Basha: Rama gënjen publikun, s'cakton personin për të përgatitur takimin. Stafi im ...!

6 Prill 2017, 21:24Politika TEMA

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha në studion e “Opinion” se deklarata e Ramës se ai “kërkon takim kudo, kurdo dhe për çdo gjë” është një deklaratë e pasaktë dhe madje e gënjeshtërt.

“Kemi qenë të hapur të diskutojmë. Por dialog nuk do të thotë takohemi dhe të bëjmë monologje. Siç ndodhi edhe në 6 qershor që unë shkova deri në fund i përgatitur dhe si përgjigje nuk mora të njëjtën gjë. Ai tha: “Kam një fjalim në xhep, do shkoj ta lexoj që ju po bllokoni reformën”. Ne nuk duam shfaqje. Duam zgjidhje” –tha Basha.

A po bëhen negociata?

“Prej mëngjesit të sotëm stafi im ka njoftuar stafin e kreut të qeverisë. Të bëjmë një takim që të ketë zgjidhje dhe jo të dalim në TV të bëjmë ca foto dhe del një takim fasadë. Ne duam një takim të përgatitur. Rama refuzon të caktojë një person të përgatisë takimin. Ai kërkon vetëm një takim pa axhendë” – tha Basha.

“Ne shkojmë në dialog vetëm për qeverinë teknike. Nëse ai nuk e pranon atëherë përse duhet takimi? Nëse ai nuk e pranon këtë ne do të vazhdojmë protestën përballë. Nuk ka më asnjë mënyrë tjetër për dalje nga kriza përveç qeverisë teknike”- tha Basha.

“Për dialogun që ne kërkojmë, duhet ti japim zgjidhje. Stafi im ka kontaktuar atë të kryeministrit, për një takim të mundshëm, për të dialog të orientuar për të zgjidhur krizën.

Ko është fasade! Koha e fasadave i përket republikës së vjetër. Kriza është e rëndë! Kontakti ka qenë që në orët e para të mëngjesit. Nuk ka ndërmjetës të huaj dhe as ndërmjetës të tjerë nga vendi“, tha Basha.

3 komente në “Basha: Rama gënjen publikun, s’cakton personin për të përgatitur takimin. Stafi im …!”

  1. Besoij says:

    Ky nuk do zgjedhje por shtyerje te krizes sa te jete e mundur per te prishur reformen ne drejtesi. Palaco kryetar

  2. artan says:

    Nuk e di a ka mbete akoma ndonje budalla ti besoje ketij cope hajduti no 1. Pyetjet e opinionit, ashtu sic pritej shume te siperfarqshme dhe te njeanshme.

  3. Fatosi-kosove says:

    Te gjithe vrasesit jane si luli,duan pushtetin ne tavoline dhe te vendoset ajo qe ai deshiron,me kujtohet millosheviqi dikur qe kishte pushtetin ne kosove jo vetem ate qendror por edhe lokal,bile edhe ne Gjakove qe kishte diku 190 serb,i gjithe pushteti ishte ne dore te tyre dhe sa her qe shen egjidio ose dikush nga europa bente presion ne millosheviqin,ai thoshte une i ftoj shiftarin ne bisedime por ata nuk duan sepse jane irredentista thoshte ai baba i lulit,te njejten politike ka zbatuar luli e ali berisha tash e 25 vjet,prandaj mendoj se çdo nenshtrim i Rames kundrejt lulit eshte poshterim per shqiptaret pasi ata kane pritur qe luli dhe sali berisha te jene ne burg tash e disa vjet,jo vetem per vrasjet dhe drogen por edhe per detin e keshilltarin serb kriminel ani merreni me mend keshilltar special per siguri kombetare a ka turp me te madh se kaq,prandaj kjo dyshe duhet ndeshkuar nga shqiptaret por edhe ilir meta qe po luan koqe duhet ti tregohet vendi pasi para disa vitesh eshe sali berishe e lul basha kerkonin jo vetem burgosjen e tij por edhe zhdukjen totale,prandaj meta duke luajtur politike kurvash i dha mundesine lulit qe te veje kushte,e unemendoi se sikur te kishim drejtesi dhe kryeprokuror luli duhet te ishte ne burg tash e 40 dite ‘greve” por edhe sikur te kishim president do te duhej te reagonte e jo te behet avokat i dyshes vrastare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje