Bota i ka sytë nga takimit takimi Trump-Xi

6 Prill 2017, 17:58Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet për herë të parë sot me presidentin kinez Xi Jinping, ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme e ku pritet që të ulen tensionet mes dy vendeve.

Krerët e dy shteteve me ekonomitë më të fuqishme në botë do të takohen në kompleksin pronësor të zotit Trump në Florida, “Mar-a-Lago”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet t’i bëjë presion homologut të tij për çështjen e Koresë së Veriut, ndërsa lideri kinez do të kërkojë garanci për Tajvanin.

Vetë Trump u shpreh i vetëdijshëm se nuk do të jetë një takim i lehtë javën e kaluar, kur postoi në Tëitter mesazhin: “Do të jetë shumë i vështirë”.

Kinezët druhen se presidenti impulsiv amerikan mund ta vërë në siklet zotin Xi, që do të përballet me kongresin e partisë në nëntor, me ndonjë shkelje të protokollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje