Kadare merr çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës në Kosovë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministria e Kulturës së Kosovës  i dha  Çmimin “Letërsia Shqipe” shkrimtarit Ismail Kadare. Duke e pranuar atë sot në Prishtinë, Kadare tha se ky çmim i dhënë nga Kosova kishte më më tepër kuptim se  çdo çmim tjetër.

“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi këtu. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, tha Kadare.

Shkrimtari u prit  nga presidenti i Kosovës Hashim Thaci, me të cilin bisedoi për orientimin dhe vlerat e qytetërimit perëndimor të shqiptarëve në Ballkan.

Kadare vlerësoi se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë, duke u shprehur se shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]