Ish- ambasadori amerikan Rajerson, kryeministri dhe ne

Nga Met Dervishi

Pavarësisht se pas zgjedhjeve,  ish –kryeministri maqedonas Gruesvski së bashku me presidentin Ivanov po ia dalin të krijojnë një situatë krize me dy pushtete në Maqedoni, që kritikohet nga Be dhe SHBA, një situatë në të cilën po përpiqet të superohet kushtetuta e atij vendi. Të shohim se ç’do të ndodhë atje me fqinjin tonë.

Ndërkohë, paralelisht e pavarësisht se para zgjedhjeve, në vendin tonë, ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me kryetarin de jure të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po tentojnë të krijojnë një situatë me dy pushtete në Shqipëri, një situatë që kritikohet nga BE dhe SHBA, duke superuar kësisoj dhe këtu kushtetutën e vendit.

Përkime të tilla asnjëherë nuk janë e s’kanë se si të jenë të rastit. Protagonist i skenarit të dy pushteteve në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë sot është ish- kryeministri Gruevski, kurse protagonist i skemës së dy pushteteve në Shqipëri është vijimiësisht ish- kryeministri e ish-presidenti, Sali Berisha.

Qysh në fillim të shkrimeve tona për çadrën e kemi thënë se kësisoj, në vijim, Sali Berisha do të përpiqet të krijojë dy pushtete në republikën e “re” të Lulëzim Bashës. Mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në çadër sa ç’kanë qenë bojkot i parlamentit, kanë qenë njëkohësisht dhe sinjalizim i dy pushteteve në Shqipëri. Simbolikisht, çadra e vendosur në krah të kryeministrisë, ka pasur këtë funksion, instalimin e dy pushteteve.

Kjo strategji nuk është ndonjë gjë e re se: sa herë ka qenë në opozitë Sali Berisha ka aplikuar të njëjtin skenar,  atë të dy pushteteve. Dhe pavarësisht se kjo është servirur publikisht si pushtet konsensusi, në të vërtetë ka qenë pushtet dy pushtetesh.

Kështu ka ndodhur me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997, që mund të interpretohet dhe si domosdoshmëri përballë një konflikti civil në Shqipëri, por kështu ka qenë dhe në vitin 2002, që s’ka se si interpretohet ndryshe përveçse si një marrëveshje Nano- Berisha për të zëvëndësuar Kushtetutën me konsensusin politik në Shqipëri.

Kjo do të thotë që Sali Berisha është në fushën e tij: ai prodhon kriza jo për të zgjidhur problemet e Shqipërisë, por për të ndarë pushtetin me kundërshtarin, duke e zëvëndësuar Kushtetutën me konsensuse politike që i shërbejnë vetëm atij.  Në rastin konkret, Sali Berisha po kërkon të ndajë pushtet me Edi Ramën për Vetingun.

Edhe në deklarimin e tij të sotshëm në çadër ai e fton Edi Ramën po për të njëjtën gjë: konsumoje afatin kushtetues deri ditën faktike të zgjedhjeve, ( Dhe këtu duket si kampion i respektimit të Kushtetutës), por bëj qeveri teknike pas këtij afati, pra injoroje Kushtetutën dhe shtyj afatin e zgjedhjeve.

Si ish-komunist, Sali Berisha në veprimtarinë e tij politike ka qenë gjithnjë antikushtetues.

Ngazëllimet gazetareske e paraqesin këtë deklarim si tërheqje, por, në të vërtetë kemi të njëjtin Sali Berishë antikushtetues që po i propozon kryeministrit Rama të njëjtën marrëdhënie që ka pasur me ish –kryeministrin Nano: dy pushtetet.

Tërheqja e këshilltarëve të Partisë Demokratike nga këshilli bashkiak i kryeqytetit është në vijimin ë tërheqjes së këshilltarëve të Partisë Demokratike nga bashkitë në vitin 2002, pra antikushtetues si atëhere dhe sot e kësaj dite.

Në rastin konkret,  kjo antikushtetutshmëri e Sali Berishës, po të funksiononte sistemi, do të kishte pasur reagimin e Presidentit, si garant i Kushtetutës,  sa ç’do të kishte pasur dhe reagimin e Kryetarit të Kuvendit, si garant i legjislativit shqiptar.

Mësimi i këtyre njëzet e pesë vjetëve është ky: konsensuset politike kanë injoruar në vijimësi Kushtetutën për të ricikluar konsensuse të reja politike në një Shqipëri me destabililet kronik, pa kushtetutë.

Në këtë kontekst, kryeministri shqiptar ka tagrin kushtetues të negociojë me opozitën për t’i garantuar asaj dhe jo vetëm asaj po popullit, një proces elektoral të ndershëm e tër drejtë.

Qeveritë teknike apo të besimit tre muaj para zgjedhjeve nuk janë vetëm antikushtetuese, por janë qeveri konsensusi për të ricikluar destabilitetin.

Një herë e një kohë, para njëzet e ca vjetësh, ambasadori amerikan Rajerson, kur u pyet nëse mund të vijnë sërish komunistët në pushtet, në teatrin “A. Moisiu” në Durrës, do të thoshte : “ Mos o zot”, në shqip.

Dhe ne sot të gjithë duhet t’i themi : “Mos o zot”, riciklimit të destabilitetit në Shqipëri.

Jo vetëm një kryeministër, po të gjithë.

Bibla dhe Kurani i demokracisë është Kushtetuta dhe për të kemi votuar të gjithë.

Kurse  “konsensuset” politikanët i bëjnë vetë e vetëm për veten.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ish- ambasadori amerikan Rajerson, kryeministri dhe ne”

  1. Moni says:

    BERISHAT, NË OPOZITË ,JANË TË TMRRSHËM.!
    S’MUND TA MENDOJNË VEHTEN PA PUSHTET.!
    NE JEMI POPULL LESHKO !!!!!!! ,,DHE MIRË NA E BËJNË!!!
    HAK E KEMI ,QË TALLEN ME NE!

  2. OK says:

    O MET DERVISHI

    TI ME RAJERSONIN ME DUKESH SI USHTARET JAPONEZE NE 19973-1974 NE ISHUJT E HUMBUR TE FILIPINEVE QE VAZHDONIN
    LUFTEN E DYTE BOTERORE..

    BERISHA NUK ESHTE KOMUNIST POR RAJERSONIST & ELEZBIBERIST QE NE 2PRILL 1991 KUR KETO ZOTERINJTE JA PREGATITEN MASAKREN ME AZEM HAJDARIN..DHE I THANE QENIT TE TYRE TE TERBUAR TURRU HAJI KAMUNISTET SHOKET E TU SI KANIBAL..

    NJE SEKRET O MET !

    BERISHA I KA NE DORE TE PAKTEN 10 COPE SI KY RAJERSONI..

    MJAFTON TA HAPE GOJEN KU SHKOI DHE KUSH E MORI REALISHT FLORIRIN E LONDRES
    E HA JO VETEM BERISHA POR DHE RAJERSONI..NUK BESON ?
    CPUNE KA NJE AMBASDOR DHE NJE PRESIDENT ME FLORIIN E LONDRES KUR K/M DHE MINISTRI FINANCAVE POR DHE PARLAMENTI NUK DINE GJE…KU SHKOI

    Krykrimineli Sali Bisha, në kohën kur ishte Preshident, ka qenë objekt i spiunimit nga CIA. Ndërsa njeriu që vendoste firmën përfund dokumenteve që i dërgoheshin Shërbimit Sekret më të madh të botës ishte pikërisht Uilljam Rajerson, ambasadori amerikan në Tiranë, i njohur si mik i politikanëve që erdhën në pushtet pas rrëzimit të komunizmit.

    Historia e botuar në thelb rrëfen tratativat mes Uashingtonit dhe Tiranës për kthimin e arit monetar shqiptar të grabitur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, porse e parë nga një tjetër pozicion, të detyron të shkosh në një përfundimin interesant. Një përfundim që thotë se Shërbimi Qendror i Inteligjencës, apo siç njihet ndryshe CIA amerikane, dokumenton të gjitha zhvillimet që kanë lidhje me interesat e Shteteve të Bashkuara.

    E pozicionuar në vende të ndryshme të botës, CIA shkruan – e bardha mbi të zezë të gjitha të dhënat, nisur nga gjeneralitetet, mendimet, idetë apo vendimet e personazheve të ndryshëm, të cilët në këto raste portretizohen si protagonistë. Ardhur në rastin konkret, CIA ka dokumentuar, për llogarinë e saj, të gjitha tratativat mes qeverisë shqiptare dhe personave të angazhuar nga qeveria amerikane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo pengesave ligjore për zhbllokimin e arit monetar shqiptar të mbajtur peng nga britanikët që pas incidentit të Kanalit të Korfuzit, të vitit 1946.

    Pikërisht në dokumentet e hartuara nga CIA për këto tratativa, që janë deklasifikuar kohët e fundit, zbulohen edhe të gjitha lëvizjet, qëndrimet dhe vendimet e funksionarëve shtetërorë, apo drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë ish-presidentin Sali Berisha. Më konkretisht, dokumenti i mëposhtëm përmban një marrëveshje shqiptaro-amerikane për çështjen e arit monetar, ku mes modaliteteve të ndryshme pasqyrohen edhe tratativat për shumën që duhet të përfitonin amerikanët. I firmosur nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Uilljam Rajerson, në krye të dokumentit shkruhet se ai i është dërguar Departamentit të Shtetit, misionit amerikan në NATO, disa ambasadave amerikane në Europë, – sigurisht edhe CIA-s.

    O METTTTT
    ESHTE BERISHA QE PO JA MBLEDH DISA KOKRRAKEVE NE AMERIKE KU I PARI ESHTE RAJESONI…

    PSE MBAHET TOP SEKRET LISTA E PERFITUESVE TE FLORIRIT SHQIPTAR ??

    PSE NUK PYETET I “PAPREKESHMI” RAJERSON ”

    BOLL O MET NA KUJTOVE USHTARET JAPONEZE NE 1973

    MOS NGATERRO SALIUN SI ENVERIST ME BERISHEN ELEZBIBERIST

  3. v says:

    Fijonin sot e zberdhen me mjell,
    hidhini bloze ketij kafshe qe te behet me i zi sec eshte,
    pastaj mohojeni sketeren,lereni ne eresiren etij,
    mbase cmendet, nxin e cmend e te vetet e vetevriten mu aty ku vrane,

  4. tradita says:

    me sa me kujtohetnky zotria na eshet hequr si i. djethte dikut: Nje vend nuk ka stabilitet politik kur nuk ka zfjedhje e
    ira dhe te ndershme. kete ta tha sot qarte Basha. Nese duam diktature dhe zgjedhje. farse si me Partin e Punes Ti mndon se ku popull domta lejoje??. unemnuk,e besoj. Ragimmdo te jersey e i ashper. Sa thua perralla me Berishen me aa edeh ne heshtje ai eahte plitikani me i dobishem imte gjithe tranzicionit. Askush tjeer nuk domti kishte rezistuar she mundur nje Parti kazerme simpartiansocialiste M eprapavijenIsh siguriminme shetetit vetem nje Berishe.

  5. jon says:

    fuck sali lul,dhe partia kriminale ne bote……………..e shkaterruan,mbollen droge pa fund…dhe vodhen,populli i shkrete genjehet, por ska mor lul bajga,ska me ti genjen ne sekonde,jo ne minute e ore………si ta dhjevi fevzua mbreme???????hahahaha, u diskretitove para popullit~~~~~~~~~

  6. Fatkeqesi per nje popull autokton qe nuk miremi vesht me njeri tjetrin,por luftohemi midis,me mjetet e kohes edhe me te shkuarat, se jemi shume te vegjel,mendojme vetem per vehten,si te vjedhim sa me shume,si te shkaterrojme njeri tjetrin……,mbijetoi komunizmi-enverizmi 50 vjet duke pire gjakun ketij populli te mjere ,,dhe do kishte mbijetuar edhe 500vjet sepse c’frytezoi te keqen qe kemi ne brenda vetes si rrace ,pa karakter,pa identitet,shitemi per 2 leke,spiunojm vellai vellain ! Familjet qe ishin elita e nje kombi, ndonese te paket , i c’farrosi nje perbindesh per 50 vjet qe ishte i plotfuqishem ,vrau,preu e grabiti me dhune dhe beri c’far desh, sepse nuk pati asnje pengese,perkundrazi u mbeshtet nga me te shumtet qe kishte ky popull c’mirzi qe lumturohet me fatkeqesine e tjetrit etj….etj,prandaj dhe vazhdojne te na shkelin edhe sot, sepse te keqen e kemi brenda vetes !Degjojme vazhdimisht” Shqiperia nuk behet “,behet or behet,por kur te behen shqiptaret !

  7. Emigranti says:

    Te mjeren SHqiperi dhe te zeste shqiptar, ci ka gjetur nga nje i mare, me prirje fashiste e diktataorjale, si Sali Berisha, Artikukullshkrusi dhe gjith shqiptaret kudo ne bote e din se , krizat, trazirat, hapjen e depove dhe armatosjen e popullates shqiptare ku u vran mbi 4000 vet e azhdijn te vriten edhe sot ekemi peshqesh nga ky bandit.
    Te gjitha krizat te shkaktuara ne vendin ton gjat 27 vjeteve, jan provokuar dhe ven ne jet nga ky fashist. Edhe kriza e sotme parlamentare esht e iicuar dhe viet ne jet nga kryetari de jure Basha, esht menyr te menduari e vepruari e sali berishes.
    Ky kancer ne trupin e shqiptareve kerkon me cdo kusht destabilizimin e vendit , shikoni cfar mutesirash dhe thirje fashiste ben ne cadreen e hajnave kur ben thirje per arammatosje dhe perdorim dhune per rezimin e qevris Rama.
    Mban te bllokuar parlamentin, vetem e vetem te sabotoi miratimin e rreformave, sidomas ate te drejtesis, vettingun nga i cili ka frik se dote hetohet nje dit per akuzat penale qe kan zen myk ne dosjet e kryeprokurorit LLalla.
    Per turpin e tyre si saliu dhe lulezim basha, injorojn kerkesen e nderkombetareve SHBA, BE, kancelares gjermane zonjes Merkel, per tu futur ne parlament dhe ne zgjedhjet e 18 qershorit. vetem e vetem te destablizojn vendin, duke shkelur kushtetuten dhe dekretine presidentit per daten e zgjedhjeve, kur dihet se ter te keqiat qe kritikojn sot kete qeveri , jan produkt dhe nje trazhegim nga qeverisja e PD dhe sali berishes, qoft per vjedhjen e zgjedhjeve, krimin, koorupsjonin, kultivimin e droges nen kujdesin e qeveris Berisha, jo vetem ne Lazarat, por kudo , pavaresisht se atehere sdeklarohej. SHikoni ish ministrin e brendeshem te asaj kohe Agron Musarajin, nga trafikimi i droges dhe marja e 20 perqindeshit nga djemt e Beratet qe conte ne Zvicer u be mlijarder dhe sot sdi sa ka dhe ku i ka futur dhe , si i pastron parat e pista. si dhe te tjer ministra qe sdin sa kan vjedhur ne ate koh.
    Esht kjo aresyja qe e kundershtojn rreformen ne drejtesi dhe Vetinnngun, sepse nje dit drejtesia e pamvarur nga sali berisha dote hetoi njeper nje gjith politikanet e djatht e te majt qe kan vjedhur dhejan pasuruar me leket e shqiptareve, duke e len poppullin ne varferi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *