Meta: I hapur për takim me Bashën, Ramën e shikoj kryeministër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Arena”, me gazetar Dritan Hilës eshte shprehur se eshte i hapur per takim me Bashen dhe Ramen e shikon kryeminister.

“Sot kam pasur një takim me Nikoll Lesin, unë jam i hapur të takohem me Bashën në cdo moment, unë nuk kam hyrë as si garant asgjë. Unë kam bërë një qëndrim.

Pra mos harrojmë që qëndrimi ka qenë në 3 prill”.

I pyetur nese e shikon shikoni Ramën kryeminister, Meta u pergjigj: “Po patjeter me vjen keq per ato cka jane diskutuar deri me tani”.

Hila:  Dalja juaj shkaktoi një tërmet ne sistemin politik shqiptar. vendosët dy linja të kuqe, nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe duhet të kemi qeveri të besueshme. Janë këto linjat që LSI nuk do negociojë për to?

Meta: Kemi ndjekur me shqetësim këtë klimë të vështirë politike në vend, e cila nuk është se ka filluar me çadrën, por ka qenë vazhdimisht. Është bërë pak më problematike pas vendosjes së çadrës, në një vend shumë simbolik, mes qeverisë dhe parlamentit, poshtë zyrës së kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit. Për të gjithë ata që janë habitur me qëndrimin e LSI kujtoj se qëndrimi im ka qenë për dialog, me qëllim rikthimin e opozitës në Parlament, me qëllim vazhdimin e reformave, sidomos asaj të drejtësisë dhe zgjedhore që është kusht për zgjedhjet e ardhshme dhe për të arritur një mirëkuptim që jep garanci që opozita të marrë pjesë në këto procese që janë vendimtare për integrimin europian të vendit dhe qëndrimi i LSI dhe i imi ka qenë për dialog për të krijuar kushtet e një mirëkuptimi, mirëbesimi që çonte në një dialog real dhe jo fals, sepse kemi të bëjmë me çështje që i takojnë shqiptarëve. Zgjedhjet nuk janë pronë e partive, por e çdo qytetari shqiptar që ka mundësinë që një herë në 4 vjet të vendosë për të ardhmen e tij.

Hila: Ju jeni të vendosur që ti qëndroni këtyre kushteve?

Meta: Ne vemë në  pikëpyetje nëse jemi anëtarë të NATO-s dhe rikthejmë Shqipërinë në 96, kur opozita mori pjesë në zgjedhje

Mazhoranca jo vetëm që ka përgjegjësinë e zgjedhjeve, por nuk ka arsye për të pasur shqetësim për krimin, duke qenë se kjo është një mazhorancë mjaft e gjerë e cila është mjaft e qetë për një rezultat bindës, ndërkohë që opozita nuk ka cfarë të humbase dhe duhet pasur kujdes me dikë që nuk ka cfarë të humbase sepse nga injorimi mund të bëjë veprime që mund të dëmtojnë të tërë. Është përgjegjësi e mazhorancës që të tregojë gatishmëri për zgjedhje të lira dhe legjitimitetin e pushtetit të saj në të ardhmen.

Qëndrimi i ynë ka ardhur në një moment kur duhet dhënë koha të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje përpara se të skadojnë afatet sepse edhe LSI duhet të mbajë një qëndrim.

Ilir Meta: Sot jam takuar me Nikoll Lesin, i hapur të takoj dhe Bashën

Hila: Ju keni hyrë si një garant, është folur sot që keni pasur një takim me Bashën është e vërtetë?

Meta: Sot kam pasur një takim me Nikoll Lesin, unë jam i hapur të takohem me Bashën në cdo moment, unë nuk kam hyrë as si garant asgjë. Unë kam bërë një qëndrim. Pra mos harrojmë që qëndrimi ka qenë në 3 prill

Hila: Ishte diskutuar ky qëndrim me Ramën?

Meta: Unë rezervoj të flas për dreka darka, por qëndrimi im ka qenë ky, duhet tialog duhet të garantojmë opozitën, sepse përndryshe vëmë në dyshim institucionet, vëmë në pikëpyetje reformat e tjera. Kjo nuk ka qenë surprizë.

Hila: Qëndrimin tuaj Rama nuk e ka pritur mirë..

Meta: Unë besoj se Rama ka të drejtën e tij të shprehet dhe unë nuk kam të drejtë të marr të mirëqëna qëndrimet tuaja. Qëndrimi i LSI udhëhiqet nga interesi i shqiptarëve dhe nga asgjë tjetër dhe së dyti udhëhqiet edhe nga interesi i koalicionit ekzistues i cili ka përgjegjesi për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mos e kthejë aty ku e coi Berisha në 96-97. Ky koalicion para 4 vitesh është krijuar në një klimë të tensionuar ku Berisha pas largimit të LSI hoqi një anëtar të KQZ për ta kontrolluar. Ka qenë një ndërgjegjësim i yni që ne këtij vendi do ti garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse ne do të qëndrojmë aty ku ishim para 4 vjetësh kjo do të jetë përgjegjësi e forcave të majta dhe kjo do të vinte në pikëpyetje mencurinë tonë.

Ilir Meta sqaron qeverinë e “besimit”

Hila: Ju kërkoni zgjedhje me opozitën sepse duhet të ketë një qeveri besimi, apo si kryerar kuvendit keni më pak përgjegjësi apo doni të bëheni kryeministër.

Meta: Unë dua t’ju them se pavarësisht nga ekzagjerimet e opozitës dhe mund të jetë e vërtetë që përfaqësues të mazhorancës janë habitur nga qëndrimi, por në cdo rast unë mendoj se edhe opozita nuk ka qenë e përgatitur sepse nuk kemi një përgjigje të qartë për cështjen e dialogut. Shpresoj që sa më shpejt të ketë një strukturë të këtij dialogu.

Qeveri besimi nuk do të thotë që të ikë kjo qeveri dhe të vijë një tjetër,. Nëse kjo qeveri jep garanci për opozitën, kjo është një cështje…

Hila: Me kryeministër Ramën

Meta: Patjetër! Shqetësimi im ka qenë se retorika nuk ka qenë ndihmuese. Secili ka mbajtur qëndrimin e vet. Pra dicka që nuk sjell pikë takimi, por vret kohën drejt një konflikti apo drejt një krizë dhe në këtë drejtim ne duhet të kemi këtë dialog. Ajo që është e vërtetë është se opozita e ka pasur të panegociueshme votimin elektronik, sepse i donte si garanci që këto cështje të merrnin një zgjidhje dhe i është premtuar nga ana ime, por edhe nga faktori ndërkombëtar i është thënë që do ti shohim të gjitha, por të shohim këto cështje të tjera. Tani më e rëndësishmja është të shpëtojmë zgjedhjet.

Hila: Do të ishit për shtyrje të zgjidhjeve?

Meta: Duhet të bëhen përpjekjet që zgjedhjet të bëhen në 18 qershor. Më tepër sesa data të jenë të gjithë pranuara dhe me opozitën. Për këtë duhet një marrëveshje dhe ta mbyllim historinë 27-vjeçare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Meta: I hapur për takim me Bashën, Ramën e shikoj kryeministër”

  1. Akili says:

    Si ka mundesi qe nje fshatar injorant quhet gazetar dhe merr kryeministrin ne interviste.Si ka mundesi qe injoranti Ylli ben gazetarin,dhe ben gazetarin super idiot,injorant.O zot,ky bixhozxhi ben gazetarin.VK.

  2. kanina says:

    Po ik ore hajdut e plehrë, se e gjithe Shqiperia e di shume mire se sa te vlen lekura?

  3. Hakmarrja popullore says:

    Te dhjevsha interesin tend per popullin,prandaj nuk ngopesh duke vjedhur ti dhe Monika zorreshqyera? TE pafytyre.urojme ti perdorni parate e vjedhura neper spitale,ti ,jotshoqe me gjithe femijet tuaj

  4. Lakja says:

    Si kurvat! Pse e ka kaq kollaj ky kryetar i kuvendi te shkeljen e Kushtetutes për hater te frikes se Luloqes dhe Salehut nga vetingu!

    Apo ndoshta dhe Likja ka frike nga gjykimi!

    Me apo pa frike vetingu o do behet o do behet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *