Dialogu/ Basha i vendos kushtin, Rama e pranon: Eja flasim dhe për qeverinë teknike

6 Prill 2017, 21:49Politika TEMA

Kreu i PD-­së, Lulzim Basha tha ditën e sotme në “Opinion” se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së kryeministrit Rama për dialog vetëm me një kusht: nëse flitet për qeveri teknike.

Mirëpo, në studion tjetër, atë të Ylli Rakipit në “News24”, Rama tha se ka dy ditë që “i lutet” Bashës që të vijë të dialogojë.

“Kam dy ditë që i lutem të vijë të dialogojë, ose i shkojë unë. Për çfarë të dojë ai mund të flasim. Do të flasim për qeveri teknike? Hajde flasim”, tha Rama te emisioni i Rakipit.

Pas kësaj deklarate pritet vetëm përgjigja tjetër e Bashës.

2 komente në “Dialogu/ Basha i vendos kushtin, Rama e pranon: Eja flasim dhe për qeverinë teknike”

  1. Sypeshkaqeni says:

    Shikojeni lulzen te nxjerri kushte te tjera. Se nuk e le baba karlo

  2. DALLTON says:

    Bravo Edvin Rama je gjeniu I madh I popullit SHqiptar,qe po ja u jep pergjigjen e merituar,jargamaneve te Saliut te cilet po mundohen te bejne te bardhen te zeze,dhe te kunderten ,por keta horra e dine shume mire qe ti si person ke mbeshtetje ,te madhe nga populli ,nga nderkombetaret Europiane ,nga U.S.A miqte tane te ngushte ,keta horra e ngriten cadren per te mos e aprovuar vetingun,e te mbulojne pislleqet e bera nga keta mostra ,por populli I njef mire tani nuk eshte nevoja te qendrojne ne cader si ujqer te terbuar,por te shkojne ne kuvend se ka votuar populli I ndershem per keta mostra,dhe keta ja si ja u shperblejne voten qe ju dha populli,haram vota qe keni marre o mostra te PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje