Rama s’bën dot pa Metën? Ja kur PS-ja fitonte e vetme përballë PD-LSI-së

5 Prill 2017, 19:07Politika TEMA

Prej kohësh, zëra të ndryshëm publikë, nga ata që ndryshe quhen dhe analistë politikë, rreken të elaborojnë variacionet mbi temën se a mundet ndonjëherë që të dilet në aleancë pa LSI-në.

Hiperbola e kësaj force magnetike që nuk di të ulet nga pushteti që nga 2009-a e largët, duket ka marrë përmasa mitike; madje më shumë se kaq, gati herripoteriane, duke iu referuar ndryshimit edhe drastik të pamjes fizike jo vetëm të Ilir Metës, por shumë krerëve të LSI-së njëkohësisht, çka ka krijuar legjendën e një “Zombi politik” që gëlltit çka gjen përpara.

Por në fakt ky është një mit i krijuar nga kumarxhinjtë e mediave, që veten e quajnë gazetarë, por që kanë gëlltitur e gëlltisin miliona pa pushim për të krijuar zhurmën e tmerrshme në opinionin publik, duke u kthyer në “Zombi mediatikë” të cilët krijojnë atë kakofoninë e famshme, ku thuhet shumëçka por ku nuk kupton asgjë.

Po vallë si është e vërteta e mitit të nevojës së pashmangshme për LSI-në, e vendosur kjo në simetri ndaj dy forcave kryesore politike, PD-së dhe PS-së, meqë në më pak se 10 vite është krijuar bindja se i ka mbajtur të dyja në pushtet?

Në vitin 2005 kur hyri në politikë si LSI, fuqia e Ilir Metës ishte determinante për të rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti.

Kjo pasi në atë kohë ishte sistemi mazhoritar në 100 zona dhe deputet zgjidhej ai që merr qoftë edhe një votë më shumë. Në të 100 zonat garoi LSI me kandidatët e saj, që i mori votat të majtës.

Në parlament LSI dërgoi një grup të kualifikuar prej 7 deputetësh por që gjatë asaj legjislature Meta nuk arriti të jetë i domosdoshëm për zgjedhjen e Presidentit të Republikës apo për të qenë faktor relevant për numrat në Kuvend.

Dhe vijnë zgjedhjet e vitit 2009, ku LSI ia arriti të marrë 4 deputetë që rezultuan të domosdoshëm për Sali Berishën në një moment delikat, ku një fitore minimaliste ndaj PS-së nuk i lejonte formimin e qeverisë apo më keq akoma vijimin e pushtetit. Dhe ishte Meta ai që e ndihu me katër mandate në një hakmarrje tipike shqiptare ndaj Ramës.

Dhe ishte pikërisht marrëveshja e asaj kohe që e ktheu Ilir Metën në faktor më shumë se ç’ish.

Gjatë qeverisjes Berisha – Meta u bashkuan së bashku dy pole pushteti shumë të fuqishme që thithnin grupime të mëdha interesazh.

U krijua kështu një bashkim i frikshëm pushteti, që shtoi dhe Fatos Nanon që u bë me ta, ishte një lojë thuajse e papërballueshme për Edi Ramën që kishte marrë kreun e PS-së katër vite më parë dhe po i kërkonin kokën pas humbjes së 2009-ës. Në këtë skuadron ishte madje dhe miku i tij më i ngushtë, Ben Blushi.

Kështu erdhën zgjedhjet lokale të vitit 2011 ku Rama ishte i vetëm kundër dy ish-kryeministrave socialistë, Ilir Meta e Fatos Nano plus PD-në, që Berisha e drejtoi drejt një “kryqëzate” për ta shkatërruar komplet shtatlartin kokëçarës në krye të PS-së e bashkisë gjithashtu, që aspironte t’i merrte dhe karrigen e kryeministrit një ditë.

Dhe kreu i PS-së nuk kishte 20 parti të vogla në koalicion por vetëm 4, ku spikaste Skënder Gjinushi.

Dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011, Edi Rama pa LSI-në që tashmë ishte shkrirë me Berishën,  arriti të fitojë shumicën e qyteteve kryesore dhe dytësore të vendit, si në sasi, në cilësi por edhe në simbolika.

Kështu Rama fitoi që nga Tirana, ku doli më sipër Lulzim Bashës me 10 vota edhe pse ishte mandati i katërt për të, edhe pse kishte një aleancë të fuqishme kundër përfshirë dhe komunistët e Hysni Milloshit, pas një inxhinierie zgjedhore në terren të pargatitur në gati dy vjet nga kundërshtarët. Tjetër çështje më pas se situatën në dorë e morri Arben Ristani me dyshen emblematike Tomë-Sashenkë.

Ndërkaq PS fitoi të gjithë qytetet e tjera të mëdha përveç Shkodrës; pra Durrësin, Fierin, Korçën, Vlorën, Sarandën, Elbasanin; e madje dhe Kavajën, Laçin, Krumën, Mamurrasin si bastione të djathta, pa llogaritur bashki të nivelit të dytë duke nisur nga Lushnja, Berati, Kuçova, Burreli, Shijaku, Gramshi, Librazhdi, Përrenjasi, Pogradeci etj. U morën gjithashtu të gjitha komunat në bregdet.

Me një fjalë koalicioni me LSI-në nuk qenka një gjë kaq e shenjtë sa ç’e bëjnë analistët. (Tesheshi.com)

15 komente në “Rama s’bën dot pa Metën? Ja kur PS-ja fitonte e vetme përballë PD-LSI-së”

  1. Geri NYC says:

    Jane sulur keto dite te gjithe funderrinat Fatos Lubpordha,Bushat Shkullaku i Kapsit.Hal,Artur Zhuli i 360Groshe, Qim Peka,Blend Fantomasi,Ylli Rakia etj…. po ne fund TOLLUMBA do marrin te tere…………. ? ? ?

    1. 1 prilli says:

      Bravo per kete analize te rralle realiste. Deri tani lsi na sherbehej si nje e keqe e domosdoshme. Por sic tregon analiza me lart lsi nuk rshte aspak e domossoshme. Ps fiton pa lsine por me parti te tjera qe edhe Rama mund ti kontrolloj me pak. Analistet si Zaloshnja etj i kane sherbyer lsise gjate kesaj kohe. D

      1. ganiu says:

        1 prilli la kohë që la kaluar dhe ti je me të njëjtën valë me naivitetin folklorik të artikullit.

        1. 1 prilli says:

          O ganiu, po sthe asgje o i mjere.

  2. Endri says:

    Ehhh mir e the po kujt ja the. Rama ka frike kot, biles kete radhe frika do i shtohet me shume ngaqe politikat e tije per ekonominr nuk kane dhene impact tek 90% e votuesve te majte dhe si rrjedhoje kete radhe vertet rrezikon. Psh une vete nuk do votoj fare me 18 ose kur do I ngrihet ktyre per ti bere zgjedhjet.

  3. Beni says:

    Lsi nuk ka shans sikur edi te beje ndryshimin e kodit zgjedhor duke kaluar ne ate qe u aplikua ne zgjedhjet vendore te 2010. Habitem sesi ps nuk insiston ne kete ndryshim per te hequr qafe kancerin lsi. Edi ka frike se humbet por me siguri qe me nje kod te ri ai do ti shkrije te gjithe si pd lsi ashtu dhe pdiuuuuuuu

  4. Statsticien i thjeshte says:

    Po ps humbi n shumicen derrmuese t komunave. E harruat kete fakt? Ndersa me lsi n 2013 fitoi n qytete e komuna

  5. 1 prilli says:

    Bravo per kete analize te rralle realiste. Deri tani lsi na sherbehej si nje e keqe e domosdoshme. Por sic tregon analiza me lart lsi nuk rshte aspak e domossoshme. Ps fiton pa lsine por me parti te tjera qe edhe Rama mund ti kontrolloj me pak. Analistet si Zaloshnja etj i kane sherbyer lsise gjate kesaj kohe. Dhe Rama i ka besuar qe lsija duhet patjeter. Lsija duhet cuar ne burh si parti qe te clirohet demokracia. Rama te bej koalicione te reja dhe i ka zgjedhjet e fituara. Meta pas kepuce duhet flakur nji ore e me pare. Artikullshkryesi meriton te degjohet nga Rama.

  6. muco says:

    Ne 2009 lsi mori 4 depute sepse ishte kunder berishes, pra ishte e majte dhe gjithmone neper fushatat e asaj kohe thoshte te shporrim berishen.ta provoj tani te dali e vetme dhe ta provoj bythen lsi kurva.

    1. Lugati says:

      pse sali berisha nuk osht i majt???

  7. JERONIMI says:

    Mut me ere, mut pa ere, ja keshtu eshte PS e LSI.

  8. Lennard says:

    LSI eshte Mafia Reale ne Shqiperi.Ne kupolen e tij Like Floriri ka persona ALLAH-ALLAH ,qe dine te mbledhin para e te stisin plot gjera te liga qe nuk i kap asnje Radar.Uroj tu shuhet FARA .Me Djaj te ndyre se keta nuk jane as Salistet.

  9. prokopia says:

    po su zhduk ky, byth perdredhuri nga politika s’ben prokopi Shqiperia!

  10. Kume Peza says:

    Shume sakte. PS duhet te shkeputet nga LSI. E vetme LSI nuk merr me shume se 4 – 5 deputete.

  11. Reddi Begeia says:

    EDI RAMA HEROI KOMBETAR I SHQIPERISEbej nje gje te papare se je 1sh.
    Arrestoji kta maloke, agjente te serbise dhe greqise , sali “KOPILI VICIDOLIT” karaxhic, lul “HAJDUTI RRUGES KOMBIT” zhelal basha, ILIR “KURVA” skraparit META.
    Mund ti arrestosh per grusht shteti.
    Perkrahjen e nderkombetarve e ke.
    USA natyrisht te duan ty si nje partner i bindshem qe po lufton me vendosmeri korrupsionin per te arritur pas nje torture 25 vjetesh papametra te perfaferta demokracie per te cilet u luftua ne 1990.
    Ata do shin te gezuar nese ti me nje operacion “BLIZKRIG” do i arrestoje keta sharlatane hajdute qe jane gati te lidhen dhe me Rusine dhe me Serbine vec per ti shpetuar ndeshkimit qe i pret nga Vetingu.
    Arrestim dhe Adriatik LLalles, mos e lejo as keto dy muaj qe kane ngelur te shijoje shtratin e ngrhte te dahsnores se tij KATUNDARES rovena gashi.

    EDO O HERO presim grusht te hekurt nga ti, keta funderrina e kane krijuar ADNne ne kohen e Enver Hoxhes dhe vetem ashtu marrin vesjh

    MALOKVE : do ju QIM KURVAT ME 18 qershor po ju rrejti menja beni pengesa, ne burg do perfundoni t gjithe
    RRespekte : tironci REDI BEGEJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje