Manaj shpjegon karakterin: Jam normal, të tjerët më paragjykojnë

6 Prill 2017, 19:28Sport TEMA

Pas barazimit 2-2 që Piza arriti dy ditë më parë në fushën e Peruxhias, Rei Manaj ka treguar emocionet dhe ka vlerësuar shokët e skuadrës.

“Ishte një rezultat i mirë, duke parë mënyrën se si shkoi ndeshja. Ndonjëherë na barazojnë të tjerët, ndërsa këtë herë barazuam ne.

Gatuzo? Është një person i shkëlqyer, pavarësisht se na bërtet gjithmonë. Kur bëjmë gabime është shumë kritik, por pastaj di ta kthejë situatën të qetë.

Karakteri? Unë jam një njeri normal, pavarësisht se të tjerët më paragjykojnë. Janë thënë shumë të pavërteta për mua, por unë hesht dhe vazhdoj të punoj gjithmonë për t’u përmirësuar”, tha sulmuesi shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje