Deputeti socialist: Ilir Meta tradhtoi elektoratin e majtë, PS duhet të dalë e vetme në zgjedhje, pa LSI-në. I përgjigjet këshilltari i Metës

6 Prill 2017, 09:54Politika TEMA

Kërkesa e Ilir Metës për një qeveri besimi ka acaruar ndjeshëm socialistët.

Shumë prej tyre mendojnë se ka ardhur koha që PS të ndahet me LSI-në.

Këtë gjë e shpreh edhe deputeti i PS-së për Shkodrën, Namik Kopliku.

PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet parlamentare.

Ilir Meta me deklaratën e tij ka tradhtuar jo PS, por elektoratin e majtë të 2013-ës”, ka thënë Kopliku.

Për sa i përket protestës së opozitës, deputeti socialist tha se është një bllokim me sebepe të kota.

Koplikut ndërkohë i është përgjigjur këshilltari i Ilir Metës për mediat, Emiljano Aleksi, sipas të cilit, LSI nuk është problem, por zgjidhja.

Ne jetojmë në një kohë kur individi vazhdimisht luhatet midis një botëkuptimi moralist dhe materialist.

Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhëti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit.

Ju lutem, mos u bëni udhëheqës toksikë, sepse kjo nuk ofron zgjidhje. Të gjesh zgjidhje do të thotë të kuptosh problemin në rrënjë, dhe problemi nuk është këtu LSI, por janë standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për rrugën që ka nisur drejt BE-së.

Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të “Nje Milion votave” të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë.

Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe, ndoshta duke u gjendur në të njëjtën situatë hipotetike, sikurse unë sot, ka shkruar:

E mbajta në krah tërë ditën

Edhe zemër i dhash…Mbahu!

Të nesërmen në fshat kur arritëm,

U tha të tjerëve:

Më rrahu !”

4 komente në “Deputeti socialist: Ilir Meta tradhtoi elektoratin e majtë, PS duhet të dalë e vetme në zgjedhje, pa LSI-në. I përgjigjet këshilltari i Metës”

  1. shpresa says:

    Idiotet e Ilir Metes na bejne moral. Te te beje moral nderi kurva. “E rendesishme eshte zgjidhja dhe jo LSI!” Edhe do tu shaje se sharja per ju eshte: Ose jeni injorante, ose beni si injorante, ose jeni tradhetare te votes popullit ose beni pazare ne kurriz te tij, ose jeni intrigante, ose jeni, ti personalisht qe kthen pergjijen, nje kallam kashte pa asnje lloj kokrre jo vetem politike por dhe shoqerore e njerezore. TE TA JAP UNE ZGJIDHJEN qe te ngelet pastaj probleme LSI -a jote? Zgjithjen e ke ne KUSHTETUTE dhe LIGJET qe ka sistemi sot. Zbato ato dhe çdo gje ne rregull, ne rregull me demokracine , me shtetin ligjor, me njerezit e atij vendi. Dhe mos dilni me ju perfaqesuesit e asaj shoqate pyke LSi te na jepni pergjigje se koti.

  2. Ilir says:

    Nuk ka tradhetuar, por kjo eshte LSI-ja or Namik Kopliku, kjo ka qene edhe ne 2013-en, por ishit Ju te “Rilindjes” qe ia fshehet fytyren e vertete dhe i hodhet vellon e nuses, kuptohet pse e bete kete martese: Pranuat te martoheshit me djajte vetem e vetem te hypnit ne fronin e “Dhendrit”. Tani qe nuses i do interesi te flake vellon tuaj dhe te vendose lajmerimin : “Nuse ne ankand” Ju “Rilindasit” e ndjeni veten te tradhetuar.
    Qe jeni te tradhetuar, te tradhetuar jeni, dhe ne kete moment teper delikat kur mbaron edhe kontrata e marteses jeni ne hall, por Ne, qe nuk jemi pjese e juaja por jemi shumica qe si alternative kemi vetem te votojme, perse te vuajme, perse te jemi viktima te lojrave tuaja te pista ?

  3. WEB1 says:

    Hajde tani mos na beni si te pafajshem ,E qe kur keshtu interesi i shqiperise ka qene ndonjehere ne axhenden e LSI ,pervecse ketyre 4 vitet e fundit?.Apo te jete koencidenze valle cadra e berishes me fillimin e pordheve te juaja .Ik o lapo se kale troje keni qene gjithe jeten tuaj politike ,jeni aq te besueshem sa gjarpri qe rri poshte gurit .Dhe ai qe rri siper i lutet te mos e kafshoje

  4. ben shkodrani says:

    Namik Kopliku, nuk jeton ne Shkoder ka nja 40 vjet, e flet ne emer te Shkodres!! Rama dhe te gjithe nuk duhet ta harrojne se pikerisht ky Namiku ne 2009 as nuk mori mundimin te votoje kur me te drejte nuk ishte pjese e listes se PS dhe gati sa nuk u semur kur Rama fitoi ne referendum. Ky me disa te tjere moren flamurin me e rrezu Ramen perpara se rrezimin e Rames ta kerkonte Basha apo Berisha, dhe jane pikerisht goditjet, sharjet, dhe deklaratat publike te Namikeve, Blusheve e lloj lloj karrieristeve, pikenisja per diskutimin e pozicionit te Kryeministrit te zgjedhur me vote. Nuk ka faj Namiku por Rama qe i jep Namikut ate qe nuk i takon, dhe tash Namiku e don prape nje vend ne listen e Shkodres, qe shkodranet te mos dijne se cilin e kane deputet..te mos kene nje dere ku te trokasin, te marrin rrugen ne Tirane per te gjetur me kot deputetin. Te gjithe ne Shkoder e kane degju publikisht qe ai ka deklaru ne TV lokal se nuk i shkon as ne mend te vije e te jetoje ne Shkoder..por te jete deputet karrikexhi i pelqen shume. Cfare ironie! Besoj se nuk i keni harru, dhe thjesht sa per kujtese Rames dhe te tjereve, kjo e ashtequajtura levizje per demokraci ose e perfifrazuar levizje per karrikokraci dihet mire se cfare drejtimi mori dhe cfare balte hodhi mbi PS dhe kryeministrin e saj. Nuk flasin hallexhinjte dhe militantet por karrikexhinjte qe dihet nga vijne por nuk dihet nga ikin… Kujtese per te gjithe ju!
    http://www.balkanweb.com/site/krijohet-levizja-per-demokraci-ne-ps-ja-kush-e-mbeshtet-ben-blushin/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje