Rama dhe Veliaj në një zë: Patjetër që më 18 qershor do të kemi zgjedhje

Shkolla speciale për fëmijët e kryeqytetit, “Luigj Gurakuqi”,  ka hapur dyert për të mirëpritur fëmijët me aftësi ndryshe në Tiranë. E ndërtuar që në vitin 1994, por e degraduar për shkak të mosmbajtjes në vite, falë ndërhyrjes së realizuar nga Bashkia e Tiranës ka tashmë kushte moderne.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përuruan rikonstruksionin e plotë të shkollës “Luigj Gurakuqi”.

Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Edi Rama  vlerësoi  investimin e Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e kësaj shkolle për fëmijët me aftësi të veçanta.

“Kjo shkollë është një tjetër shembull kuptimplotë i një të vërtete shumë të thjeshtë se shteti që kishim ishte vet, s’kishte lidhje fare me çfarë nevojash kishin këta fëmijë që janë fëmijë me aftësi speciale dhe me nevoja speciale. Nuk u desh ndonjë mal me para, u desh thjesht dhe vetëm ndjeshmëria e nevojshme ndaj këtyre fëmijëve, u desh thjesht dhe vetëm vullneti i nevojshëm për ta transformuar këtë hapësirë në një vend ku realisht ndjeheshe në një ishull të harruar në një ishull kaq të mrekullueshëm paqe, ngjyrash dhe hapësirash për të gjitha nevojat e këtyre fëmijëve, duke mundësuar që puna e të gjithëve ju të ketë shumë më tepër pozitive dhe të ketë shumë më tepër vlerë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se shumë shpejt do përfundojë dhe shpërndarja e këstit të fundit për të gjithë ata të burgosur që janë gjallë.

“Sot ne jemi në kushtet ku brenda pak muajsh përfundojmë plotësisht shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj çdo të burgosur të regjimit komunist që është gjallë. 8 këste, ndërkohë që gjetëm në Shqipërinë që kishim një lum njerëzish të kësaj kategorie që s’kishin marrë ende këstin e parë, ndërkohë që shumë të tjerë kishin shkuar në botën tjetër pa e marrë këstin e parë”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  vlerësoi të gjithë ata që kontribuan për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj shkolle si dhe stafin pedagogjik për sakrificat.

“Ndaj dhe unë them që sot është edhe një ditë reflektimi që teksa ndryshojmë infrastrukturën fizike ndryshojmë pak dhe infrastrukturën mendore edhe kulturore të shoqërisë sonë, sidomos kur vjen puna te trajtimi i personave me aftësi të kufizuar.  Unë besoj që në këto tre vjet e gjysmë të qeverisë së Edi Ramës shumë gjëra kanë ndryshuar. Mbaj mend që te vendi ku është çadra sot, për vite të tëra vinin, me karrige me rrota të gjithë personat me aftësi të kufizuar se kishin 6,7,8 në rastin më të keq 9 muaj që nuk merrnin pagesat”, tha Veliaj.

Duke  vlerësuar hapat e ndërmarrë dhe investimet e bëra gjatë kësaj kohe, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që në 18 qershor të marrin pjesë në zgjedhje. 

“Ne kemi shumë njerëz që kalojnë një pjesë të mriz të ditës e lagu, se lahu. Patjetër që do të kemi zgjedhje. Në 18 qershor. Njerëzit mezi presin të thonë se kush është oferta që ata preferojnë. Si duan që të vazhdojnë Tiranën.  Dikush po më thoshte në Tiranë  e kemi të lehtë sepse kemi çfarë t’u themi njerëzve, kemi më shumë kopshte, çerdhe, rrugë. Ndoshta një nga arsyet që disa nuk duan zgjedhje është se nuk kanë çfarë t’u ofrojnë njerëzve”, tha Veliaj.

Veliaj tha se PD kërkon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, jo se ka frikë se vidhen votat, por se sipas tij nuk ka një program konkret për t’u ofruar qytetarëve.

“Takova një gjyshe dje. Nipi i saj me ftoi ta takoja, meqë ajo ishte sëmurë. Dhe teksa po flisnim dhe më përgëzonte për investimet në Tiranë, u ndal tek Pazari i Ri. E më tha sa u gëzova me ndryshimin e Pazarit të Ri. Unë e mbaj mend që kur isha e re, dhe kur u prish për projektin tuaj, u mërzita. Por tani që pashë ndryshimin jam shumë e lumtur.  Pastaj puna e Pazarit të Ri është si politika. Ja për shembull, ju thatë që Pazari i Ri do hapej në 14 mars, e po atë ditë u hap. Ca tezga u ishin hapur, e as ca dyqane. Por s’ka problem. Nëse nuk mund ta marr domate te ai që kishte zgjedhur mos të hapte tezgën, s’prish punë, se i marr tek tjetri ngjitur. Në 18 qershor secili të vijë te tezga e vet, kush nuk vjen, punë e madhe, ka tezga plot. Por kur s’ke produkte e ofertë, s’ke si del tek tezga”, tregoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se mazhoranca në 18 qershor ka se çfarë të tregojë falë punës që ka bërë.

 “ Në datë 18 qershori secili shkon me produktin e vet. Nëse ndokush nuk shkon te tezga e vet, ja ku është oferta ime. Atëherë nuk ka problem. Kjo është çështje oferte. Arsyeja e vërtetë nuk është vjedhja e zgjedhjeve. Unë nuk vodha. Kam fituar me mbi 50 mijë vota në tiranë. Nuk ka sot asnjë provë sot. Ne thjesht fitojmë bindshëm. Ndoshta fitojmë bindshëm, ndoshta fitojmë bindshëm sepse kemi një ofertë më të mirë.  Ne jemi gjithë ditën me njerëzit. Për njerëzit që s’kanë asnjë kompleks, që kanë një ofertë, dhe kanë një cv të punëve të mbaruara si kjo shkollë, do të takohemi në 18 qershor, për të treguar se çfarë produkti kemi dhe për të vazhduar këtë punë të mirë që kemi nisur”, tha Veliaj.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama dhe Veliaj në një zë: Patjetër që më 18 qershor do të kemi zgjedhje”

  1. keli says:

    ky veliaj, more ky veliaj, qe edhe nje stol ve ne ndonje lulishte dhe behet lajm i rendesishem, hajde popull hajde se vetem propogande bejne keta komunistet?????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *