Negociata të ethshme për një takim Rama-Basha, por kreu i PD ka frikë se Rama po komploton kundër tij. "Frikë" dhe nga Meta

6 Prill 2017, 12:31Politika TEMA

Burime nga dy kampet politike flasin për një përpjekje që vazhdon prej dy ditësh për tu ulur në tryezën e dialogut.

Burimet në kampin rozë thonë se pasi e ka shprehur në Twitter gatishmërinë e tij për tu ulur në tryezë me Bashën, mesazhi i kryeministrit për kampin blu mbetet “Më thoni vendin, orën dhe jam gati për çfarëdo teme ju doni të diskutoni”.

Por, në kampin blu kjo lëvizje e Ramës shihet me shumë shqetësim, pasi mendohet që Rama kërkon të nxjerrë Bashën nga çadra për një takim, ku në fund mund të mos pranojë asgjë.

Madje, ashtu siç është shprehur edhe vetë Basha, në kampin blu dyshohet fort për një komplot befasues të Ramës.

Duket se ideja se Rama dhe Basha kokë më kokë mund të nxjerrin jashtë loje LSI-në, kanë sjellë një aktivizim që të mërkurën të Metës, i cili po ofron Petrit Vasilin në një tryezë të tillë, duke lënë si opsion të dytë ndërhyrjen e tij direkte.

Por, kjo taktikë nuk kënaq deri në fund as çadrën, as qeverinë.

Media “online” që përdorin burime pranë Ilir Metës e kanë shprehur këtë shqetësim, ndërsa mediat “online” që citojnë burime pranë Bashës, kanë qarkulluar një informacion, sipas të cilit ky i fundit nuk do të takohet me Ramën, po me të gjithë aleatët e tij.

Një burim i pyetur nga Top Channel lidhur me formulën që është më e pranueshme për taktikën e Ramës, u përgjigj se Rama nuk ka asnjë problem të takohet me Bashën vetëm, vetëm me gjithë aleatët e çadrës apo edhe bashkë me aleatët e tij.

Këtë, kryeministri e ka lënë krejtësisht në dorë të Bashës.

Nuk është e qartë çfarë e tremb Bashën në këtë mes sipas këtij burimi, por ndoshta ai vetë do ta ndajë me publikun përmbajtjen e komplotit më të fundit të Edi Ramës. (Top Channel)

5 komente në “Negociata të ethshme për një takim Rama-Basha, por kreu i PD ka frikë se Rama po komploton kundër tij. “Frikë” dhe nga Meta”

  1. shqip says:

    Lyli me panolina ka frike. Po mire ky , dihet qe eshte delirant. Po Rama pse mundohet te edukoje nje femi qe s’do te rritet. Keta perhere kete pune kane bere . Sa Here zihen ngushte , kerkojne ndyshim rregullash. Une te jem si Rama , do ti lija ne çader deri me d 18 / 6 . Nje dite pas do ti nxirrja me shkelma nga çadra e do i dergoja faturen e demit qe u Kane shkaktuar qytetareve. O Rama , zbato ligjin, lere muhabetet e debileve te çadres. S’kane ç’te bejne. Ke 80% te popullit qe te perkrah. Nuk e kupton qe s’duan te ngjiten ne ring se hane 1 milion shpulla e shkelma nga populli.

  2. Albania says:

    Mos ki frike o Lule, ai do te ta fus, sigurisht, por jo ne sy te Salihit dhe te njerezve ne Cader.

    Pra, nuk eshte aq i pacipe sa te ta fuse ne prani te njerezve, se eshte edhe me namuz ai, eshte bektashi. Cyt!

  3. Loran shehu says:

    Ike o mero baze megjith soj e sorrollop per lesh hahahhaha

  4. Miri says:

    Kur te takohen te tre , tu hedhi nje bobmbe dhe problemet e shqiptareve u zgjidhen
    Kaq

  5. Bogonica says:

    Koment interesant, nga i c ili del thjesht ne perfundim:Kur nuk ke paragjykim nuk ke aspak frike,kur nuk shkel kushtetuten nuk ke aspak frike.Kur je vetevetja nuk ke aspak frike,kur ke popullin me vehte nuk aspak frike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje