z.Nano pse ju e besoni se meraku i Bashes jane zgjedhjet apo i Metes mos pjesmarrja e opozites ne zgjedhje,jo ju dhe te gjithe e dine se halli i tyre eshte si te gjejne forma e menyra per te minuar reformen ne drejtesi.Sa per zgjedhjet edhe pa Ramen te behen ata po nuk fituan perseri do te thone u vodhen .Meta me veprimet e fundit doli hapur kunder reformes.

  6. pjeter says:

    E KAM KOMENTUAR SHUME ME HERET, QE PROBLEMI I RAMES NUK ISHIN DHE NUK JANE CADRISTET, ESHTE PSEUDOEKUILIBRISTI ILIR META, NDOSHTA RAMA E KA DITUR DHE KA KERKUAR TA NZJERRI ZBULUAR PESHKNGRITSIN E DIKURSHEM, SEPSE MUND TA KUPTOJME LEHTE QE SAIMIR TAHIRI DHE MINISTRIA QE DREJTONET NE ASNJE MOMENT KA QENE MIKU I METES, DHE ISHTE KY PROBLEMI PER METEN NATYRISH DUKE U PASURUAR ME GARNITUREN E PD-SE SE CADRES, KA TE DREJTE NANO QE SHTYN NE KETE ANE, QE DYSHJA TE KETE ORGANIZUAR GJITHE KETE DHE RAMA TE KET RENE SI PESHKE NE RRJETEN E TYRE NUK ESHTE CUDI, DUKE PARE RRJEDHEN E NGJARJEVE, SEPSE E DIME SHUME MIRE QE LSI NU MND TE MARRE PELQIMIN E RAMES PER KRYEMINISTER TE METES PA QENE PARTI E PARE, POR EDHE PO TE KERCENONTE META VETE, NUK KISHTE PER TE ARRITUR ASNJE REZULTAT, KURSE ME CADREN E NGRITUR KERCENIMI I LILOS ESHTE SERIOS, DHE UNE VAZHDOJ TA SHKRUAJ NE KOMENTET E MIA, NGA VETINDU LSI DHE PD RREZIKOJNE SHUME, DHE META PA BERE PAZARLLEQE NEPER QENDRAT E VOTIMIN NUK MUND TE MARRI AS GJYSMAT E VOTAVE QE ZYRTARISH I PERKASIN, DHE JA KERKESAT E HUMBESVE DHE TE AKSIT ANTI SHQIPTAR, QEVERRI BESIMI APO TEKNIKE, NJEREZ TE TYRE TE KONTROLLOJE MBAREVAJTJEN E ZGJEDHJEVE, DHE NDOSHTA EDHE KONTROLL TE KQZ TE ZGJEDHJEVE ME NJE TIP SI RISTANI, KETA PO DALIN HAPUR, DUAN QE TE FITOJNE ZGJEDHJET SIC DINE ATA, DHE TA BEJNE REFORMEN SA PER SY E FAQE, DUKE E BERE LESH E MISH QE TE KENE GJITHMONE NJE RRUGEZGJIDHJE PER VETEN E TYRE, KESHTU SIC ESHTE PROJEKTUAR, ATA NE NJE MENYRE APO NE TJETEREN DO E PENGOJNE NUK E PRANOJNE, JEMI TE MALLKUAR , JEMI TE MBERTHYER KEQ NGA KRIMINELET, JEMI POPULLI QE PRODHOJM ME SHUME KRIMINELE PER FRYME SE C’DO POPULL TJETER, DHE ASNJE KRIMINEL NUK HEQ DORE VULLNETARISHT.

  7. poeti says:

    Duke qëndruar “as mish ,as peshk” ia ka parë hajrin demokracisë LSI.

  8. Muzapopullore says:

    Piss in the wind – i thone kesaj o Moustafa Edepsez Nano. Pervec qe as di as thote ndonje gje, ketij ja kthen shurren e tij, era mbrapsht. Eshte aq idiot sa qe sfida e tij eshte te pshurre kunder eres. Dhe eshte gjithmone shurrbetosur por ama krenar si toilet bowl ne halete e Rames.

  9. Shqipja says:

    Po patjeter qe ngritja e cadres eshte bere nga Ilir meta.Ku kishte buthe Lulushi te dillte duke llapur e bertitur ka 47 dite, qeveri teknike ose rashe e vdiqa dihej ajo pune.Ajo qe deklaroi Meta lexohej cdo dite.Tashme nuk ka shqiptare qe nuk e din kete.

  10. Shqipja says:

    Po patjeter qe ngritja e cadres eshte bere nga Ilir meta.Ku kishte bythe Lulushi te dillte duke llapur e bertitur ka 47 dite, qeveri teknike ose rashe e vdiqa dihej ajo pune.Ajo qe deklaroi Meta lexohej cdo dite.Tashme nuk ka shqiptare qe nuk e din kete.

  11. Ali Pasha says:

    Hahaha nje me ben pershtypje tek ky njeri: Sali Berisha ja kthyer ne obsesion dhe me vjen keq ta them se zoti Berisha do ta percjell para vehti per ne banesen e fundit. Nuk ka shkrim apo analize qe nuk ja permend emrin…hahaha te shkuara zoti Nano dhe te fala….

    1. kuc he dreq says:

      “zoti” Derrisha ? ? ?
      Halabaket gjithmone mblidhen ne nje gjiriz ?

  12. Meri says:

    Z. Nano, shkrimet tuaja si analist i kam vleresuar dhe i kam lexuar me shume interes? Shkrimi i sotem ma zbehu figuren e nje analisti tip Nano. Te mbeshtetesh Ilir Meten ku i gjith opinioni i mirefillt jashte intresave te lidhura me te shprehen se eshte i pari qe duhet larguar. Te thuash se Ilir Meta ben zgjidhje si te shprehesh te kthejm ne pushtet Sali Berishen. Skandaloze. Nese nuk e ke kutuar ti vet se kanseri qe po gerryen ate vend eshte Ilir Meta , smund te jesh analist.
    Meri
    USA

  13. Toni says:

    Populli e meriton qeverine qe zgjedh ne cod kohe. Po nuk u pelqen Qeveria Rama let te provojne perseri Berishen dhe Meten sepse ata qe duan keta te dy kane humbur kujtesen. Per keta njerez shpreh keqardhje!!!!! Te tjeret qe Jane kunder dyshes se famshme le te shkojne te votojne nese duan SHTET dhe nuk duan qe tu vidhet jeta e tyre dhe e ardhmja e femijeve te tyre. Por te pakten te shkojne te gjithe ne votime sepse cdo 4 vjet ju jepet mundesia te perdorin voten per nje Qeveri qe ata duan.

  14. Ledio says:

    Nuk i hapet barku klanit Serbo-Ruso-Grek te udhehequr nga anti-shqiptari me i madh ne gjithe hustorine Sali Serb Berisha edhe spiuni i Ruseve Ilir Meta. Ata duan vetem me cdo gje ta kene pushtetin ne dore edhe per 25 vite te tjera e ta mbajne aty ku e gjeten ne 1991 si dhe te gezojne parate qe kane bere me miliarda. Rama mos lesho asnje milimeter. Zgjidhja eshte ose ne parlament ose me 18 Qeshor. Edhe dil ne zgjedhje ma zgjeben Ilir Meta.e pa PDIU. Te dyja jane krijuar vetem per te vjedhur edhe per te ngrene nga te gjitha anet.

  15. T.T says:

    Ik or pallosh,nuk jeni nga ata burra ju qe tju vuje keq per popullin.

  16. greay patriot! says:

    O Staf! Po ndonje gje per vetingun a ke? Si eshte puna! Ne populli (une) pres ndonje lajm. Ky me intereson. Sepse kam frike se ky vetingu mund te marre edhe Ramen! Pra Mustafa( Staf) beje te plote dhe reale tabllon! Mos mbro Berishen si nje e keqe qe do vazhdoj te vije neper kembe ( te nacaj trapin!) duke e paraqitur kete si gje normale. Staf ( Mustafa) a e di ti qe po te dali Rama kunder vetingut, mbete gjithe jeten Kryeminister! Por ce do ate e kane ne dore Nderkombetaret! STAF djali mos beje me arikuj pa futur ne loje edhe impaktin e Vetingut dhe te reformes ne drejtesi! Kete do populli , jo prallat e tua, per te mbrojtur Meten e skraparit dhe luline Berishs! Ata thjeshte jane nje tufe horrash qe po mbajne peng Shqiperine. Per ty, te te vije zore nuk arrin ne kete nivel, se lexon vetem Meten! Lexo Nazarkon dhe…Ngjelen ndoshta dhe meso se cdo te thote analize dhe pasion per demokracine , per te miren e popullit dhe Perendimin. Idiot, kemi 200 vjet qe presim te shkojme ne familjen tone, Europe!

  17. . says:

    – META, BERISHA, BASHA … 3 personat e akuzuar qe nuk duan Shqiperi me Drejtesi, qe po trazojne politiken Shqiptare dhe po bejne gjithcka per te “anulluar” VETINGUN.

    – QAHENI Shqiperine …
    – SHQIPERIA nuk do kete me DREJTESI ….
    – SHQIPERIA mori FUND … perfundimisht nuk behet
    – SHQIPERIA jashte EUROPES dhe RAJONIT ….

  18. Danilo says:

    O komentues te nderuar! Ju lutem te kuptoni te verteten qe ky gazetaruci Mustafa Nano eshte nje injorant nga ligjet dhe njohja e kushtetutes. Gazetare si ky Nano na afrojne vetem komente kafenesh dhe arsyetime injorantesh me petkun e analistit dhe eshte nje ushtar i bindur i maskuar i Ilir Metes. Vini re qe Mici nuk ka asnje qendrim per piruetat amorale te Ilir Metes. Nuk ka folur kurre per ngjarjen kriminale te 21 janarit te vrasjeve ne bulevard, quan te drejta ligjerimet e koduara te Ilir Metes qe nuk ka djall qe e merr vesh. Verifikojini me kujdes keto fakte dhe do kuptoni detyren e peshtire te ketij analisti te rekrutuar. Une e njoh Edi Ramen per ato cfare thote dhe ato qe ben por nga goja e Mucit une degjoj cuditerisht shprehje extremiste qe sinqerisht une nuk i shoh per kryeministrin. Muci thote qe me Ramen nuk vazhdohet me. Po per cfare more Muc? Ma bej dhe mua te kuptoj per Cfare? Ajo qe shoh une tek kryeministri eshte qe ai mbron me konseguence ceshtjen kombetare brenda dhe jashte. Qeveris duke respektuar kushtetuten dhe institucionet. I ka dhene LSI se me shume pushtet sa i takon, ka hequr me ligj pjesmarrjen e shkollave ne fushata politike, po rrit mireqenien e vendit, po heq plehrat e ndenjura nga qeverisja e PD dhe LSI, karritur prestigjin e vendit nderkombetarisht dhe ajo qe eshte me kryesorja ka mbeshtetjen e BE-USA per reformat e sidomos ate te drejtesise. Ky roskop gazetar merret vetem me llafologji dhe jo me arsyetime ligjore. Kerkon te shohim me rroba mbretin lakuriq.Ta zeme se edhe vete Rama nuk do te shkoje ne zgjedhje ne 18 qershor por a e lejon kushtetuta? Jo dhe pike. Ne vend te merren me zgjidhjet ne kuadrin ligjor Muc Nano na afron zgjidhjet e llogjeve te kafeneve duke injoruar komplet ligjin dhe kushtetuten qe e kane miratuar vete. Meta dhe Berisha jane pregatitur te shkaterrojne komplet zgjedhjet vetem mos te ballafaqohen me vettingun qe po u tund prangat e burgut o Muc. Kete ti e di por do te vazhdosh programin e perbaltjes sic te urdheron padroni yt Ilir Meta. Te sugjeroj nje gje: – Mos diskuto ceshtje te rendesishme politike kur je injorant nga njohja e ligjshmerise. Me llogjet e tua vetem dizinformon dhe shkakton konfuzion kriminal. Mosdijen tende jua percon edhe nje mase qe nuk ka shume shkollim apo mund te ndikohen.
    Nga ana tjeter Meta eshte i kercenuar nga Berisha qe nese nuk do te beje aleance me PD ka per ti nxjerre te gjitha te palarat ne shesh perfshire vjedhjen e thesarit te shtetit.

    1. heu bre says:

      O tyc,shko lexoje edhe njehere shkrimin e Nanos,se s’paske kuptuar asgje ?

  19. Don says:

    Mos pjesmarja ne zgjedhje e LSI dhe PD se eshte nje blof qe Rama nuk duhet ta haje. Rama duhet te ndjeki zbatimin e kushtetutes. Kushtetuta ka edhe moralin brenda sepse shpreh vullnetin e popullit. Ne momentin e fundit keta morra LSI+PD do te shkojne me vrap te votojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje