Armand Shkullaku: Pse Edi Rama nuk ndahet dot nga Ilir Meta

6 Prill 2017, 10:07Blog TEMA

Armand Shkullaku shkruan sot tek Mapo, se Edi Rama nuk ndahet dot nga Ilir Meta,

Kjo, pasi sipas tij, Rama kërkon siguri për të qendruar në pushtet.

Ja çfarë shkruan Shkullaku:

Ilir Meta i ka vënë një mur të madh përpara euforisë së Edi Ramës, për të hyrë në zgjedhje i vetëm. Kaq i fortë ka qenë ky mur, sa përplasjet e para me të, nxorrën në pah problemin e madh të kryeministrit, atë të pamundësisë për të menaxhuar pushtetin enorm që shqiptarët i dhanë katër vjet më parë. Krahu radikal pranë tij, nxitoi të propozonte ndarjen me LSI, shkuarjen vetëm në zgjedhje, ndërzimin e një opozite bastarde dhe marshimin e pandalshëm drejt fitoreve të reja.

Sigurisht që këto thirrje, vetëm sa ia lëvizin Ramës thikën e ngulur në plagën e shkaktuar nga pafuqia për të vepruar. Ai do t’i zhgënjejë përsëri skifterët e tij, sepse nuk do t’a rrezikonte asnjë ditë të vetme mandatin e tij duke nxjerrë Metën jashtë qeverisë dhe nuk do të guxonte asnjëherë të ndërmerrte aventurën e daljes në zgjedhje pa LSI. Edi Rama nuk është lloji i politikanit që riskon të gjithën për t’u ndjerë i lirë, por preferon t’a shesë lirinë për të mos riskuar pushtetin.

Kjo nuk lidhet vetëm me pasigurinë apo frikërat e tij personale. Më tepër se kaq, kjo ka të bëjë me kontradiktën e pazakontë që e ka dominuar vazhdimisht atë: ai e dëshiron dëshpërimisht pushtetin, por nuk e duron përgjegjësinë. Rama pëlqen të qeverisi, por jo të japë llogari. Ai do të jetë i pari, por nuk duron ta gjykojnë. Ai do të jetë suksesi, ndërsa dështimin t’a projektojë gjithnjë tek të tjerët.

Edi Rama erdhi në pushtet edhe me votat e LSI, por që në fillim e deri më sot, u kujdes të thurrë fabulën se aleati më i vogël ishte një dru i shtrembër në rrotën e tij të Rilindjes. Se projekti i tij i madh pengohej nga partia e vogël, e cila flirtonte me opozitën. Se çdo sukses ishte i tiji personal dhe çdo dështim ndodhte për shkak të tjerëve. LSI, indirekt, lidhej me Frontin e së Keqes, mediat, gazetarët, opozitën, etj, që po e pengonin misionarin të rilindte Shqipërinë.

Për të krijuar këtë percepsion u investua jo pak tek ndërkombëtarët e tek opinioni publik; u krijuan portale anonime, monologje në facebook dhe madje marka televizive si ERTV. Edi Rama duhej të ishte reformatori vigan dhe, kriminalizimi i politikës, vjedhja e votës, mbretëria e drogës, korrupsioni masiv, koncensionet klienteliste, përdorimi i banditëve, shpërdorimi i parasë publike dhe varfëria e shtuar, veçse sajesa nga balta e gatuar në kazanin e Frontit të së Keqes. Në këtë Front, opozita dhe media futen bashkë për të zhvlerësuar çdo akuzë, ndërsa LSI përdoret si alibi për vështirësitë që lideri suprem ndesh në misionin e tij të fanarit ndriçues. Armiku i jashtëm ka gjithnjë nevojë për një konspiracion të fshehtë me agjentët e infiltruar në Frontin e së Mirës.

Mirëpo sot, kur LSI mendon se lideri suprem nuk mund të bëjë zgjedhje pa opozitën dhe këtë e deklaron hapur, Edi Rama është i lirë të vazhdojë i vetëm rrugën e tij të Rilindjes. Ai beson se ka me vete të drejtën dhe ligjin, kështu që nuk ka më asnjë arsye apo detyrim politik ndaj aleatit më të vogël. “Konspiracioni” kundër tij është zbuluar dhe kështu kryeministri jo vetëm duhet të ndahet sot, por edhe të ndihet i çliruar për të hyrë në zgjedhje, kurdo që të jenë ato, pa LSI.

Hezitimi i tij për të hedhur këtë hap s’ka të bëjë me ndonjë detyrim moral ndaj Ilir Metës dhe as me nevojën e një mazhorance të konsoliduar për të bërë reforma. Edi Rama nuk ndahet dot nga LSI, sepse aleati i vogël i duhet për të shkarkuar përgjegjësinë e dëshmtimeve të tij të mëdha. Ai nuk e përballon dot i vetëm peshën e pushtetit, por kurorën e tij e do t’a ketë mbi krye.

Por Rama nuk ndahet dot nga LSI edhe nga pasiguria e numrave elektoralë. Ai nuk rrezikoi as në 2013, kur pasi nuk kishte lënë gjë pa thënë e pa bërë kundër Ilir Metës, i futi krahun për të siguruar plotësisht pushtetin. Mund të kishte fituar i vetëm, thonë ata që sot i kërkojnë përsëri të ndahet nga LSI, por Rama nuk e bëri. Si mund të provojë garën me risk një njeri që edhe pse kryeministër, edhe pse kryetar, shmangu votimin brenda partisë së tij?

Të mos kërkojmë nga Rama atë që nuk e ka bërë kurrë. Ai ka qenë gjithnjë numër 2, ka shijuar pushtetin e bashkisë duke ua lënë të tjerëve në derë kopilin e përgjegjësisë. Herë Ilir Metës e herë Fatos Nanos. E mori partinë duke sakrifikuar Gramoz Ruçin. U bë kryeministër duke u falur tek Ilir Meta. Atë e tremb ideja se bashkë me pushtetin duhet të mbajë edhe të gjithë përgjegjësinë. I duhet një i dytë për t’u ndjerë i parë. Prandaj, pavarësisht numrave dhe euforisë socialiste, Edi Rama nuk bën dot divorc.

22 komente në “Armand Shkullaku: Pse Edi Rama nuk ndahet dot nga Ilir Meta”

  1. saliu says:

    Hahahhah nuk ka fare kuptim kjo analize. Pse nuk ndahet Rama nga Meta? Po perse nuk ndahet Meta nga Rama? Kjo eshte ceshtja. Mos u merr me analiza koti, analizo perse Meta nuk ben doreheqje nga qeveria dhe keshtu realizohet tere idea juaj e “ndritur” per qeveri teknike. Nuk eshte Rama qe kerkon Meten eshte Meta qe vrapon pas pushtetit te Rames.

  2. dorian says:

    Mundet te jete edhe keshtu Shkullak. Ashtu sic cdo gje qe thone bajatovinat e kermat e mediave ( te vetequajtur analiste) e qe kane ngrene euro me grushta me Berishen e Meta ne 8 vjet pushtet, mund te jene po aq te interesuar te sulojmojne Ramen aq sa edhe vete opozita e shpelare e ketij vendi, Mund te jete apo jo? Askush nuk ka te drejte te thote qe ajo qe thote ai eshte absolutisht e vertete. Ndaj meqe edhe ne lajohet te japim nganje opinion si ky yti, po opinionojme edhe ne.
    Rama ( imire apo i keq) nuk ka pse ia jep pushtein ne tavoline Lul Bashes, nje njeri i superprovuar hajdut dhe kriminel dhe shperdorues i frikshem i parase publike, shthures i diplocaise kur ishte minister i jashtem ( banditet e mabasadave i mbani mend), vrases kur ishte minster rendi ( 4 vete ne bulevard), rrjpes i fondeve publike kur ishte minister trasnportesh ( rruga e kombit), i pa pergjegjeshem politikisht dhe atdhetarisht teksa firmoste dhenie territoresh si Zogu dikur Shen Naumin. Dhenia e pushtetit ne tavoline nga rama nje individi te tille, do te fundoste nje here e mire Ramen ne syte e elektorati te tij dhe ai nuk ka te drejte ta beje nje gje te tille, pasi nuk vendos ai por ata te pakten 650 mije shqiptare qe kane votuar ate. Nese Lul Basha per hir te lekures se tij dhe i mbeshtetur ndjeshem nga media si puna jote per arsye te thjeshta parash, do te donte te acaronte gjendjen, le te themi qe kjo do te silte ne perplasje civile fanatikesh partish, pra thene thjeshte dru e hu e pushke ne cdo cep te vendit nderjmet fanatikeve. Dhe meqe juve iu pelqen kjo gje se mbani gjalle mediat, dhe Lulit i pelqen kjo gje pasi nga kaosi i kijuar shpeton lekuren e tij te felliqur, jeni invesutar qe te gjithe qe kjo gje te ndodhe heret apo vone, sepse kjo qe kerkon Basha e dini mire edhe ju edhe ai qe nuk mund te ndodhe. Te me cohet trapi mua tani e te te them dil nga shtepia jote se kjo eshte shtepia ime, do te thote ose ti je i marre e i cmendur plotesisht ose ti ke vertete tapine e shtepise sime gje qe une nuk e di, ose pastaj pronari i apartamentit n e ka shitur te dyve edhe ty ehde mua. Sa gjasa kane keto te treja ne raport analog me mikun tend dhe furnitorin tend te parase Basha?

  3. jo-genjeshtres says:

    Rama, behu burre dhe le te dale e vetme ne zgjedhje PS-ja. Jam kundra nje pjese te mire te kabinetit tend qeverises, por me mire i vetem e trim ne lufte sesa nje i kapur peng nga Ilir Meta.
    Te jesh i sigurt se do te fitosh dhe i vetem. Ne vite e majta ka patur shumicen e votave. Ky eshte momenti qe LSI-ja te shperbehet.
    PD-ja ka humbur prej kohesh dhe do t´i duhen te pakten edhe tete vjet kur te hyje nje gjenerate e re qe te vije perseri ne pushtet.

  4. LORA says:

    Shkullakut te shkalluar i duket vetja diversionist,i klasit te pare,,,,nuk e ka gabim ,I ka te gjitha kredencialet e gebelsianeve te kazanit.
    Vetem nje gje ,fareeee te voooogel, nuk e llogarit dot shkullak efendiu,,,,QYTETARIN Shqiptar.Ja, ky eshte takemi i kalkulatoreve sherbestare te cadres se krimit e turpit pa limit.

    1. Lugati says:

      o ripjellja ca analizash boni pash zotin…ene shkullaku analisti plenave….meta i ka fut prasin e kasharit lugatit KM…po desh ps aleance me lsi..meta po e bo ket loje me i mor …1presidencen,,,2prokurorin e pergjitjshem…3 ministrine e mrenshme…ose kalon aleance me pd….urime ripjellja

    2. DYPLLOMSHI says:

      o edo e hongre kaptinkuqin…ngusjllime

  5. betixho says:

    6 PRILL 2017
    ARMANDI I PA MËND I SHKULLAKËVE NJË LËTYRË E NDYRË E SHËRBIMIT SEKRET SERB “ NË ZGJUARSINË” E TIJ ME INTUITË PREJ GOMARI SIÇ KA EDHE TURIRIN SE Ç’KA NJË FIJE BUDALLALLËKU QË I SHKËLQEN NGA FIJA E FLOKUT DERI TE MAJA E THOIT TË KËMBËS.
    INSISTIMI I ATYRE QË THONË- PSE TI NUK JE SI NE TË TJERËT-TREGON PRIMITIVITETIN DHE ARKAIZMIN E NJË SHOQËRIE TË PRAPAMBETUR.
    Ç’FARË SHIKOJNË PERËNDIMORËT TEK PERSONALITETI I EDI RAMËS QË NUK E SHIKOJNË QORRAT TANE POLITIKANË, POR SIDOMOS ARADHA E BUDALLALLEPSUR E GAZETARUCËVE ANALISTËVE DHE OPINIONISTËVE TË TIPIT SHKULLAKU,LUBONJA,ÇUPI,BUSHATI ETJ.-KËTA SHIKOJNË QE RAMA NUK ËSHTË SI ATA,PRA,SI VETJA E TYRE,PIKËRISHT PERËNDIMORËT SHIKOJNË TE RAMA VETEN E TYRE,PRA NUK KONSTATOJNË DIFERENCA.
    PAK A SHUMË ËSHTË AJO QË THA POETI SHQIPTARO FRANCEZ NE STUDIO SE “UNË E NDIEJ VETEN SHQIPTAR,POR SHQIPTARËT NUK I KUPTOJ”.PIKËRISHT KËTU TE KY GRUP HYJNË GRUPI I MËSIPËRM I SHQIPTARËVE.
    RAMA ËSHTË AQ I DISTANCUAR NGA KËTA TIPAT SA TË JETË I MOS PËLQYERI I URREJTUR I TYRE POR FATMIRËSISHT AI ËSHTË I KUPTUARI DHE I MBËSHTETUR FUQIMISHT NGA SHUMICA E SHQIPTARËVE,KURSE JU DONI TË BËNI ALEANCË ME TË ZAKONËSHMIT DHE SIDOMOS ME RRUFJANËT POLITIKË,KRIMINELËT,VRASËSIT,HAJDUTËT DHE ANTISHQIPTARËT.
    PIKËRISHT PËR KËTË PO I DREJTOHEM PËR TË TRETEN HERË EDI RAMËS;
    Z.RAMA! QËNDROI DEKLARATAVE TË TUA.KENI MBËSHTETJEN E VOTUESVE DHE SHUMICËS SË SHQIPTARËVE.DIALOGO,KUDO DHE KURDO QË OPOZITA KA NEVOJË DHE MENDIM SE SI TË ECË MË MIRË SHQIPËRIA DHE INTEGRIMI EUROPIAN.JU Z.KRYEMINISTËR NUK I KRIJUAT PIRAMIDAT,DHE AS VODHËT POPULLIN SHQIPTAR,JU NUK HARTUAT NJË KUSHTETUTË PRESIDENCIALE DHE NUK E FTUAT POPULLIN NË REFERENDUM DHE HUMBËT,JU NUKE RRAHËT BARBARISHT DHE E GJAKOSËT OPOZITËN NË 1996,NUK ISHIT JU QË SHITËT NAFTËN MAKINERISË VRASËSE TË MILLOSHEVIÇIT DHE S’ISHIT JU QË HAPËT DEPOT E USHTRISË SHQIPTARE DHE URDHËRUAT GODITJEN E JUGUT DHE BOMBARDIMIN ME LËNDË KIMIKE,NUK QETË JU Z.RAMA QË BËTË GRUSHT SHTETI,PUSHTUAT KRYEMINISTRINË E DOGJËT ATË DHE MORËT TELEVIZIONIN SHQIPTAR NË SHTATOR1998.NUK JU PASHË JU Z.RAMA TË VIDHNIT VOTAT MË 1996-ten,2009-ten DHE 2011-ten,NUK E PRISHËT JU MBI KALIMIN TE ZOGU I ZI DHE PUNIMET NË SHESHIN SKËNDERBEJ DHE HODHËT NË ERË MILIONA EURO TË DALA NGA XHEPAT E NJË POPULLI TË VARFËR,NUK QETË JU QË VRATË 26 VIKTIMAT E GËRDECIT DHE SAKATOSËT 300 E CA TË TJERË.NUK E FALE TI ZOTI RAMA 355 MILJE KATRORE DET GREQISË DHE NUK I VRAVE TI 4 DEMOSTRUES PAQËSORË NË BULEVARD PARA KRYEMINISTRISË,NUK E NGRITËT JU LAZARATIN DHE E KTHYET NË NJË QËNDËR PILOT PËR TË MARRË UDHËZIME GRUPE KULTIVUSISH NGA GJITHË VËNDI DHE PËR TU HEDHUR NË SULM PRODHIMI NË RASTIN E HUMBJES TË PUSHTETIT,DHE NUK E SHKATËRRUAT JU EKONOMINË E CILA REZULTOI NË 2013-ten NË NJË PUS LEMERITËS PËR POPULLIN SHQIPTAR,NUK I VODHËT JU MBI 200 MILION EURO TË RRUGES SË KOMBIT DHE NUK ISHIT JU QË I IKËT DISA GJYKIMEVE ME PROÇEDURË DUKE FITUAR PAFAJËSINË.NUK QETË JU,-ATA QË I KANË BËTË KËTO KRIMË MBI KURRIZIN E ATDHEUT DHE POPULLIT SHQIPTAR. QENË TË TJERË ZOTI RAMA.ATA JANË ATJE TË ÇADRA DHE DUAN TË TË ZHDUKIN TYJ Z.RAMA QË I KE VËNË SHPATULLAT NGRIJTJES TË KËTIJ VËNDI,VENDOSJES TË LIGJIT,NGRIJTJES TË EKONOMISË,RRITJES TË PRESTIGJIT NDËRKOMBËTAR TË VËNDIT DHE ECJES DREJT INTEGRIMIT EUROPIAN DHE PARTNERITETIT ME SH.B.A-në DHE NATON.I KE DHËNË HOV NDJENJËS TË SHQIPTARIZMIT KUDO NË BOTË,DHE JANË TË FRYMËZUAR ATA SI EDHE SHTETET TANË MIQ SE SHQIPËRIA MUND T’JA DALI,MUND TË NGRIHET SI E DENJË DHE TË ECË KRAHAS TË TJERËVE.JU,NATYRISHT JO VETËM KENI BËRË REFORMA TË MËDHA POR PO INSISTONI ME NGULM PËR ZBATIMIN E LIGJIT,LUFTËN KUNDËR DROGËS,KRIMIT DHE KORRUPSIONIT.JU PO INSISTONI PËR ÇUARJEN DERI NË FUND TË REFORMËS NË DREJTËSI DHE KENI MBËSHTETJEN NDËRKOMBËTARE.
    JU NUK I KENI BËRË KRIMET E MËSIPËRME.JU KENI KRYER DERI TANI ME SUKSES KËTO TË FUNDIT.PËRSE ATËHERE NUK DHANË DORËHEQJE AUTORËT E KRIMEVE TË MËSIPËRME,PRA ATA TË ÇADRËS,POR DUHET TË DORËHIQENI JU SOCIALISTËT.MOS KA NDRYSHUAR MORALI ZOTI KRYEMINISTËR DHE E KEQJA,E POSHTRA E SHËMTUARA KONSIDEROHET E MIRË DHE PUNA JUAJ E MIRË KONSIDEROHET E KEQE? KËJO PËRMBYSJE MORALI MUND TË KETË NDODHUR PO,NË KOKËN E “ÇADRËS” POR JO TEK POPULLI SEPSE POPULLI PO TË MBËSHTET BESON TEK JU, BILE KA PRITSHMËRI MË TË AVANCUARA PËR VËNIEN E DREJTËSISË NË VËND.
    AAAAA! KENI TË META,GABIME,NUK I KENI ARRITUR TË PLOTËSONI GJITHË PREMTIMET ELEKTORALE SIÇ E KE PRANUAR VET.EPO MIRË LE TI KESH SE S’KEMI KU TI GJEJMË TË MIRËT PA ASNJË TË METË,K ETO TË META DUHEN PRANUAR DHE KORIGJUAR NË MANDATIN E DYTË.
    Z.KRYEMINISTER! E DI SHUMË MË MIRË SE UNË,SE “ATA”DUAN TË T’I HEDHIN NË ERË TË GJITHA KËTO ARRIJTJE,ATA NUK DUAN QË SHQIPËRISË ME KËTË UDHËEQJE, TI HAPEN DYERT E EUROPËS.ATA NUK DUAN QË TË PËRFUNDOJË KANABISI,ATA NUK DUAN LIGJ, REND, RRITJE EKONOMIKE ME JU NË KRYE. ATA DUAN QË ATO QË PO BËHEN TË THONË QË I PËRFUNDUAM NE,-NE TË ‘ÇADRËS”-d.m.th.ATA
    NUK DUAN QË TI TË SHTYSH “URAT”PËR REFORMËN NË DREJTËSI,POR TË BASHKOHESH ME “ATA”ME ZORRËN E UJIT NË DORË PËR TA SHUAR ATË REFORMË NJËHERË E PËRGJITHMONË, DHE PASTAJ “E DINË ATA” SE Ç’DO BËJNË ME TY.PRANDAJ JU KËSHILLOJ PËRULËSISHT TË NDIQNI PARAMETRAT E DEMOKRACISË FUNKSIONALE DHE INTUITËN E POPULLIT TËND.DËGJO ZËMRËN E KOMBIT TËND.
    ME NJË QEVERI TË BESIMIT APO TEKNIKE,JU VETËM NË DUKJE, DO DUKENI PAKSA EUROPIANË POR KËTU I THONË SHQIPËRI,JEMI AKOMA NË EPOKËN HEROIKE DHE JO ATË RACIONALE SI NË EUROPË,DHE PËRGJEGJËSI NUK DO TË MBAJË DOT ASNJË QEVERI E KËTIJ TIPI,SEPSE AKTORËT POLITIKË SHQIPTARË ME ATË BEGGRAUND KRIMINAL QË KANË, DO TA HEDHIN VALLËN SEICILI PËR QEJFIN DHE KOKËN E VET DHE DO REZULTOJË SI AJO SHTËPIA “KU SE NJEH QËNI TË ZONË”-THOTË POPULLI-.
    NE SI POPULL ZOTI RAMA, PAMVARËSISHT SE JEMI NË NJË SISTEM DEMOKRATIK PLURALIST SIÇ E THASHË MË LART,JEMI AKOMA ATA TË EPOKËS HEROIKE DHE BESOJMË TE I PARI QË ËSHTË NË KRYE.POPULLIT I DUKET FYERJE NËSE BESIMIN QË KA TEK I PARI E THYEN VETË I BESUARI,DHE NË KËTË RAST ZHGËNJIMI PËR PARTINË NË PUSHTET DO TË JETË KATASTROFIK.E DERDHI VETË-DO THONË-E BËRI SI LOPA.KËJO SITUATË SHFAQET VETËM NË NJË THYERJE TË MADHE,DHE KY ËSHTË RASTI NË SE JU NË PRAG ZGJEDHJE,KUR TË GJITHË JANË TË KARIKUAR,TË HIQNI DORË NGA DETYRA SI KRYEMINISTËR PËR TU HAPUR SHTEGUN RRUFJANËVE POLITIKË.KËJO DO TË JETË E PADURUESHME PËR NJË POPULL QË KA BESUAR.
    ME SHUMË RESPEKT KYEMINISTRI MË I MIRË I VËNDIT TIM.

  6. ilir says:

    Doni te dini kush eshte nje anetar i ISis, shikoni surratin e ketij translisti dhe besojeni per mbrockullat qe asnjehere nuk i dalin

  7. Maloku says:

    Edhe nje tjeter debil, smirezi i radhes qe sulmon Ramen dhe qe i vjen era me kilometra larg kur dhihet ne breke nga gezimi se mos per fat ja futi ndonjeri ndonje sterkembesh Rames. Shkullako ka zene llogoren e gazetarit te indinjuar dhe rebel qe nuk ja perton tja beje shtate me dy pushtetit dhe tja thote ne sy gjerat. Eshte me e thjeshte. Eshte ziliqar dhe kaq. Vdes nga inati se Rama nuk ja vari fare dhe kurre. Perlotet nga inati se te tjeret ecen perpara ky ka mbetur duke share ketej e andej dhe nuk ja pjerdh kush fare. Ne rastin me te mire Shkullaku eshte nje gazetar ziliqar, por me e keqja, gjithmone medioker qe shkruan te njejtin shkrim qe vite e vite dhe vetem ndryshon emrat.

    Shqiptaret kujtojne qe kane politiken keq, apo drejtesin, apo policine etj. Por gazetaria eshte edhe me ne llum se keta.

  8. racionali says:

    Domethene o Shkutarallakut , Edi duhet te tregohet burre dhe duhet te japi kembeheqje dhe jo dorevenie !!!!??? Jeni thjesht plehra dhe legena, o Shkutarallakut. Mund te inicioni nje forme tjeter pro – testim, pershembull duke hapur cadrat e shiut ose edhe te placit (plazhit) ore Shkutarallakut .Po si ore I vetem ju mundi Edi te gjitheve ???? oh sa skom qesh.

  9. Ilir says:

    Keshtu gjykon ky anal-isti Shkullaku (!), por eshte “nusja” Meta qe kerkon te divorcohet, bile ka vene kushte per te garantuar divorcin: qe Rama te vet-dorhiqet si “dhender”. Duket qarte se: Ky fakt nuk con uje ne mullirin tend , nuk e ve ne levizje mokren tende !
    Perse ke rene kaq poshte, sa qe nga analist Shkullaku qe ishe ne v.1997, ke mare te krisur keq, anal-ist ?
    Keqardhje !

  10. Poradeci says:

    Deri tani kemi patur dhe vazhdon te ndrise nje Poradecar te zgjut tani na u bene dy lum si ne qe kemi nxjerre kuadro qe i sherbejne vatanit.

  11. Aliu says:

    Supozojme se eshte e vertete domethene se nuk e do pushtetin i vetem;ko tregon se nuk eshte autokrat sic edhe e kritikon.
    Me te vertetedomethene nje gebels

  12. Kris says:

    Shkullaku nga Stropska e Pogradecit?!

  13. butrinti says:

    MERO ! TE LUTEM THUAJA NI JU SE KETE BIRBO NUKM E PJERDH KURKUSH PERVECSE CADRISTEVE . PO ASHTE TE JAM LUTUR , SEPSE ESHTE E VETMJA GAZET QE LEXOJ , MOS BOTONI SHKRIME TE TILLA.

  14. ripjellja says:

    Ky butrinti qe shkruan me germa kapitale do jete ndonje kongresmen i PS-se. Me ca si ky kongresmeni, rilindja nuk iken kurre nga pushteti se ketyre po u dhe liderin global dhe Temen qe u kujton Zerin e Popullit keta kongresmenet japi jeten per rilindjen. Betrint gjigantit i duket Meru si Musa Ulqini. Rilindas dele dhe desher te paepur kunder frontit te se keqes.

  15. don says:

    shkullak ik caj dru se ben leke.

  16. E verteta says:

    Pse Armand Shkullaku & CO nuk ndahen dot nga mutlliku i perditshem…..

  17. Naqja says:

    LUGATO!!!! ??????
    PO KU TË SHKON MENJA !!!!!!!
    JE I QUT, VALLAHI!!!
    KE DAL ME DHJETA NË SHKOLLË!!??
    LUM PLAKA QË TË KA BO!!!!???

  18. Lugatis'brother says:

    HEJ! Lugati dhe Skypioni, më të QUTËT!
    Tê tjerët???

  19. Ilir says:

    Shushllak ti nuk je kazan j muut. Nuk te rri buqa mor njeri i shifur. Nuk e di si te mban familja? Apo je i vetem. Gogol njei qe ta shpif

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje