Berisha bën tërheqjen e parë: Rama të qëndrojë deri në 18 qershor, pastaj qeveri teknike

Partia Demokratike ka bërë tërheqjen e parë nga kushtet e saj, duke lënë të kuptohet se do të marrë pjesë në zgjedhje.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka deklaruar sot nga çadra e protestueve të opozitës se do pranojnë Ramën kryeministër deri në datën 18 qershor, ndërsa më pas të krijohet qeveria teknike.

Nëse Edi Rama e do aq shumë karrigen e kryeministrit, atëherë le të rrijë deri në datën 18 qershor dhe më pas të krijojmë qeverinë teknike“, u shpreh Berisha.

Ish-kreu i qeverisë theksoi se PD e kishte në dorë legalizimin e kanabisit kur ishte në pushtet, por kjo do sillte shkatërrimin e brezave të rinj.

Ne nuk ngatërrojmë atë me qytetarët shqiptarë, po u themi atyre pse ne kërkojmë qeverinë teknike.

Mendoni për një moment lumin e drogës, të parave të drogës, të armëve të drogës, të bandave të drogës që të gjitha të lidhura me partinë e tij dhe me atë vetë direkt. Kurse ne të tjerët që nuk deshëm drogën dhe që ne me një fjali të vetme mund t’i jepnim zgjidhje problemit por atë s’e bënim kurrë.

Se ne e dimë që ajo fjali kushtonte qindra e qindra jetë për fëmijët shqiptarë. Nëse ne do thoshim të legalizonim drogën ne të paktën nuk merrnin armiqësinë e drogmenëve, të atyre që e mbjellin, shesin pa kuptuar atë që bëjnë. Kjo do të thotë të drogosh të ardhmen e fëmijëve tanë“, tha Berisha.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...