Koha për një takim të dytë Rama-Basha

Nga Skënder Minxhozi

Hyrja në lojë e Ilir Metës në momente krizash ka prodhuar rregullisht kthesa dhe të papritura. Një aftësi e admirueshme e kreut të LSI, nëse gjykohen interesat e tij të ngushta partiake, por jo gjithmonë një gjë e mirë për interesin e gjerë publik. Sidomos kësaj rradhe, kur Meta ka vendosur t’i habisë të gjithë me propozimet e tij. Miq, kundërshtarë dhe madje edhe më indiferentët e këtij vendi.

Propozimi i Ilir Metës thotë se, për hir të zgjidhjes së krizës, LSI është e gatshme që të ofrojë Petrit Vasilin për Flamur Nokën. Me fjalë të tjera, i propozon Ramës që së pari të bindë Bashën që ai të mbetet kryeministër dhe së dyti, pasi ta ketë bindur atë, të heqë Vasilin apo Panaritin dhe ftojë në qeveri dikë midis Nokës, Strazimirit dhe Ristanit apo Palokës. Të cilët do të shënojnë në CV e tyre sa të jenë gjallë, se kanë qenë në karrierën e tyre politike nja dy muaj edhe…ministra të Edi Ramës! Vetëm pasi ta shohë në jetë këtë “minotaur elektoral”, LSI do të bindet që të futet në zgjedhje. Ndryshe as që bëhet fjalë, thonë përfaqësuesit e kësaj partie.

Kjo ofertë në kufinjtë e një spektakli humori, dëshmon sesa poshtë ka rënë respekti për Kushtetutën, institucionet, zgjedhjet, për vetë profesionin e politikës dhe mbi të gjitha për qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Por dëshmon para së gjithash edhe nevojën urgjente të një komunikimi direkt mes dy partive të mëdha të vendit, si bartëset e përgjegjshmërisë kryesore të mbi një milion e treqind mijë votave të votuesve shqiptarë.

Lulzim Basha ka pasur shumë të drejtë ta hedhë poshtë të mërkurën paradite propozimin e LSI, për të marrë vendet e saj në qeverinë aktuale. Megjithëse taktikisht kreu i opozitës ja faturoi këtë variant qesharak Ramës, në fakt ai i dha përgjigje një oferte zyrtare që erdhi nga LSI.

Është shumë e ndershme që kreu i opozitës të mbajë pozicionin e qeverisë teknike, duke luftuar për largimin e kundërshtarit të tij kryesor nga skena, sesa të shohim formula e propozime pa kuptim. Ka qenë e nevojshme prej kohësh që mes dy partive të mëdha të ketë komunikim, në vend të gjuhës acide të këtyre muajve. Është arkaike që dy forcat politike nuk kanë ditur të mbajnë kanale komunikimi për temat e mëdha të axhendës politike, aq sa është e pakuptimtë që takimi i parë Rama-Basha i qershorit të vitit të shkuar, nuk u pasua nga një inerci kooperimi mes palëve.

Është koha për një takim të dytë Rama-Basha. Sa më shpejt aq më mirë. Dhe mundësisht pa palë të treta në mes, të cilat tërheqin të gjitha nga vetja, më shumë se nga mbajtja e zgjedhjeve, votimi i reformës në drejtësi dhe i të tjerave piketa madhore në rrugën e politikës shqiptare. Jetojmë në vitin 2017, një takim politik i nivelit të lartë nuk duhet të jetë kurrsesi një luks i rrallë dhe një ngjarje me përmasa biblike. Është një praktikë që e përdorin të gjitha vendet ku politika është komunikim, e jo hile. Si këto hilet që po shohim këto orë, të cilat vetëm zgjidhjen e krizës nuk e kanë qëllim. Të kundërtën ndoshta. (Javanews.al)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Koha për një takim të dytë Rama-Basha”

  1. alban says:

    Ja u takuan Rama dhe Basha. Mendon ti z. Minxhozi se ky i dyti do te heqe d’ore nga kerkesa per qeveri teknike? Gabohesh zoteri. M. Nano ka theksuar me shume te drejte se Bashen e ka futur ne cader vete Ilir Meta.

  2. LORA says:

    Minxhoz,ti qenke ende i habitur me rreshtimin e metes dhe lsi-isteve ne kampin brekedhjere me 2009-en,,,,,,per nevojen e “integrimit” te Shqiperise ne Bashkimin Europian.Integrim me bllok ne dore,jo shaka.
    Me shume duhej te te habiste (kishe mundesine dhe Kohen mese te mjaftueshme te investigoje) se cilet ishin ata gjakprishur ne PS,qe trafikuan 3000 votat e arta te Tiranes per hesap te LSI,per te nxjerre deputet meten ne 2009 ,,,,,I cili do t’e integronte dhe do te habiste ty me “aftesine e admirueshme”.
    Tung,Minxhoz marifetciu,,,,,qe shkruan shume e nuk e tha nje gje per te qene.

  3. andromeda says:

    Ndërsa shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do e dëshironin një takim të dyshes Rama-Basha, sepse kanë bërë aq shumë zullume e prapësira Berisha , Meta, Basha et co. saqë shqiptarët do i dëshironin jashtë skenës politike e të jepnin llogari para drejtësisë për zullumet e tyre. Asnjë lloj aleance Rama, Meta, Basha, nuk e ngroh zemrën e shqiptarit kur kujton se mbi Lulin rëndojnë mëkatet e shkuara, mbi Liken rëndojnë aferat e pista dhe vjedhja e floririt e sa e sa të tjera që nuk i dimë akoma. Propozimet me hamendësim që bën ti, Minxhozi, janë kompromise të shëmtuara që s’çojnë askund.

  4. duno says:

    Mbasi ka kater vjet qe refren te kenges se vet ka vargun : Skeni pare gje akoma , mbasi i ka share me prag shtepie jo vetem PD por edhe votuesit e tyre , mbasi ka bere ci ka dashur bytha me kete vend e kete popull Edvinit te Anetes nuk i duhet dhene asnje shanc qe edhe kesaj here te dale pa lagur. Le ta perfundoje luften e vet e po te jete i zoti le ta fitoje .

  5. ILIRIA E BASHKUAR says:

    META ESHTE THJESHT NJE TRADHETAR, OFENDUES, SHPIFES DHE I PA BESE I ALEANCES KU BEN PJESE VET.
    KJO NUK NA CUDIT NGA NJE NJERI HIPOKRIT I DOBET DHE LOJRAXHI PER VETE DHE JO PER POPULLIN.
    POR E DREJTA VONON DHE NUK HARON. MOS HARONI CFARE SHKRUAJTI PELLUMB KULLA “CDO POPULL E KA HAK QEVERINE QE ZGJEDHE” DHE SHQIPTARET E MERITOJNE MIRE KETE SHPREHJE. JU JENI TE PA AFTE E TE DOBET.
    NGA NJE VEND ILIRIE SIC ESHTE GJITH BALLKANI, NE PERFUNDUAM NE NJE COPE TOKE.
    GJITJHE JETEN NUK PATEM ASNJE SUKSES DHE FAJIN JA VENE SERBVE DHE GREKEVE.
    NE JEMI TE DOBET SEPSE EDHE VENDET E ZHVILLUARA KANE FQINJE POR PO MEREN VESH E PO PUNOJNE BASHKE DHE NUK PO BEHEN LLAFEZANE SI POLITIKANET SHQIPTARE.
    NDRYSHONI CDO GJE NE SHQIPERI SE JENI TE DOBET QE NGA MENYRA E TE USHQYERIT , TE MENDUARIT DHE TE VEPRUARIT.
    BEHENI SA NUK ESHTE VONE O TE MJERE SE JENI BERE TURPI I BOTES. SHKOLLOHUNI DHE MESONI MIRE TE NJIHNI PER KE TE VOTONI DHE KUSH RJEPE E TALLET ME NJE SHTET DHE POPULL TE VESHTIRE QE NUK MEROTON KETE FAT.
    JETE DHE DRITE POPULLI ILIR ME SHUME ZGJUARSI MIRESI FAT MIQESI BASHKIM, POSHTE TRADHETARET DHE TE TRASHET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *