Rama-Meta-Basha, një tjetër betejë të egër me njëri-tjetrin

Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha pritet që të kenë një tjetër përballje të egër me njëri-tjetrin.

Por këtë radhë nuk bëhet fjalë për një betejë politike.

Fjala është për betejë shikueshmërie.

Kjo, duke qenë se mbrëmjen e së enjtes, ata do të jenë njëkohësisht të tre live, por në televizione të ndryshme.

Kryeministri Rama do të jetë në emisionin e Ylli Rakipit tek News 24, Ilir Meta te emisioni i Dritan Hilës në Ora News, ndërkohë që Lulzim Basha do të jetë i ftuari i Blendi Fevziut në emisionin “Opinion”.

Shikueshmëria për të tre pritet që të jetë maksimale, duke parë situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Megjithatë, vështirë se do të dëgjojmë live ndonjë zgjidhje prej tyre në emisonet ku do të shfaqen mbrëmjen e së enjtes.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...