Meta: Qëndrimi i LSI për dialog, për të rikthyer opozitën në parlament. Pse ka të habitur...?!

6 Prill 2017, 21:28Politika TEMA

Për kryeparlamentarin Ilir Meta, klima e vështirë politike në vend nuk ka filluar me çadrën e opozitës, por ka qenë vazhdimisht.

Kreu i LSI, deklaroi për emisionin “Arena” ne Ora News se për të gjithë ata që janë habitur nga qëndrimi i LSI, kjo ka qenë një levizje për dialog, me qëllim rikthimin e opozitës në kuvend.

Sipas tij nevojitet nje dialog real, jo fals, pasi janë çeshtje që i takojnë shqiptarëve.

Kemi ndjekur me shqetësim këtë klimë të vështirë politike në vend, e cila nuk është se ka filluar me cadrën, por ka qenë vazhdimisht.

Është bërë pak më problematike pas vendosjes së cadrës, në një vend shumë simbolik, mes qeverisë dhe parlamentit, poshtë zyrës së kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit.

Për të gjithë ata që janë habitur me qëndrimin e LSI kujtoj se qëndrimi im ka qenë për dialog, me qëllim rikthimin e opozitës në Parlament, me qëllim vazhdimin e reformave, sidomos asaj të drejtësisë dhe zgjedhore që është kusht për zgjehdjet e ardhshme dhe për të arritur një mirëkuptim që jep garanci që opozita të marrë pjesë në këto procese që janë vendimtare për integrimin europian të vendit dhe qëndrimi i LSI dhe i imi ka qenë për dialog për të krijuar kushtet e një mirkuptimi, mirëbesimi që conte në një dialog real dhe jo fals, sepse kemi të bëjmë me cështje që i takojnë shqiptarëve.

Zgjedhjet nuk janë pronë e partive, por e cdo qytetarei shqiptar që ka mundësinë që një herë në 4 vjet të vendosë për të ardhmen e tij”, deklaroi Meta

5 komente në “Meta: Qëndrimi i LSI për dialog, për të rikthyer opozitën në parlament. Pse ka të habitur…?!”

  1. afa says:

    Tani nuk ka me nevoje per teori te tjera. Ky pothuajse po e tregon hapur qe ka qene nje nga krijuesit e cadres, mos te themi qe ka qene ideja e tij. Duket fiks tek kjo deklarate kur thote qe cadra eshte hapur mu ne mes te dy institucioneve, ate te kryeministrise dhe kryesise se kuvendit. Dmth ky jo vetem qe e justifikon vendosjen e cadres po i jep edhe metafora fiks me gjuhen e Saliut. A doni me per Belulin??? E gjithe kjo behet per shkak te reformes ne drejtesi. Rama te prishe menjehere koalicionin qe ti kapi ne befasi dhe te bej fushate per Reformen ne Drejtesi qe te fitoje vota.

  2. Treviso says:

    Zoti Meta, po te kishit menduar per popullin vetingu do te jepte frutet e tije, por ju keni penguar vetingun dhe kerkoni te siguroheni per votat e 18 Qershorit. Po te ishte funksionant vetingu Ju nuk do ta merrnit mundimin per votimet, se e dini mire qe do te trese dhe kockat.

  3. Luan rama says:

    Ne cilen nevojtore ke dhjere sot,Dritan Prifti te njeh mire si te thuash,hajduti njeh hajdutin,Ato mbrockullat per dialog shko tregoja Sales, se Basha eshte palluqe ,Nuk e di c’behet me Hyesenbelliun dhe Fazllicin..lere qe tani kemi hallin e pushtetit ,parrullat tregoja Monikes nga kombinati qe nuk di se ku ta coje parane dhe gjene e vjedhur..A do te vije Sala sot per darke me rastin e 5 vjetorit te pafajesise nga gjykata e larte per vjedhjen qe bere,apo can bythen ti per popullin..Jam me LSI-ne se ka para .

  4. BABAGHYSHI says:

    Cfar hipokriti i neveritshem ! Ti , i pa fytyre , e di fare mire ,se per cfar arsye
    u habiten shqiptaret . Ti vertet nuki je futur ne cader , por kushdo e kupton ,
    se ti jeton me cadristet , sepse je i lyer e perlyer jo me pak se monstrat e
    SHQUP-it dhe te dridhen gjunjet nga reforma ne drejtesi .

  5. Toni says:

    Ore shqiptaret votuan per te zhdukur Sali berishen me isdiotat qe ka nga pas dhe ti me cte drejt vazhdon e i ferkon koken.A e kupton pse ju votuan juve te makyv.Ramen per nje vizion tjeter ndersa ty per te kap ndonje vend pune pa merit ne administrat.Tani si mos te cuditemi se spo te marrim vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje