Donald Trump bëhet gati për luftë (dhe fotot që po trondisin botën)

6 Prill 2017, 11:31Politika TEMA
Donald Trump bëhet gati për luftë (dhe fotot që po trondisin

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar ashpër pas pamjeve shokuese nga Siria, ku dhjetra persona, mes të cilëve edhe fëmijë të vegjël, gjetën vdekjen nga një sulm me armë kimike.

Trump dhe sa tani është përgjegjësia e tij për të zgjidhur krizën humanitare dhe politike të krijuar në Siri.

Ai i hapi derën edhe mundësisë së një ndërhyrje ushtarake në Siri, nga ana e SHBA-së.

Presidenti amerikan tha se sulmi me armë kimike është një fyerje e rëndë për njerëzimin.

“Kur vriten fëmijë të pafajshëm, bebe të pafajshme me gaz kimik, kjo është e pafalshme. Janë kaluar shumë linja. Është kaluar linja e kuqe”, tha Trump, deklaratë që sipas mediave ndërkombëtare, është një paralajmërim për luftë ndaj Asad.

Trump tha se pas këtij veprimi, ka ndryshuar mendim për Asad.

Agjencia e lajmeve Associated Press ka zgjedhur ta përcjellë tragjedinë  e ndodhur të martën në Siri, përmes dhimbjes së një babai, që ka humbur në këtë sulm kimik një tufë të afërmish, duke nisur që nga dy fëmijët e tij të vegjël.

Ai është filmuar me binjakët nëntëmuajsh në krah, teksa po rrugëton me ta mbi një makinë për t’i çuar drejt banesës së fundit.

Aja dhe Ahmedi janë të pajetë në krahët e tij ndërsa ai pëshpërit, “Thoni mirupafshim…”

Abdel Hamid el-Jusef ka treguar se si i ka dërguar fëmijët dhe të shoqen për t’u mjekuar pas sulmit kimik e është kthyer në shtëpi me idenë se do të bëheshin më mirë. Për të gjetur atje trupat e pajetë të dy vëllezërve të tij, të dy nipave e të një mbese, si dhe të fqinjve dhe të miqve.

“Nuk munda të shpëtoj asnjë. Të gjithë ishin tashmë të vdekur,” ka rrëfyer i ngrati.

Tragjedia nuk do të mbaronte këtu për të, pasi më vonë atij do t’i tregohej se i kishin ndërruar jetë dhe fëmijët e bashkëshortja.

Fatkeqësia e tij është veç një pjesëz e dramës së një populli të tërë. Dramë që ka për përgjegjës kryesor Beshar Esadin dhe regjimin e tij, të akuzuar dhe për sulmin e fundit kimik mbi popullatën siriane.

9 komente në “Donald Trump bëhet gati për luftë (dhe fotot që po trondisin botën)”

  1. Illyrian says:

    Zoti pastë mëshirë për njerëzimin!

    1. Edkari says:

      Jane pamje te frikeshme qe te lene pa mend
      Presidenti SHBA te filloj sulmin kunder Asad dhe t’ja nxjerr ujin e zi.

  2. Bushi says:

    Shume e dhimbesheme.Si nuk doli nje president i fuqishem,qe t’i jepte fund ISIS-t dhe ata qe kane faj ne marjen e jeteve te njerzeve dhe femijve te pafajshem? Ah! o kapitalizem sa i keq je,sa padrejtesi bene,dhe aspak drjtesi.Padrejtesine po e shohim edhe ne shqiptaret me veprimet e nje bande mafoize te pd-ke te udhehequr nga njerez kriminel si Sali Berisha dhe Basha.Edi Rama eshte nje kryeminister qe e do dhe e ka votuar populli,nuk ka bere asnje krim,veç te mira,por Ata e akuzojne per krimet e tyre.Kane 10 vjete qe mbajne e lakojne emrin e Edi Rames nga mengjezi deri ne darke.Pd-ke nuk ka bere asgje per shqiperine veçse e ka vrare varferua, e shitur.

    1. Projekti says:

      Nuk e ka fajin kapitalizmi (si sistem ekonomik). Mjafton te kujtosh cfare ka bere Enver Hoxha me shoke. Ata ishin kunder kapitalizmit dhe e rrafshuan kete vend.

  3. krysho ludovik says:

    po behen gati bombardimet humanitare dmth
    kshu eshte po ta kesh dhenderin cifut
    do shkaterohen te gjitha shtetet qe jane kunder izraelit

    1. Projekti says:

      Keta nuk e kane me shtetet qe pozicionohen kunder Izraelit, por e kane me ata shtaze me dy kembe qe i behen sherbetore Krishterimit Ortodoks. Serbia nuk kishte ndonje problem me Izraelin por ne fund e hengri. Greqia nuk kishte ndonje problem me Izraelin por ne fund e mbyten me borxhe dhe e nxorren popullin jevgjito-helen qe te lypi rrugeve per nje qese me lakra (megjithese po ta mendosh thelle-thelle, nuk eshte faji i Perendimit qe greku ka ADN te keqe Ponto-Kaukaze, trashegimi gjenetike prej deshtaku si rrjedhoje e perdhunimeve osmane dhe incestit sipas porosive te priftit te fshatit). Perendimi nuk do qe Greqia te jete e afte te ndihmoje Rusine, prandaj, duke qene pjese e NATO dhe BE, nuk e sulmuan ushtarakisht, as nuk organizuan ndonje grusht shteti, por e ngopen me borxhe ne menyre qe te jete vend ekonomikisht i deshtuar (pra i pafuqishem per tiu bashkuar Putinit kunder Perendimit) . Qipro nuk kishte ndonje problem me Izraelin por ne fund perendimoret e lane Turkun t’i shtypte greko-qipirotet si morra. Problemi i Asadit nuk eshte se eshte kunder Izraelit, problemi i tij eshte se eshte aleat dhe leve e Rusise (dikush mund te thote dhe e Iranit, por Irani nuk eshte aq i fuqishem sa te detyroje Rusine ta ndaje Asadin me Iranin) . Ortodokset kane nje shekull qe shtypen si morra, si duket problemet gjenetike te shkaktuara nga perdhunimi tartaro-turk nuk i lene te ngrene koke.

    2. T.T says:

      Mos fol me byth o idiot,cpun ka ketu cifuti o legen,ti je fundurin e shekullit.

  4. dhimbja says:

    ku do e cojne njerezimin keta kriminele? mallkuar mendja e atij njeriu qe shpiku kete lloj arme dhe e tij qe i perdor. engjell te vegjel, shkofshi ne parajse

  5. xhulio says:

    Bush je krejt i gabuar se je gjysem i vertete.Te dyja palet jane njelloj, madje te tria apo te pesta.Mbetje te atyre krimineleve qe ti indirekt kerkon t i cilesosh si engjej, po ne jemi desnmitare te gjalle akoma.Kerko te genjesh brezat e ardheshem, por deri sa te jemi ne te gjalle nuk ia arrin dot.Mos je ndonje nga ata bijte e kriminelave qe vrane popullin e vet, si Asadi sot, qe pelqen me shume kolltukun e tij se sa popullin? Je nje idiot apo fajtor vet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje