Igli Tare për pak zihet me grushte me mbrojtësin e Romës, i ndan policia

Lojtarët e Romës e kanë përjetuar keq eleminimin nga Kupa e Italisë, nga ana e Lacios.

Ndaj, disa prej tyre, inatin kanë dashur t’ja nxjerrin drejtorit teknik të Lacios, Igli Tare.

Ka qenë mbrojtësi Gerson, ai që ka provokuar Ramën në parkingun e stadiumit, ndërkohë që ky i fundit i ishte drejtuar qetësisht makinës së tij.

Gerson ndodhej bashkë me disa lojtarë të tjerë të Romës në makinën e tij dhe i ka thënë diçka në gjermanisht Tares.

Tonet janë ngritur dhe nëse nuk do të ndërhynin disa oficerë policie që ndodheshin aty, mund të kishte pasur një sherr të egër.

Tare është bërë disa herë protagonist sherresh kur ishte futbollist, dhe rasti më i famshëm është ai me serbin sinisha Mihajloviç.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...